Të zhgënjyer nga fundi i historisë

Petrit101

Ta ka ta pu! ta kam me ti ba
Në disa momente të jetës merren vendime që modifikojnë te ardhmen, disa herë edhe për periudha të gjata. Kur pastaj kjo e ardhme afrohet dhe bëhet e tashmë, na ndodh disa herë të zbulojmë që nuk jemi edhe aq të gezuar për memoriet e te kaluares . Per shembull filmi i dikurshëm që qarkullon në rrjet, tatuazhi ekzibicionistë i bere ne dore, e disa deshmitare të bezdishme të kaluarës.
Problemi qendron: pse bëjmë zgjedhje që pastaj pendohemi? Mbase për miopi nuk arrijmë të parashikojmë si do të jemi në të ardhmen. E pse nuk arrijmë të parashikojmë të ardhmen? Hipoteza është që përsonat edhe pse kuptojnë ndryshimet e te kaluares, vazhdojnë, gjatë gjithë jetës, të nënvlerësojnë që mundësitë e ndryshimit mund të jenë analoge edhe në të ardhmen. Është një iluzion, për të cilin nuk jemi të vetëdijshëm, dhe jo një gabim, që eksperienca mund ta eleminojnë. Një hipotezë e thjeshtë, megjithëse e vështirë për një kontroll eksperimental. Dy studiues të të universitetit Harvard, Jordan di Quoidbach e Daniel Gilbert, dhe një i universiteti në Virginia , Timothy Wilson,ja kanë arritur. Tre psikologët kanë marrë në studim disa qindra persona, të moshave të ndryshme, që përshkruanin vetveten në momentin e sondazhit. Disa qindra të tjerë do të imagjinonin se si do të ishin nga ai moment deri në dhjetë vitet më pas. Meqë pyetën 20 mijë persona, të moshës të ndryshme nga 18 deri në 68 vjeç mund tu vazhdonte ballafaqimi, për shembull, parashikimet e 28 vjeçeve me përshkrimin e 38-teve , parashikimet e 29 vjeçeve me përshkrimin e 39-teve e keshtu me rradhë. Përshkrimet dhe parashikimet kanë shikuar pjesë përsonaliteti,si komunikimi dhe stabiliteti i emocioneve. Pastaj janë shqyrtuar vlera si aspiratat e suksesit, hedonizmi, nevojat e sigurisë. Ne fund pastaj janë shqyrtuar zgjedhje më specifike,si miqësia, pushimet,pijet, ushqimi,ristorantet, argëtimi. Përshkrimet janë ballafaquar gjithmonë me parashikimet korrespondente të personave dhjetë vjet më të vegjël. Del kështu një parashikim sistematik i një të ardhme stabël, në kontrast me ndryshimet e atyre dhjetë vjet më të mëdhenj. Vite më përpara një studim i tillë do të ishte i pamuajtur. Sot përdoret teknika e " Turkut Mekanik": lidhemi në rrjet me një sasi të madhe njerëzish, të predispozuar e te gatshëm. Termi " Turku Mekanik" i referohet atyre automave të rremë, të përdorur në 800-ën , dhe qe mbanin brënda xhuxhat . Brënda elementit mekanik sot që është rrjeti, kemi personat që këshillohen në distancë. Stabiliteti i jashtëm që besojmë, çdo herë,ta kemi arritur pamvarsisht moshës tonë, është thirur "iluzioni i mbarimit të historisë" , aludim ky i librit të politokogut amerikan Francis Fukuyama. Ai kishte parashikuar në 1992 , një stabilitet permanent falë mbizotërimit demokratik , mbas rënies përfundimtarë të rregjimit komunist. Fukurayama nuk arrinte të imagjinonte ndryshimet kolektive të të ardhmes. Nga këtu parashikimi (i gabuar) i fundit të historisë. Studimet e publikuara në "Science" , kurse, tregojnë se kemi vështirësi të imagjinojmë trajektoren personale të të ardhmes. Është gjithashtu kryesore dobishmeria psikologjike e dhënë nga bindja e një stabiliteti gjoja të arritur, forcë pozitive e nje personi që është i sigurtë për një "pse" të pa modifikueshem. Në një botë përherë në evolucion të shpejtë, si kjo e sotmja, kjo dobishmeri ndeshet me koston e pendimeve,dmth nga inercia e atyre zgjedhjeve të kaluarës të shfaqura më pas të pa përputhshme me ato që ndërkohë jemi bërë. Kur, në disa persona, kostot kalojnë përfitimin, duhet ndoshta të flasim jo për iluzion,por një farë auto- mashtrim. Dhe pikërisht për mashtrimet flet Robert Musil ne " Njeriu pa cilesi" ku nenkupton " iluzionin e fundit e historisë" Pak njerëz dine se si kane mberritur tek vetvetja...mund të mendohet që janë të mashtruar; pikerisht eshte e pamuajtur ta zbulosh arsyen e mundshme për të thënë "çdo gjë ka shkuar si eshte dashtur shkojë"...aq me cuditshme, qe , askush nuk e ven re. Pastaj Ulrich,protagonisti i romanit, shpjegon që arsyeja e mjaftueshme jane kualitetet e tyre personale. Nje auto-zhgenjim i dobishëm, për të cilën , pa vetëdije i ben te sigurt për vetveten. Ulrich e refuzon dhe " nuk kerkon me mirë sesa të jetë nje njeri pa kualitet".
Paolo Legrenzi
 
Last edited by a moderator:
Po citoj pjesen qe deri diku eshte e lexueshme dhe kuptueshme.

"Në disa momente të jetës merren vendime që modifikojnë te ardhmen, disa herë edhe për periudha të gjata. Kur pastaj kjo e ardhme afrohet dhe bëhet e tashmë, na ndodh disa herë të zbulojmë që nuk jemi edhe aq të gezuar për mbeturinat e te kaluares"

Dakordesohem totalisht me rreshtat e pare qe jane momente ne jete ku merret nje vendim dhe ky vendim do te vendos fatin viteve qe do kalojne ne jeten tende. Edhe pse si shkrim shikohet pak me ate syrin e Haxhiut por ne thelb ka te verteta. Te etiketohet si mbeturina te kaluares mendoj qe eshte disi e rende sepse eshte dhe do jete gjithmon pjese e jona dhe e formimit tone si karakter dhe si njeri dhe sado sado nuk mund te dalim dot ne perfundimin qe ishte fundi. Pikerisht prandaj bejme zgjedhje per te permisuar standartin dhe per ta pare veten me mire. Kohet ndryshojne, smund te parashikojme te ardhmen por ideali mbetet nje. Te kemi nje jete sa me te mire me mundsit dhe zgjedhjet qe na ofrohen.
 
Temë interesante dhe për shijen time :)
Në fillim bëra analiza tematike të rrjetit:

1. Kodimi i materialit
2. Identifikimi i temave
3. Ndërtimi i rrjetit
4. Përshkrimi dhe eksplorimi i rrjeteve tematike
5. Përmbledhja e Rrjetit Tematik

Do ndaloj te vendimet dhe mundësitë e ndryshimit si koda. Nga këtu identifikoj tema si: përzgjedhja e partnerit të ardhshëm (vendimet), dhe heqja e një elementi apo përjetimi (mundësitë e ndryshimit).
Tani si qenie njerëzore jemi egoistë, duam si zakonisht më të mirën dhe të paarritshmen, si një nevojë e koduar në DNA. Quaje traditë apo imponim biologjik/psiqik, vjen koha kur këto vendime duhet të merren në shumicën e rasteve me dëshirë e qëllim të mirëfilltë. Se si fenomeni kohë do na trajtoje, këtë mund të ja mbështesim vetes apo rrethanave (çështje tjetër për tu diskutuar).
Pastaj për fat të mirë kemi mundësinë e ndryshimit. Jo gjithmonë të lehtë dhe pa sakrifica, por e kemi. Një përzgjedhje apo përjetim i "gabuar", jo patjetër duhet të përfundojë në koshin e mbeturinave, sepse është pikërisht ajo kush jemi sot dhe kush duam të jemi nesër.
Me pak fjalë, e ekskludoj negativitetin mikroskopik që shfaqet në artikull, sepse në spektrin tim jetësorë, e kaluara të parapërgatitë për të ardhmen. Në këtë rast duhet shfrytëzuar si leksion për të mirë për të gjetur paqe me veten.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top