Të sëmurët mendorë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Psikologu Dragoti: Pacientët me çrregullime mendore, kërcënim për komunitetin dhe mund të jenë kontingjent i krimit

Të sëmurët mendorë qarkullojnë lirshëm në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Nuk është çudi nëse padashur të ndodh të përballesh me ta teksa je duke shkuar për në punë, shkollë apo ke dalë për shëtitje. Edhe nëse je i lodhur, i gëzuar, apo i lagur nga shiu i ditëve të fundit, do të duhet të vuash pasojat kur një i sëmurë mendor të del përpara për të të prerë rrugën. Ata i sheh kudo, në lagje, në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve apo edhe duke trembur kalimtarët. Rruga e Durrësit, “Zogu i Parë”, “Don Bosko” janë disa nga lagjet më të kërcënuara nga sjellja agresive e të sëmurëve mendorë që qarkullojnë më shpesh nga këto anë. Në Tiranë regjistrohet një numër i konsiderueshëm personash që vuajnë mendërisht, por nuk mbeten mbrapa edhe qytete të tjera të Shqipërisë. Një nga problemet që konstatohet është se ata nuk janë të sistemuar në asnjë qendër të specializuar posaçërisht për ta. Deri tani në vend funksionojnë vetëm disa qendra ditore komunitare, por që nuk mund të mundësojnë akomodimin e tyre, për shkak të profilit që kanë. Megjithatë, edhe numri i tyre është i kufizuar, për të mos thënë i vogël. Këto qendra funksionojnë si poliklinika që presin vizita dhe hera-herës realizojnë trajnime me psikolog apo mjek psikiatër. Në Shqipëri nuk ekziston ende asnjë qendër e specializuar që të ndihmojë për kurimin dhe akomodimin e të sëmurëve mendorë që nuk kanë shtëpi, apo të afërm për t’i shërbyer.
“Ka disa vite që funksionon një komitet kombëtar i shëndetit mendor. Në këtë kuadër është miratuar një strategji, e cila ka si objektiv zhvendosjen e personave me çrregullime apo probleme mendore nga vendet rezidenciale, siç janë spitalet, në shërbimet komunitare, që do të thotë pranë komunitetit në përgjithësi”, thotë psikologu Edmond Dragoti. Sipas tij, ky është një nga drejtimet kryesore, nëpërmjet të cilit trajtohen personat që vuajnë nga problemet mendore në të gjithë botën, të paktën në vendet më të zhvilluara perëndimore. Të tilla strategji janë pjesë e kulturës së sotme psikologjike dhe mjekësore në fushën e shëndetit publik, kryesisht për t’i ndihmuar ata në përmirësimin e sjelljeve apo qëndrimeve. Në vendin tonë kanë funksionuar kryesisht spitalet psikiatrike, të cilat kanë izoluar personat që kanë shfaqur probleme të tilla. Madje ka pasur një fluks të madh personash, që shpeshherë kanë sjellë të afërmit e tyre apo familjarët për t’i izoluar, për shkak të pamundësisë profesionale, fizike, por edhe ekonomike për t’i trajtuar apo për të jetuar me ta.
“Problemi aktual, për mendimin tim, mbetet qarkullimi i lirë i të sëmurëve mendorë, fakt ky që përbën rrezik për komunitetin. Të tilla raste as nuk mund të kontaktojnë me shërbimet ditore dhe as nuk mund të lihen të lirë. Madje ata nuk mund të menaxhohen as nga forcat e rendit publik, sepse nuk janë kontingjent krimi, pavarësisht se mund të jenë potencial i mundshëm për të kryer krim”, theksoi Dragoti. Sipas psikologut, trajtimi i këtyre personave është më se i nevojshëm, por institucionet përkatëse shtetërore nuk i kanë ngritur ende strukturat e nevojshme për të përballuar kurimin dhe fluksin e tyre. Ky fenomen bëhet edhe më shqetësues nëse hedhim një sy në zonat më periferike të Shqipërisë, aty ku të sëmurët mendorë bashkëjetojnë në mënyrë “perfekte” me të gjithë komunitetin, pa e ditur që ata përbëjnë rrezik për jetën e tyre. Për pasojë, menaxhimi i personave të kësaj natyre bëhet edhe më i vështirë.G shqip
 
Titulli: Të sëmurët mendorë

Dikur thoshte mileti: ''Nje kaza qe nuk mba nje budalla, nuk eshte kaza''. Kjo qe ka pershkruar Sweety eshte turpi, trishtimi, mjerimi dhe dhembja e mbare shoqerise sone, nese munde ti themi shoqeri. Kjo gjithashtu per mendimin tim eshte nder shenjat e para te mos funksionimit normal te nje shteti dhe te nje shoqerie.

Per fatin e keq e njejta gje ndodhe edhe ne Prshtine, dhe nje nga te tillet, per te cilet ndjen dhembje te thelle shpirterore kur i sheh mengjeseve strukave dhe kthinave, me sulmoi nje dite deri sa po ecja rruges. Kalova per mrekulli me nje dhimbje kembe nja tre-kater dite, ne te cilen hengra nje shkelem. :ciaoo::ciaoo:
Ne kosove eshte nje ENT SPECIAL PER TE SEMURET MENDOR, por me kushte dhe mundesi te pakta. Dhimbja behet me e madhe kur e sheh se shoqeria elitare, nese munde ta quajme te tille, eshte e pandergjegjesuar dhe nuk ngre zerin e arsyes. Ne vendet e huaja them se shoqeria elitare dhe te pasurit bejne me shume, per te mos thene mbledhin mjete per kategori te tilla, por ketu ke ne duket se perveq mungeses se shtetit kemi edhe munges ELITE. :lexim:
 
Titulli: Të sëmurët mendorë

Të sëmurët mendorë qarkullojnë lirshëm në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

jo vetem ne kryeqytet, por ne cdo qytet..nuk ka gje me te tmerrshme,dhe te dhimbshme ne te njejten kohe...ndjen dhe frike dhe meshire kur i shikon..gjithmon e pyes veten..si i lejne keshtu, kaq lirshem ?????????!!!!!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Të sëmurët mendorë

Perderi sa skemi godina per ti mbikqyrur detyrimisht do jene te lire neper rruge, ne disa vende kemi pare qe i lidhin me litar dhe kjo nuk eshte zgjidhje.Duhet shteti te krijoje kushte sepse jemi me te vertet per gjynah skemi asgje qe funksionon.:(:(:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top