Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të rejat e fundit nga shkenca dhe mjekësia

Sa herë që shkenca zbulon diçka të re për kurimin e sëmundjeve hedh sytë pas për të gjetur të reja të tjera për një mjekim dhe trajtim sa më të saktë të tyre. Madje, shpeshherë kurimi i të gjitha sëmundjeve i nënshtrohet pikësëspari zbulimeve shkencore. Zbulimet dhe kërkimet shkencore kanë arritur në shumë konkluzione të rëndësishme për trajtimin e problemeve të shëndetit. Në këtë suplement ju do të gjeni informacione dhe trajtime të reja për shumë sëmundje. Tashmë falë zhvillimit shkencor dhe teknologjisë është arritur që shumë sëmundje të kurohen me sukses. Po ashtu, ky zhvillim shkecnor ka bërë që të gjenden zgjidhje edhe për sëmundje për të cilat më parë nuk ka pasur shërim.

Uji

Shkencëtarët gjermanë kanë zbuluar se si brenda një ore pas konsumimit të ujit të pastër, harxhimi metabolik i energjisë rritet për 24 pwr qind, ndërsa kjo nuk ndodh nëse pihet sasi e njëjtë e tretësirës fiziologjike. Sipas një teorie, mendohet se organizmi harxhon energji për ta bërë temperaturën e ujit të pirë të ngjashme me temperaturën trupore. Megjithatë, edhe pas eksperimenteve me ujë të ngrohur në temperaturë 37°C, janë arritur rezultate të ngjashme në harxhimin e energjisë. Kështu që mendohet se flitet për ndonjë proces të komplikuar fiziologjik. Studimet kanë treguar se rritja e harxhimit energjik pas konsumimit të ujit, te meshkujt pasohet me harxhimin e yndyrave, ndërsa organizmi i femrave i shfrytëzon më shumë karbohidratet.
Zëri i femrës
Shkencëtarët amerikanë nga State University of New York kanë pohuar se zëri i femrës në pjesën e muajit në të cilin ato janë në fazën e mbarësimit është shumë më joshës dhe tërheqës.
Zërat e femrave në pjesë të ndryshme të ciklit të tyre menstrual, u janë lëshuar personave me gjini të ndryshme. Rezultatet kanë treguar se të anketuarit kanë pohuar se më seksipilë kanë qenë zërat nga e njëjta fazë, në afërsi të ovulacionit. Këto rezultate tregojnë se hormonet seksuale ndikojnë në laring dhe në këtë mënyrë vjen deri te ndryshimet subtile në zërin e femrës, ndërsa në këtë fazë meshkujt ndjejnë tërheqje shumë më të madhe.
اokollata
Shkencëtarët nga Universiteti i Yale pohojnë se konsumi i çokollatës në shtatzëni zvogëlon mundësitë për shfaqjen e komplikimeve serioze të preeklampsisë (ngritja e shtypjes së gjakut te shtatzënat që shoqërohet me praninë e proteinave në urinë). اokollata përmban sasi të madhe të teobrominës, e cila stimulon punën e zemrës dhe kështu lëshon dhe zgjeron enët e gjakut, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësitë e shfaqjes së preeklampsisë. Teobromina shfrytëzohet në mjekimin e dhimbjeve në kraharor, rritjen e shtypjes së gjakut dhe në parandalimin e ngurtësimit të enëve të gjakut. Shkencëtarët shtojnë se teobromina mund ta rregullojë edhe qarkullimin brenda placentës duke bllokuar në këtë mënyrë stresin oksidativ.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back