Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Nuk duhet të trukoheni asnjëherë kur shkoni në palestër.
Shiko fotografinë 1785080

Nëse do ta bënit, ky do të ishte një dënim tepër i madh për lëkurën e fytyrës suaj, ndërkohë që tentoni të humbni peshë…
A na bën mirë të trukohemi në momentin kur shkojmë në palestër? Një dilemë që shqetëson shumë gra dhe vajza, të cilat duan të jenë perfekte në çdo situatë që u vjen. Por a është e hijshme dhe e mirë që ndërsa jemi me tuta, ose me pantallona të shkurtra dhe T-shirt, duke luftuar për të humbur peshë apo për të qenë në formë, me mjete dhe ushtrime të ndryshme, të jemi të lyera apo të trukuara?

“Jo” make up kur shkoni në palestër

Për shumë ekspertë, përgjigjja është definitivisht jo. Sepse, së pari, lëkura duhet të jetë e lirë për të “marrë frymë” dhe së dyti, sado të qëndrueshme ndaj ujit të jenë produktet e kozmetikës, rritja e temperaturës së trupit dhe djersa do ta heqin të gjithë trukun. Pra, me pak fjalë, lëkura kërkon të jetë e lirë, të paktën kur bëni palestër.

Probleme me poret…

Kur rritet frekuenca kardiake dhe presioni i gjakut dhe ju filloni të djersitni, poret e lëkurës zgjerohen dhe i gjithë truku që kishit vendosur futet në brendësi të saj. Poret sigurisht më pas hapen për të lëshuar lëngjet, por ky proces bëhet më shumë problematik nëse vazhdoni të trukoheni në kohën kur shkoni të bëni palestër. Ndaj mos e bëni më këtë gjë nëse dëshironi të mos e dëmtoni më tej lëkurën tuaj të fytyrës.

Toksinat

Në palestër shkohet edhe për të nxjerrë toksinat jashtë trupit dhe djersa është mënyra më e mirë për t’u pastruar. Por kur ju vendosni make up, krijohet një problem me toksinat, të cilat nuk arrijnë të dalin jashtë trupit tonë. Ndaj thojini stop trukimit dhe largoni jashtë organizmit tuaj të gjitha papastërtitë. Ndoshta nuk do të jeni perfekte, por e sigurt është se do të jeni më të shëndetshme.

Për kokëfortat, maskë waterproof, por jo krem pudër dhe pluhur

Për ato të cilat janë kokëforta dhe nuk heqin dorë lehtë nga truku, ja disa këshilla të vogla. Për sytë përdorni vetëm maskën waterproof. Mos i lyeni ato as me laps dhe as me rimel, përkundrazi kur të dilni nga palestra do të dukeni sikur ju kanë gjuajtur me grusht, sepse ato do të përhapen nga djersa. Për buzët përdorni një të kuq të mirë me efekt të gjatë apo të qëndrueshëm dhe që t’ju japë një shkëlqim natyral dhe transparent. Për fytyrën duhet të shmanget absolutisht pluhuri dhe kremi pudër. Por nëse keni probleme me fytyrën tuaj (shenja, njolla) zgjedhja më e mirë është një korrektor me efekt të gjatë. Aplikoni më mirë waterproof mbi zonat të cilat dëshironi t’i mbuloni.

Këshilla të përgjithshme për ata/ato që bëjnë palestër

- Zgjidhni aktivitetin fizik që ju përshtatet më mirë me moshën, qëllimin, por dhe preferencat tuaja.

- Mos bëni aktivitet fizik esëll.

- Merrni 5-6 vakte në ditë dhe mos neglizhoni mëngjesin.

- Konsumoni një vakt të vogël me karbohidrate dhe proteina një orë para dhe 10 minuta mbrapa ushtrimit.

- Mos neglizhoni drithërat me integrale si gruri, thekra, orizi dhe produktet e tyre, si buka e zezë, makaronat etj.

- Konsumoni 0,5 litra ujë 1 orë përpara se të shkoni të bëni palestër dhe 200 ml ujë çdo 20 minuta gjatë aktivitetit.

- Mos harroni, cilido qoftë qëllimi juaj për të cilin filloni aktivitetin fizik, edhe nëse nuk e përmbushni atë, mundi juaj nuk shkon dëm. Aktiviteti fizik rrit gjallërinë në jetën tuaj!

/inkub.al/
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

S'ka gje te keqe mjafton mos te flesh me make-up, por kur vijne ca ne palester me push up bra eshte goxha qesharake :)
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Une ne pune nuk shkoj e trukuar e jo me ne palester... Thjesht nuk me pelqen!
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

I love make-up, :)
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Artificiale???? Ku ka me mire se natyralja...
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Nje thenje popullore: Zgjidh nuset te jete e bukur ne mengjes dhe jo pasdite...(pa make-up dhe jo kur te ngjyroset me lloj-lloj ngjyrash)
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Une ne pune nuk shkoj e trukuar e jo me ne palester... Thjesht nuk me pelqen!

Jo vetem pelqimi, po imagjino sa mire te ben ajo ore shtese e gjumit ne mengjes :D
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Fatkeqesisht, jo te gjith e kane fytyren te paster qe te dalin pa make-up.
 
Titulli: Të shkoni në palestër të trukuara, ju bën keq !

Fatkeqesisht, jo te gjith e kane fytyren te paster qe te dalin pa make-up.


Une s'kam prb me lekuren , por make up me pelqen ka lezetin e tij, mbase ka te beje edhe puna qe ben :)
 
Back
Top