Të shohësh vdekjen me sy: Video e paparë deri më tani e cunamit në Japoni

Arfenilla

Themelues i Forumit
auto_video1424362625.jpgFatkeqësia që ndodhi në Japoni në vitin 2011, kur vendi u godit nga një tërmet nëndetar prej nëntë shkallës të Rihterit, i cili shkaktoi një cunami të paparë deri në atëkohë, “përbindëshi” që hidhte automobilat deri në dhjetë metra lartësi, mbeti në kujtesën e opinionin publik.

Fotografitë e tmerrshme dhe imazhet e apokalipsit në të cilën humbën jetën mbi 200 mijë njerëz, rregullisht mund të shihen në internet.

Por, kohët e fundit është shfaqur në kanalin YouTube një video, e cila deri më tani nuk është parë në kanalet televizive.

Një dramë e vërtetë, që tronditi gjithë botën, tek këto ditë është publikuar në Internet.

Kujtojmë se si rezultat i tërmetit, shpërthyen edhe tre reaktorë të centralit "Fukushima Daici", gjë që shkaktoi edhe një katastrofë bërthamore,

Gati 270 mijë njerëz, shumë prej të cilëve janë nga Fukushima, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të rrezatimit të lartë.

Pasojat e kësaj fatkeqësie janë ende të dukshme edhe në ditët e sotme. B zeri
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top