Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Arfenilla

Themelues i Forumit
Pjesa më e madhe e njerëzve janë të varur prej saj, sidomos ata që kanë një punë intensive të cilët e përdorin shpesh dhe rregullisht nën argumentin se i mban “zgjuar”.

Studiuesit e Universitetit të Karolinës së Jugut të drejtuar nga doktor Steven Blair, shprehen se personat me një moshë më të re se 55 vjeç dhe që pinë rreth 25 filxhanë kafe në javë, përshpejtojnë vdekjen e parakohshme, një rrezik që shtohet në masën 56%.

Studimi ka analizuar të dhënat klinike të mbi 40 mijë personave me moshë nga 20 deri në 87 vjeç, mes viteve 1979 dhe 1998 ku gjatë kësaj periudhe 2500 pjesëmarrës kishin vdekur.

164-370x290.jpg


Rezultatet treguan se ata që pinin sasi më të madhe kafeje dhe që ishin më të varur prej saj, kishin pësuar vdekje para kohe për shkak të varësisë, citon noa.

Femrat në moshë më të re se 55 vjeç duket se e kishin punën më pisk nga të gjithë pasi rrezikonin dyfish vdekjen nga pirja e shpeshtë e kafesë, në raport me ato femra që pinin më rrallë.

“Ndikimi i kafesë në vdekshmëri mbetet ende për tu sqaruar. Kafeja e pasur me kafeinë ka potencial për të çliruar adrenalinë, dobëson aktivitetin e insulinës dhe shton presionin e gjakut. Alternimi i pirjes së kafesë me elementë dhe sjellje të tjera pak të shëndetshme si fjetja në orët e vona dhe një dietë e çrregullt ushqimore, apo pirja e duhanit komplikon situatën”, shprehet Xuemei Sui, bashkautor i studimit.

Studiuesit shtojnë se konsumi i shpeshtë i kafesë dhe alternimi i saj me një stil jete pak të shëndetshme, përshpejton rastet e vdekjeve të parakohshme. B.S
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Disa thone te bene mire disa thone te ben keq ec mere vesh kete pune por 25 filxhana ne jave jane vertet shume
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Thash mos jan te varur nga e kuqja se kafeja o kollaj kaluese e kuqja eshte si xhelati me sopate
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

e nga titulli mendova alkoli.....

25 ne jave i bie 3 filxhana e gjysem ne dite ....... 3 s'jane shume, por mbase per moshen e thyer qe ka caktuar meqe kane prb me tensionin ne pergjithesi, ..... por k'to te rinjte si kot me duket.....
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Plaku im pin 10 cope ne dite e dhe akoma vrapon 5 km ,kafe mo nuk eshte ndonje lloj droge
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

e nga titulli mendova alkoli.....

25 ne jave i bie 3 filxhana e gjysem ne dite ....... 3 s'jane shume, por mbase per moshen e thyer qe ka caktuar meqe kane prb me tensionin ne pergjithesi, ..... por k'to te rinjte si kot me duket.....

po kur ke me studjuar gjith naten si tja besh ndrryshe?
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

po kur ke me studjuar gjith naten si tja besh ndrryshe?

pij uje sa me shume dhe caj herbal, kshuqe perqendrohesh edhe me mire edhe nuk demton trupin/mendjen...

Kafeina te ndihmon vetem per 1 kohe te shkurter, dmth pune 1-2 ore, aq e ka efektin.....
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

pij uje sa me shume dhe caj herbal, kshuqe perqendrohesh edhe me mire edhe nuk demton trupin/mendjen...

Kafeina te ndihmon vetem per 1 kohe te shkurter, dmth pune 1-2 ore, aq e ka efektin.....

Po mi, caj herbal qe te mbyllem ne hale dhe mos te shof mo drriten e djellit.
Lene se e ke gjet
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Po mi, caj herbal qe te mbyllem ne hale dhe mos te shof mo drriten e djellit.
Lene se e ke gjet

Une s'do bej lufte me te mbushur mendjen ty tu pergjigja meqe me pyete :)

Nuk thone kot mendje e shendoshe trup i shendoshe, kafeina e tepert te humb memorien, perqendrimin etj etj etj , se kush ka zgjidhjen e tij/saj gjithsesi :)
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Une s'do bej lufte me te mbushur mendjen ty tu pergjigja meqe me pyete :)

Nuk thone kot mendje e shendoshe trup i shendoshe, kafeina e tepert te humb memorien, perqendrimin etj etj etj , se kush ka zgjidhjen e tij/saj gjithsesi :)

Un sboj luft, vetem dashuri dhe pavarsisht se femrat i kam qef sje tipi im XD
Per sa i perket perqendrimit dhe memories mund te konfirmoj qe eshte e kunderta e asajt qe ti the dhe mund te te sjell sa te duash studime qe e konfirmojne.
Bere caff
Caff
http://www.nextme.it/scienza/salute/3129-caffe-decaffeinato-diabete
http://www.staibene.it/benessere/articoli/single_news/article/anziani_memoria_piu_vispa_con_tre_caffe_al_giorno/
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Un sboj luft, vetem dashuri dhe pavarsisht se femrat i kam qef sje tipi im XD
Per sa i perket perqendrimit dhe memories mund te konfirmoj qe eshte e kunderta e asajt qe ti the dhe mund te te sjell sa te duash studime qe e konfirmojne.
Bere caff
Caff
Caff
Anziani, memoria pi

une po them po ta teprosh me shume kafe.... dhe sa per dashurine tende ndaj tipave te ndryshme s'me intereson fare ;)
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Po ne qe skemi guarana?
Se mua se si asaj qe i themi lulerriqen duket...
 
Titulli: Të varur prej saj, pija që shkakton vdekjen e parakohshme

Bera nje kerkim te vogel per kete Guaranà, thuhet se substanca e tij futet me me ngadal sesa kafeina
dhe efektet e tij jane me te forta sesa kafeja. Stimulon sistemin nervor qendror prandaj duke pire pak
doza te ndihmon per te rritur nivelin e energjis dhe sforcimit, ka nje efekt qetesues ndaj ushqimit dhe
mund te suportoj humbjen e peshes. Perdoret per te rregulluar presionin e gjakut sidomos ata qe kane
tensionin e ulet por edhe per te rritur deshiren ****uale. Perdorimi i vazhdueshem i tij mund te sjelli
ankthe, c'rregullime te stomakut, te gjumit dhe nervozism.
Mund te gjendet ne "erboresteri" (si shqiptohet, ato qe merren me barerat) si shurup ose tableta.



E vetmja gje qe me pelqen eshte ajo qe ndihmon ne permiresimin e memories.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top