• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Teatri, bunkeri dhe pornoja e shtetit

Marla

Rootless Tree!
ASTRIT CANI
ASTRIT CANI


Teatri ishte log. Hapsina mes dy ndërtesave ishte agora. Ktë funksion s’mund ta kryente sheshi i madh “Skënderbej”, i cili tashma ngjan me nji pistë patinazhi.
Teatri ra. Kurse bunkeri asht logoja e shtetit tuej. Atë ua dogjëm, por prap’ aty asht
Ju e ndërtuet si kërpudhë helmuese, pikërisht në ije të teatrit. Nuk komunikonte me rranjët pranë, përveçse si prani helmuese e tipit turistik. Nëse mendonit ta vinit në dialog historik me mjedisin urban, duhet ta kishit ngehë te parku para Piramidës, aty e kishte vendin. Bunkeri përballë mauzoleumit. Dhe këmbana e paqes nuk duhej vendosur te Piramida; nuk ka paqe me komunizmin, ngase ai nuk ban paqe me ne.
Ne tashma jemi shtet pa log, por me logo.
Me hipostatizimin e kërpudhave helmuese, i keni bindë njerzit me kenë apolitikë, por partiakë, tipike kjo e shoqnive të sëmunda. Në nji shoqni normale, qytetari asht politik dhe apartiak.
Aktualisht, qeverisni me 10% të votave shqiptare, çka vërteton se nuk përfaqësoni shqiptarët, por konjukturën ndërkombtare, disa grupe apatride që kanë interesat e veta te ne, por ne s’mund t’i mbrojmë interesat tona, pikërisht ngase ju nuk na përfaqësoni.
Nji ditë do na restauroni edhe shpinë, pa na pyetë. Çdo gja që ndërtoni asht bunker, asgja që ndërtoni nuk asht për njerzit. Nuk ka lidhje me ekonominë reale shqiptare, por me lavanderinë spektakolare të pares së pistë. Spektakli nuk pastron, ai spastron. Me rastin e karavirusit, ju provuet bunkerizimin e jetës së përditshme, kujdes armikun e padukshëm!
Në vitin 2009, në Panair të Librit, unë ju dhurova “Shoqërinë e spektaklit” të Guy Debordit, meqë jeni francezist. Tashti po iu thom në formë postskriptumi: kur menaxhimi spektakolar i jetës përsoset, nuk ka ma as jetë, as spektakël.
Ju mendoni se po bani mirë, por e mira nuk ban, e mira asht.
Politika juej asht shkarravinë, si arti juej.
Ju shkruej ngase dikur ju keni qenë në gjendje të prodhonit tekst. Ani, pse me pikatore, por me nji esencë lirie. Kur ju merrnit përdore Kasem Trebeshinën me e nxjerrë para studentave. Më thoni, cilin do të nxirrnit sot para studentave?!
Kur të plakeni ju, cili ka me ju marrë përdore, me ju nxjerrë para studentave?! Teatri i ri asht piramida juej, asht mauzeleumi që ju po i ndërtoni in memoriam, artistit që ka vdekë në ju. Kini mëshirë për veten: lëreni artistin e dikurshëm të pushojë i qetë. Dhe pushoni së vramuni të vdekunit, si thoshte Ungareti
Prej vitesh, ju keni prodhue vetëm tekste arnaarna, në “Facebook”, kap fjalë e qepjau emrave të artistave, kap artista e qepu ndoj bakshish. Te teatri i ri, ne do të vëmë në skenë vetëm nji shfaqje, “Arlekinin”, dhe ju do të vini të duartrokisni. Madje, shkarravinat tueja mund t’i përdorim për skenografi.
Nuk ju vjen keq se për tekstin bazohemi te Goldoni – “Arlecchino servitore di due padroni”, se këto tekstet tueja të ktyne viteve s’kanë asgja, janë si ajo sallata e prishun, së cilës i hidhet nji salcë e skadueme dhe shërbehet mandej si sallatë ruse. Po përdor fjalor kuzhine?
Cilësia e nji pasunie astronomike, matet me parametra gastronomike.
Ju dirigjuet spektaklin me armik të padukshëm. E kuptoj se keni detyrimet tueja para konjukturës ndërkombëtare, por nuk e kuptoj ç’ju kushton me ba nji show për sorollopin global dhe njikohësisht me i lanë me jetue të qetë shqiptarët. Jemi msue me jetue nën pushtim, s’e kemi të vështirë me u përshtatë. Diplomacia ma e randsishme asht diplomacia me vedin. Apo ju ka ra në krye uthulla e pushtetit?
Kur nji lider e mat suksesin e tij me adhurimin e shàkave, ai quhet pornokrat. Mendonju po kte o Gjergj.
Ju krahasojnë me Skënderbeun. Vepra juej do t’i mbetet shqiptarëve. Cila vepër?
Betonalet që keni ndërtue janë të gjitha njisoj, kitsch dhe skiç. Pallatet që keni ndërtue mund të jenë të banueshme, por janë të pajetueshme. Kulturën e keni privue nga liria, lirinë nga kultura. “Portokallia” i ka msue shqiptarëve humorin porno. Damet antropologjike që janë banën hyqmin tuej, ju i përligjni me ndërtimin. Njisoj, ai që populli quen i paudhi, rrin non stop duke ndërtue udhë të reja, ngaqë nuk i din fé vedit. Teatri ishte nji qendër psikologjike për ne. Të tilla qendra na mbrojnë prej skizofrenisë së kapitalizmit të karteleve financiare.
Nëse ju s’keni nevojë për qendër, aq ma pak ka nevojë qendra për ju. A mundeni bunkerin ta ktheni në forma mentis, pa sakrifikue mendjen dhe formën?
Zëvendësi juej i ndërkryer, që kurrë s’ka me e shpague provincializmin e vet kamikaz, në vend që të mbulojë lumin fekal që rrjedh në mes të kryeqytetit të paujë, hap gropa të reja natën. Dhe kte horror nokturn ju ia dhuroni pornografisë botnore. Ku tregoni sa i brishtë ishte teatri, dhe sa e fortë fadroma. Lum gjirizin, ju kurrë s’e keni pastrue, ngaqë ai e ndan domajnin e zëvendësit tuej në Sodomë dhe Gomorrë.
Pse nuk e ndërtoni hekurudhën? Apo se ajo nuk ka nevojë me u shembë për me u ndërtue?? Apo se ju pëlqen të talleni me furgonat, futu mbas pallatit, stacioni i ri te kodra mbas bregut, stacioni tjetër i ri tek ish-stacioni, kujdes se na erdhi Policia. Ju keni qenë emigrant, por i bani shqiptarët me u ndie klandestinë në vend të vet. Dhe asht ma mirë me kenë emigrant i rregullt jashtë, se klandestin me nënshtetësi mbrenda.
Prishet stacioni i trenit, i shitet publikut nji fantomë që quhet ‘terminali i autobuzave’. Blihet nji lokomotivë kitsch, që ngulet bulevard me tregue se sa i ri asht bulevardi. Butaforia e së resë!! Teatri i ri nuk ka identitet, nuk ka as rrotativë skene, ngaqë asht “falsche bewegung”.
Meqë ju jeni fitimtari i kësaj loje shahu, ku kundërshtari i pati duert e lidhuna, duhet të na shpjegoni ku ndryshon ky teatër kitsch, prej nji kinemaje porno? Si mund të vehet nji Shekspir aty mbrendë apo do ta ndërtoni për me shfaqë pornon e pushtetit, “Portokallinë” tuej të përhershme? Teatri Kombëtar ishte nji vend ku fjala kumbonte dhe arrinte nota spirituale. Ashtu prej pupuliti siç ishte, teatri i Shekspirit vazhdon me kenë prej kashte, por s’e ka sha ndojherë BBC-ja, se flliq vedin. Terri dhe lagështina e skenës janë pjesë strukturore e çdo drame, kjoftë ajo edhe komedi. Prej jashtë, dy ndërtesat revokonin futurizmin dhe metafizikën mes De Chiricos dhe Sant’Elias. Respektonin praninë e njerzve dhe praninë e mjedisit urban. Respektonin të gjallët, të vdekunit, të porsalindunit dhe të palindunit. E vetmja gja që sfidonin, ishte pornoja e pushtetit. Por ate e sfidon çdo art thjesht me ekzistencën e tij. A jeni nekrofilë apo nekroforë, lind pyetja.
Disa gazetarë tuejt milionerë po mundohen t’ua shtrojnë çështjen në mnyrë kritike, asnji dimension vertikal nuk duket kund në fjalët e tyne, ngase gjithçka që kanë asht horizontale.
Rezistenca për mbrojtjen e teatrit prodhoi ma shum tekst se cilado kauzë tjetër qytetare. Në dy dekada agresion, ju latë ndonji batutë mbi të linjtat e V. Manushit. Pushtues si ju nuk kanë njoftë as provincat ma të humbuna të ish-perandorisë osmane.
Për 1001 e nji net, ai shesh ishte agoraja e njerëzve të lirë. Nuk ka qytetari pa debat, nuk ka debat pa liri. Qytetin që ju rriti, ju e latë pa qendër dhe punuet me zell me e kthye të gjithin në qendër tregtare. Kjo ishte mnyra juej me na ba rehat.
Precedenti i bunkerit që shkatrron dialektikën e natyrshme, për mendimin tonë gjindet në ’67- n, por dhe ma tepër në 1972-shin. Në 1972-shin u ndërtue bunkeri i shqipes standarte, me qëllim rrënimin e dy teatrove të shqipes që ishin gegnishtja dhe toskërishtja. Mbas kësaj, shumica filloi ta frekuentonte bunkerin. Sikurse frekuentojnë edhe stadiumin e ri. Dhe kjo asht e vetëkuptueshme. Të gjithë ne ushqimet në supermarket i blejmë. Vetëm se shqipja mbeti pa poezi, pra, iu shkul indi rigjenerues dhe ende sot jeton me importe dhe funksionon si fasoneri.
Bunkeri funksionon, nuk e vë në dyshim, vetëm se asht i pajetueshëm.
Ju vetë keni mbetë pa art, po jo pa bunker.
Nji ndihmës i jueji thotë se u ka ikë koha monumenteve. E pranoj. Tashma, asgja s’ju ndal prej shkuljes së Skënderbeut me kalë. Ju këshilloj të vendosni nji Sanço me gomar, meqë Nastradini asht shum oriental për ju.

Panorama.al

 

Baboon

bobbles bobbles boobles...
Shkrim interseant. Shume madje! E vertete qe ne mancipimin e nje shoqerie Kultura dhe arti luajne nje rol prej prodagonisti kryesor.
E vertete gjithashtu qe aty ketu Portokallia ka ndonje numer pa krip, ose pa shije etj etj. Por ta quash ne teresi Portokalliane si teater porno. Me duket e pa mend ne rastin me te mire...

Arti dhe kultura Kane si mision edukimin dhe terheqejen drejt kultures dhe Se rese.
Nuk e ka fajin Portokallia qe ne si shoqeri jemi te frustruar. Qe nderrojme stacion sa here ne tv ka nje skene me puthje kur jemi me babain nenen, gruan femijet. Nderkohe qe gjuha dhe dhuna qe perdoret (flas vetem per ate brenda shtepise. Brenda kater mureve eshte porrn/ sado-msado-mazo/ffetish/horror....

Nuk na e ka fajin portokallia qe ne Shkelyjme dhe marrim pozicion ne llogoret perkatese me kobure e hanxhar pas c'do sharjeje qofte dhe krejt banale.

Por mentaliteti dhe kmoleksi yne nder shekuj, dhe te gjithe perqafuar perfshi dhe mua. Mentalitet qe do duhet vite mbase shekuj qe te ndryshoje. Dhe sic qeshim me fjalet VA fa... Fuc* etj te qeshim dhe me noj batute Shqip Shqip pa patur shijen e organit ne goje...

Portokallia po ben ate qe ka per detyre. Te ndihmoje ne emancipim. A po e ben sic duhet? Tjeter ceshtje dhe ka vend per kritika,
Por edhe ata jane Shqiptare....

Thua Se kundershtari ishte duar lidhur.

Cili kundershtar Luli? Qe i dha sheshit Skenderbej formen e linesit??? Apo ky ishte art hollandez dhe mendja ime provinciale Nuk e Rrok dot!

Te lutem mos fol per Kundershtar imagjinar si mullinjte e eres se Tobozes...

Thene gjithe kete ndaj shume detaje dhe te verteta te shkrimit.
Dhe Ajo qe do vecoja eshte :

"Diplomacia me veten eshte diplomacia me e veshtire. Apo ju ka ra nkrye uthulla e pushtetit"


Pija me dehese ne bote eshte pikerisht pushteti.

R.Nixon
 

MasteR

I'm offline
Se di ne ka ngele ndonje vend ne qender pa ndertuar kulla nga lali fiku se dhe ne karantine betonieret mes Tiranes punonin.
 
Top