Të vdekurit “zgjohen” e kthehen në shtëpi!?

Didi

C'est la vie.
T%C3%AB-vdekurit-.jpg


Për të “dëshmuar” se i ngjallin të vdekurit në Tana Toraja të Indonezisë (toka e autoktonëve, popullit Toraja), në internet janë shfaqur fotografitë e gruas-zombi.
Banorët thonë se çdo i vdekur mund të ringjallet pas ritualeve misterioze të magjisë së zezë që ata i kryejnë.
Sipas tyre, janë dy arsye të ndryshme se pse “ngjallen” të vdekurit:
Nën një: Në të kaluarën besohej se njeriu i cili vdes duhet të varroset në fshatin ku ai ka lindur, e jo në vendin ku ai vdiq. Fshatrat ishin të largëta dhe të izoluara, ndërsa ishte gjë e komplikuar për anëtarët e familjes që ta bartin të ndjerin deri te fshati i lindjes. Pas ritualit të magjisë së zezë, i vdekuri është ngritur nga varri dhe ka ecur deri te vendi ku ka lindur. Sipas kësaj teorie, nëse “të vdekurit që ecë” dikush në rrugë i flet, zombi do të rrëzohej e nuk do të mund të vazhdonte rrugën.
Nën dy: Torajasit e kanë edhe një teori tjetër, sipas të cilëve vdekja është proces i gjatë. Duhet kohë e gjatë që i ndjeri të “qetësohet” në jetën e varrit. Për “paqe të përjetshme”, duhet varrim kompleks dhe i shtrenjtë, për të cilin shumë fshatarë nuk kanë shumë para. Në këtë rast, i vdekuri varroset në një arkivol të përkohshëm, derisa familja të mbledh fonde për funeralin e duhur. Kur i mbledhin paratë, i vdekuri zgjohet nga varri dhe kalon në “strehën e përjetshme”. Por, edhe për këtë duhen ritualet sekrete të cilat pak torajas i dinë!
Në anën tjetër, është versioni më real i kundërshtarëve që thonë se fjala është për fotografi të rrejshme dhe se gruaja aty mbase ishte e sëmurë nga lepra.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.




-KOHA.net
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Të vdekurit “zgjohen” e kthehen në shtëpi!?

Hmmmm didi herave tjera kur don me postu keso kuriozitetesh mundesisht ne mengjes se ne mbremje nata ska deshmitar plus varrezat afer :paqe:
 
Back
Top