Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të zhdukurit e diktaturës; 450 të pagjetur ende

Të zhdukurit e diktaturës; 450 të pagjetur ende

070418_SHKODRA_19_12-800x450.jpg


600 persona u pushkatuan pa gjyqe, gjatë regjimit komunist vetëm në Shkodër. Familjarë të 450 prej tyre sot vizitojnë vendin e dënimit, madje dijnë dhe vendin ku u pushkatuan afërsisht, por nuk dinë se ku janë hedhur eshtrat e tyre.

Luigj Malaj, djalë i vetëm i familjes, i cili nuk ka reshtur së kërkuari eshtrat e të atit pas një kalavari të gjatë vuajtjesh nëpër internime gjatë regjimit komunist, tregon se si ai guxoi të thyente hetuesinë e Shkodrës.

“Babai ka thyer hetuesinë. Me lugë e ka gërryr e pastaj ka ikur, por e kanë gjëmu dhe e kanë vrarë në Gromirë”, thotë ai.

Mark Mikaj ka qenë vetëm 9 vjeç kur i kanë pushkatuar të atin. Me zërin që i dridhet thotë se ka një peng të madh.

“Sot jam 84 vjeç e të mos e di ku i ka kockat me i vendos një tufë me lule a një qiri”, shprehet ai.

Mark Mikaj di vetëm që babain ia kanë pushkatuar në Zalla të Kirit.

“Në Zall të Kirit na kanë thënë që i kanë pushkatauar. E këtu pastaj kockat mund t’i ketë marrë lumi”, shton i moshuari.

Marku tregon se si veç dhimbjes, e gjithe familja ka vuajtur pasojat e regjimit komunist ,e për këtë ka tentuar edhe vetë të arratiset.

“Jam dënuar me 15 vjet burg pasi tentova arratisjen se këtu me persekutonin, më thonin ja ai është djali i atij tradhtarit të pushkatuar”, kujton Marku.

Në varrezat e katolikëve në Shkodër gjendet një rrap 500 vjeçar, ku thuhet se shërbente për të pushkatuar ata që nuk i bindeshin regjimit komunist me, ose pa gjyq.

“Me pas gojë ky rrap tregon se sa pushke janë derdh mbi shkodranët këtu”, thotë Prel Doshi.

Luigj Malaj mban mend se babain ia pushkatuan dhe më pas i bënë gjyqin.

“Babai ka ikur në 1945 në Jugosllavi. Më vonë u kthye dhe e kapën dhe e pushkatuan në 1971. Një vit më vonë i bënë gjyqin dhe e dënuan me vdekje”, tregon Luigji.

Presidenti i Uniont të të Burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë i bën thirje qeverisë shqiptare që të gjenden eshtrat e të pushkatuarve të asaj kohe.

“Janë mbi 4500 eshtra personash të pagjetur dhe të ndërtohet një memorial pranë Kryeministrisë. Kujtesa nuk është hakmarrje!”, apelon Besim Ndregjoni.


(gazeta-Shqip.com)
 
sa shum jan keqperdore shqiptaret ateher. Nganjeher mendoj teper qe na ekziston emri/kombi edhe sot.... Prandaj dukemi popull i neperkembur.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back