Te sfidosh cdo ligj fizike ,sepse dashuria mund.

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Universi ne teresine e vet eshte bosh.
Miliarda e miliarda vite drite hapesire te erret, te ftohte, te heshtur, e mbush me pak materia nderyjore qe ikin e vijne shpejt e shpejt dhe materie te zeze.

Qindra e miliarda galaksi jane larg tyre, miliona , milarda vite drite ne nje hapesire te tille perhapje qe do i largoje akoma me shume galaksite nga njera-tjetra.
Por nuk eshte gjithmone keshtu, disa galaksi arrijne te afrohen mjaftueshem nga nj-tj sa te ndjejne nje terheqje reciproke. Sikur dashuria qe qe mund te mbaje te lidhur dy persona edhe pse larg mijra km, keshtu graviteti mund te mposhte ate energji te materies se zeze qe e shperndan te gjithen, duke ia dalur here pas here qe te bashkoje dy galaksi te destinuara perndryshe te humbin ne Uniersin e zi , te mistershem.

NGC2936 e NGC2937 jane dy galaksi shume ndryshe nga njera-tjetra , sikur ato ciftet qe ne pamje te pare nuk jane fare kompatibel, por qe pastaj kalojne bashke gjithe jeten. NGC2936 ishte nje galaksi me nje spirale boshe me nje berthamen e saj te shndritshem dhe krahet harmonioz.
NGC2937 eshte nje galaksi eliptike, ne nje status te qete dhe pa asnje formim yjesor. Nga nje dashuri mund te linde jete, e keto galaksi jane shembulli perfekt
Bashkimi i tyre gravitacional jo vetem qe ka deformuar komplet galaksine me spirale duke i dhene nje forme focene ( nje lloj peshk- i perafert me delfinin)
dhe nga ketu i vjen emri Porpoise Galaxy , por i ka dhene nje linfe jete galaksise me spirale duke rigjeneruar nje shperthim te formimive yjerore, qe e ben te dukshem ne ato pjeset blu smerald te pasura me yje te medha, te ngrohta e te reja qe ne syte tane ngjajne blu shkelqyes. Kjo lloj rremuje gravitacionale e galaksise eliptike ka bere te mundur kontributin qe te shperndaje gazra e pluhur te galaksise me spirale, duke formuar keshtu yje te reja.
Berthama e ish-galaksise me spirale eshte e gjitha spostuar nga e djathta dhe re te medha pluhuri qe me para ishin ne ''krahet'' e vjetra te spirales, tani ikin nga e majta.
E gjitha kjo ndersa galaksia eliptike , qe qendron poshte, e heshtur e mirepret perqafimin qe galaksia me spirale do ti jape gati sikur do ta falenderoje qe i dha nje shtyse te re jete
Disa nga ju mund te shohin kete cift galaksi si pinguinet qe kujdesen per vezen e tyre , ne pritje qe te hapet. Frut i bashkimit, ne cdo menyre qe ju do doni ta shihni
Te vogla fare, aty si sfond shihen edhe galaksi te largeta e te vetmuara. Te destinuara , me shume mundesi, te vdesin ne nje te ardhme , pa nje shoqeri e perqafime te ngrohta.

Shiko fotografinë 1742572
 
Disa nga ju mund te shohin kete cift galaksi si pinguinet qe kujdesen per vezen e tyre , ne pritje qe te hapet. Frut i bashkimit, ne cdo menyre qe ju do doni ta shihni
Shiko fotografinë 1742572
Unë e shoh si një çift qenie njerëzore. Ajo që nuk është theksuar në këtë artikull është Gazi, që galaksat eliptike e kan harxhuar me kohë për të krijuar yje. E kundërta është me galaksat spirale. Ato përmbajnë mjaft gaz për të krijuar yje të reja dhe sikur me atë përqafim dashurie, aty fillon edhe krijimi i një familjeje. ?
 
.... dhe sarkazma vazhdon, e vazhdon...
Heuuuuuu, jam duke provuar të jem sado pak produktive. Prandaj shtova ato informata, sepse lidhej me nën forumin ku është postuar tema.

p.s. E mira është se mësoj nga kritikat konstruktive.....
Falemnderës
 
Unë e shoh si një çift qenie njerëzore. Ajo që nuk është theksuar në këtë artikull është Gazi, që galaksat eliptike e kan harxhuar me kohë për të krijuar yje. E kundërta është me galaksat spirale. Ato përmbajnë mjaft gaz për të krijuar yje të reja dhe sikur me atë përqafim dashurie, aty fillon edhe krijimi i një familjeje. ?

Gaz pac moj shoqe lol
 
Interesante si gje.

Neser do sjell dhe ca te tjera po pata kohe ?
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top