
Sipas dëshmive, ende të pjesshme, disa persona të armatosura me kallashnikov, të mbërritura me motoçikleta. Personat kanë hyrë në ambientet e shkollës ku studiojnë rreth 800 të rinj. Disa prej tyre janë kapur dhe tërhequr zvarrë por nuk dihet fati i qindra të tjerëve, që janë zhdukur pa dhënë asnjë sinjal.
Ushtria nigeriane ka ndërhyrë duke filluar një shkëmbim zjarri me personat e armatosur, ende të panjohur.
Nigeria vuan prej vitesh nga sulmet e grupit terrorist Boko Haram, të lidhur me ISIS, por zona nuk njihet si pjesë e aktiviteteve të tyre, ndaj autoritetet nigeriane ende nuk kanë zbardhur dyshimet e tyre.
A2news.com