Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të rishikoht Ligji i provimit të maturës

f.0603233408510_m.jpg


Testi i maturës, i mbajtur para dy ditësh, është shoqëruar me parregullsi, për të cilat ekspertët e arsimit ia hedhin fajin Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Në anën tjetër, zyrtarët e MASHT-it kanë theksuar se nga analizat të cilat i ka bërë ministria për testin e organizuar para dy ditësh, kanë ardhur në përfundim se shumë parregullsi të cilat janë shfaqur në vitet e kaluara sivjet janë evituar.
Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Nehat Mustafa ka deklaruar për Telegrafin se testi i maturës i këtij viti ka qenë i organizuar shumë më mirë sesa në vitet e kaluara.

Ai ka theksuar se kanë ndodhur disa vonesa në fillimin e provimit të maturës, shumica prej tyre, sipas tij, kanë qenë të papërfillshme, duke e përjashtuar këtu Skenderajn ku testi ka filluar me vonesë për shkak të protestave që i kanë bërë maturantët kundër arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës (UاK) dhe vonesa që ka ndodhur në Obiliq për shkak të disa ngatërresave që kanë ndodhur me listat e nxënësve.

Zëvendësministri pret që kalueshmëria e testit do të jetë më e madhe sesa vitin e kaluar, veçanërisht në shkollat që kanë mision krijimin e studentëve të rinj, siç janë: gjimnazet, shkollat profesionale ekonomia, juridiku mjekësia.

“Nuk presim ndonjë mrekulli nga shkollat profesionale të llojit të shkollave teknike ose atyre të bujqësisë sepse edhe në fund të fundit misioni i tyre nuk është krijimi i studentëve por është aftësimi i tyre profesional”, ka deklaruar Mustafa.

Në anën tjetër eksperti i arsimit, Halim Hyseni mendon që problemi më i madh është administrimi i testeve, “sepse nuk po gjendet një formë efikase për të administruar testin, duke shtuar se çdo kund në botë kur administrimi i testeve dështon, testet anulohen”.

Ai vlerëson se dy nga shumë probleme të cilat i ka provimi i maturës janë testet e pastandardizuara dhe menaxhimi respektivisht administrimi i testit të maturës.

“Punën e parë që duhet ta bëjë MASHT-i, është rishikimi i Ligjit të provimit të maturës, i cili duhet të rishikohet dhe të amendamentohet. Ligji duhet të pësojë ndryshime, me të cilat do të përcaktohej saktë përmes disa neneve procesi i administrimit të provimit të maturës. Mendoj që derisa nuk zgjidhet problemi i administrimit dhe problemi i përcaktimit të kritereve të avancuara për standardizimin e testeve, nxënësit tonë nuk do të vlerësohen sipas meritës që kanë”, shprehet ai.

Hyseni tha se paradoksi i madh që ka ndodhur është se nxënësit të cilët kane qenë të bindur që do ta zgjidhnin testin, nuk kanë kërkuar rrugë alternative për zgjidhje. Ndërsa, sipas tij, ata që kanë qenë të dobët i kanë përdorur mënyra përmes të cilave e kanë manipuluar testin./Telegrafi/
 
Titulli: Të rishikoht Ligji i provimit të maturës

PO ca prisni kohe fushate aman ne shqiperi sidomos ne qytetet e vogla si burreli esht e pa mundur mos te kopjohet se njifen te gjith ... dhe po vune ato qe bllokojne tel do kopjojne te njeri tjetri ne klas kjo esht dhe me e pa drejte se si ai qe ka mesuar shum si ai qe ska msuar do marin nje note se te gjith do kopjojne te nx i mire aty te klasa ku kam qen un vjet ne dy provimet e para ska hap kush tel se lejonin lere se ca te kopjonin kur ata jashte skishin taman tezen kshu ka kopjuar vetem te nx emire :)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back