Të vërtetat e “lëkurës së portokallit”

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tani që vera është në prag, kambanat fillojnë të bien të alarmuara. Sepse celuliti, që deri më tani fshihej më së miri nën rroba të trasha, na bën që të vrapojmë drejt qendrave estetike dhe kremrave anti-celulit. Por më përpara duhet të mësoni disa të vërteta, që deri më tani me siguri i keni ditur gabim 1. Celuliti “i ri” është më i thjeshtë për t’u eliminuar. E VثRTETث
Celuliti i formuar së fundmi, i shfaqur pas një rritjeje të përkohshme në peshë, për shembull nga një shtatzëni, mund të eliminohet më me lehtësi. Si? Duke iu nënshtruar një diete specifike, kombinuar edhe me lëvizje. اdo ditë në tavolinë duhet të alternohen agrumet, rrushi, boronicat, kumbullat, qershitë, pjepri, ananasi, domatet... të cilat kanë vitamina të grupit P dhe ndihmojnë në mbrojtjen e kapilarëve të gjakut. Pastaj, të paktën tri herë në javë, është thelbësor aktiviteti fizik sipas kërkesave estetike specifike.

2. Stresi i qyteteve të mëdha rrit rrezikun për formimin e celulitit. E VثRTETث
Stresi dhe smogu rrisin veprimin e dëmshëm të radikaleve të lira, përgjegjëse për oksidimin e qelizave dhe të enëve të gjakut dhe, si rrjedhim, shkaktare të formimit të celulitit. Për shembull, në det ndiheni më të shfryra e më të qeta, sepse ajri është i pasur me jod, që stimulon metabolizmin.

3. Cigarja e përkeqëson. E VثRTETث
Nikotina prodhon shumë radikale të lira, që oksidojnë membranat qelizore dhe në personat e predispozuar provokojnë ngushtimin e enëve të gjakut. Miksimi i këtyre dy faktorëve ndikon në mosfunksionimin korrekt të qarkullimit të gjakut dhe limfës.

4. Pilulat kontraceptive e favorizojnë shfaqjen e celulitit. E VثRTETث
Hormonet e pilulës, edhe në doza minimale, shkaktojnë me kalimin e kohës një ndryshim të mikroenëve të gjakut dhe metabolizmit qelizor. Këta faktorë rritin procesin e oksidimit të qelizave, pengojnë oksigjenimin dhe shkaktojnë ngadalësim të qarkullimit të gjakut dhe limfës, përgjegjës për shfaqjen e celulitit.

5. Takat e larta dhe veshjet e ngushta duhen shmangur. E VثRTETث
Këpucët me më shumë se pesë centimetra lartësi ndryshojnë ecjen, duke provokuar një irritim të kapilarëve të gjakut të këmbëve, që nuk oksigjenohen siç duhet.
Veshjet e ngushta, si për shembull xhinset, e shtrëngojnë trupin dhe nuk lejojnë oksigjenimin e mirë të shtresave të lëkurës, duke penguar rikthimin natyral të gjakut drejt pjesës së sipërme.

6. Të ekspozohesh në diell është e dëmshme, në rastin e celulitit të avancuar. E VثRTETث
Rrezet dhe nxehtësia e diellit zgjerojnë enët e gjakut dhe dëmtojnë shtresat e lëkurës. Ndaj është e këshillueshme që të mbrohen këmbët me një filtër shumë të lartë. Gabimi më i zakonshëm? T’i mbulosh me një peshqir pa vendosur më parë kremin mbrojtës: nxehtësia që krijohet e përkeqëson edhe më shumë celulitin. Ideale do të ishte t’i mbanit këmbët gjithmonë të lagura dhe të merrni rreze duke ecur në breg të detit.

7. Banja dhe dushi shumë i nxehtë ndikojnë për keq. E VثRTETث
Nxehtësia e favorizon krijimin e celulitit. Uji i dushit nuk duhet t’i kalojë 35-36 gradët. Në ujin e vaskës është e këshillueshme që të shtohen vajra dhe esenca mbrojtëse. Në verë, kur temperaturat janë shumë të larta bëni sa më shpesh banjë me ujë sa më të ftohtë që të mundeni: ndihmon për t’i mbajtur këmbët të shfryra dhe të forta.

8. Sauna dhe banja turke ndihmojnë për të kuruar celulitin. E GABUAR
Sauna dhe banja turke ndihmojnë organizmin për t’u çliruar nga toksinat, por nxehtësia nuk është aleat i mirë i celulitit.

9. Të bësh skrab ndihmon në luftën kundër celulitit. E VثRTETث
Skrabi e zbut efektin “lëkurë portokalli”, sepse pastron shtresën sipërfaqësore të lëkurës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura dhe ndihmon në përthithjen më të mirë të lëndëve aktive anticelulit nga epiderma. Për një veprim më të shpejtë, aplikojeni të paktën një herë në javë skrabin në lëkurë të thatë, duke e fërkuar me një dorezë e duke i mëshuar fort në vithe, kofshë dhe gjunjë.

10. Nëse e kuroj, celuliti nuk shfaqet më. E GABUAR
Celuliti është një patologji që formohet nga shumë faktorë. Trajtimet estetike nuk e zgjidhin problemin në bazë, por kurojnë efektet. Merren rezultate të mira nëse trajtimet janë konstante dhe afatgjata. Ideale do të ishte të bënit një cikël prej dhjetë seancash në katër javë, të bëni tre muaj pushim dhe pastaj të rifilloni. Por, sigurisht, duke i shoqëruar seancat edhe me një dietë të ekuilibruar dhe një regjim jetese të shëndetshëm. Kujdes! Trajtimi i përshtatshëm duhet të këshillohet nga një ekspert në varësi të tipit të celulitit. RJ
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top