Të penduarit e tatuazheve,
ja shpresa për ta
Shiko fotografinë 1729340
Infeksione, shenja të thella, mundësi infektimi me hepatitin B ose C ose më keq akoma me virusin Hiv, por edhe shumë dëmtime imazhi ose kujtime të hidhura të lidhura me atë tatuazh bejnë që numri i të penduarëve të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, madje ky lloj alarmi është përhapur edhe tek vipat ndërkombëtar. Shumë prej tyre i janë drejtuar mjekësisë estetike për ti eleminuar ato. Por a mund të hiqen, zhduken fare tatuazhet? Cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Në cilën periudhë të vitit mund të hiqet një tattoo? Këto janë disa nga pyetjet që zakonisht shtrojnë të penduarit e tatuazhëve, sidomos ata që duan të kerkojnë një punë të mirë dhe mendojnë se tatuazhi i pengon, ose ata që pasi janë ndarë nga partneri i tyre duan të eleminojnë emrin e gdhendur në trup dikur nga dashuria e madhe.
Mjekët japin përgjigje për të gjitha këto pyetje. Ata pohojne se tatuazhet mund të hiqen falë mjekësisë estetike pra lazerit. Një studio në Amerikë që drejtohet nga Patient’s Guide tregon se midis 2011 dhe 2012, numri i trajtimeve estetike për zhdukjen e tatuazheve përmes lazerit është rritur nga 32% në 40% dhe motivi kryesor ka qënë puna. Ndërsa në Itali sipas studimeve të fundit rezulton se heqja e tatuazhit lidhet mbi të gjitha me sferën sentimentale. Kjo është pohuar edhe nga Fox Neës. Burrat kërkojnë më shumë se gratë të zhdukin tatuazhin. Ndërkaq heqja e tatuazhit ka edhe vështirësitë e veta. Mjekët thonë se sa më i thellë të jetë ai, aq më vështirë është të hiqet. Ngjyra e bardhë është e pamundur të hiqet me lazer, ndërsa është më e lehtë e zeza dhe ngjyra blu pohojnë ata. Vipat po i drejtohen gjithnjë e më shumë mjekësisë estetike për të zhdukur tatuazhet e tyre, dhe fenomeni po njeh një përhapje botërore” pohojnë specialistët. Disa i heqin ato për të gjetur një punë të mirë, të tjerë për të fshirë një kujtim. Sot teknikat janë përmirësuar shumë, janë më pak të dëmshme dhe rezultati final është më i mirë se në të kaluarën. Rastet më të bujshme në rradhët e vipave që kanë shprehur dëshirën për të eleminuar tatuazhin janë: “shtëpiakja e dëshperuar” Eva Longoria, vullkanikja Angelina Jolie dhe “pirati” Johnny Deep; por edhe Jessica Alba, Megan Fox, Britney Spears e Paris Hilton i janë drejtuar mjekësisë estetike për të hequr tatuazhet e tyre. Melanie B, ish anëtarja e grupit Spice Girl, që kishte bërë tatuazh emrin e Eddie Murphy, babit të vajzës së saj, e ka hequr pas ndarjes me të.
ALMEDICUS