Tuana
Nada é por acaso!
-
- Anëtarësuar më
- Mar 15, 2012
-
- Mesazhe
- 3,970
-
- Reagimet e mara
- 654
Njerëzit që kalojnë shumë kohë në Facebook janë më pak të lumtur me jetën e tyre. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarët e Universitetit të Gotenburgut në Suedi, të cilët tregojnë se shumë përdorues të internetit hyjnë në rrjetin shoqëror sapo ndezin kompjuterin. Kjo sjellje, sipas tyre, është një varësi nga e cila rrezikohen personat me të ardhura të pakta dhe ata me arsim të ulët- raporton Kosovapress.
Nga sondazhi suedez, doli se 85% e atyre që navigojnë në internet hyjnë çdo ditë në Facebook dhe gjysma e tyre kanë deklaruar se gjëja e parë që bëjnë pasi ndizet kompjuteri është hyrja te profili. Në sondazh morën pjesë 1.000 persona të moshës 18-73 vjeç.
Për sa i përket gjinisë, femrat janë në përgjithësi më aktive se meshkujt në Facebook./Viva/