Tê Mbledhim Thênie Tê Dijetarêve

WxP

Staf në FV.AL
Te dashur antar te ketij Forumi.Nese dini Ndoj Thënie ose Ndodhi te ndoj Dijetari apo qoft edhe thënie nga populli.
> Shkruani , Mesoni , Kujtoni < KETU .
 
Ajo që ke frikë të gjen. ELBASAN

Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita. ELBASAN

Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë. KOSOVث

Atë që pështyn, mos e lëpij. GJIROKASTثR

Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë. VLORث

Ay që hyn në lumë edhe do laget. KORاث

Burri flet përpara syve e jo pas shpine. ELBASAN

Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë. KURVELESH

Burri o të fal, o të var. GJIROKASTثR

Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër. SKRAPAR

Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal. SHKODثR

اakallit lëshoi ujkun. ELBASAN

اkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet. JUG

ا'pret nga ai që trembet ngas hija e tij. KURVELESH

Dajaku ka dalë nga xheneti. KAVAJث

Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra. DEVOLL

Derri do plumbin, nuk zihet me duar. LUSHNJث

Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë. LUNXHثRI-GJIROKASTثR

Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri. SHIPثRI E MESME

Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë. ELBASAN

Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri. JUG

E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm. PثRMET

Frika nuk e len lepurin me u majtë. SHKODثR

Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë. VLORث

Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë. KOLONJث

Fusha bën baltë, mali bën furtunë. MYZEQE

Gozhda nxjerr goxhdën. VLORث

Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin. SHKODثR

Guri i rrumbullkët nuk zë vend. JUG

Gjalpin e ruan kripa. GJIROKASTثR

Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën. KORاث

I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat. TIRANث

Ku do të dijë hëna se lehin qentë. VLORث

Ku ngul hunë var hejbet. JUG

Ku rafsha mos u vrafsha. FERIZAJ
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës". KOSOVث

Kur ke zemër ke edhe krahë. KRUJث

Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij. JUG

Kush kërkon gjen. PثRMET

Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash. JUG

Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën. DEVOLL

Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi. JUG

Pushka don pushkën. TROPOJث

Pyet detin sa lumenj derdhen në të. KOLONJث

Qeni i pangopur të ha. SKRAPAR

Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë. ELBASAN

Rrallë vritet burri që ka shumë armiq. JUG

Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi. JUG

S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat. BERAT

Shqerra që s'thërret mëmën humbet. JUG

Trimëria e kthen plumbin mbrapsht. JUG

Trimi e ka me vete fatin. VLORث

Trimin vraje, po mos e shaj. KOLONJث

Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin. JUG

Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet. ELBASAN

Amanetin e mban toka. SHKODثR

Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë. DUKAGJIN

Besa asht ma e fortë se vdekja. KRUJث

Besa e burrit, pesha e gurit. VERI

Burri i mirë flet një herë. KRUJث

Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre. ELBASAN

Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala. VLORث

Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë. SARANDث

Ku është besa aty është dhe shpresa. KORاث

Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë. SARANDث

Nga del fjala del dhe shpirti. JUG

Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë. VLORث
 
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz. JUG

Dita e mirë, që menatë njihet. ARBثRESHثT

Dita me diell duket që në mëngjes. MYZEQE

Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu. ELBASAN

Duhet ndarë kashta nga kokrrat. VLORث

Dy shaka bëjnë një të vërtetë. JUG

E treta e vërteta. DEVOLL

Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. GUCI

Foli derës të dëgjojë dritarja. VLORث

Foli plakës të dëgjojë nusja. JUG

Fshati që duket s'do kallauz. KORاث

Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan. JUG

Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë. BERAT

Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht. KORاث

Gjuha e ka rrënjën në zemër. VERI

Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin. VERI

Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë. DIBثR

Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë. JUG

Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama. VLORث

Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë. JUG

Kur fjala del nga zemra, godet në zemër. BERAT

Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer. VLORث

Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin. SHKODثR

Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas. PATOS

Mos e ban penin tra. DIBثR

Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë. KRUJث

Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj. ELBASAN

Nuk i gjenden gjarpërit këmbët. JUG

Nuk luan ferra kot. VLORث

Nuk mbulohet dielli me shoshë. JUG

Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë. VLORث

Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi. KORاث

Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë. KORاث

Rena a nana e tana të këqijave. KAVAJث

S'dalin dyzet ujqër nga një drizë. JUG

S'i bën mjekra priftërinjtë. JUG

Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim. KORاث

S'mbushet thesi me gënjeshtra. GJIROKASTثR

Shakaja është gjysma e të vërtetës. JUG

Ti kemi sahanët pa kapakë. JUG

Ustai, ustanë e njef në zanat. GJIROKASTثR

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat. SARANDث

Barku i gjerë, truri i ngushtë. JUG

Budallai shkon tek e ngasin. ELBASAN

Burimi i mirë duket në thatësirë. KRUJث

ا'i do qeni brekët. KORاث

ا'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson. PثRMET

اobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë. JUG

Deshi të vej vetullat, nxorri sytë. JUG

Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet. KOSOVث

Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot. JUG

E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija. JUG

Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë. KORاث

Gjej vendin e bëj kuvendin. ELBASAN

Gjuha dredhon se mendja e mëson. GJIROKASTثR

Hekuri rrihet sa është i nxehtë. BERAT

Humbi sëpatën, i rruat bishti. JUG

Kali i mirë shton torbën e tij. JUG

Kalit të mirë shtoi tagjinë. SHKODثR

Koha vjen për atë që di ta presë. VLORث

Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë. JUG

Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja. JUG

Kur gabon i mençuri çuditet budallai. MYZEQE

Lepuri në mal, kusia në zjarr. JUG

Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr. GJIROKASTثR

Ma mirë të kesh mend se pare. KOSOVث

Mendja është në majë të gjuhës. SHKODثR

Mendja e lehtë rëndon të zonë. KRUJث

Me një gur, ti vrave dy zogj. KUا-VLORث

Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua. TIRANث

Mos bëj petulla me ujë. DIBثR

Mos e humb si Xhaferri simiten. ELBASAN

Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës. KORاث

Mos hidh të thatën mbi të njomë. VLORث

Mos prish sixhaden të arnosh xhyben. LUNXHثRI

Mos shit qen të blesh këlyshë. KORاث

Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës. POGRADEC

Mos u mbyt me një pikë ujë. PثRMET

Ndoqe fillin gjete lëmshin. JUG

Në luftë duhen shtatë hile një trimëri. SKRAPAR

Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira. JUG

Nuk sheh syri po sheh mendja. JUG

Nuk të ngroh zjarri i kashtës. SKRAPAR

Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je". VLORث

O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj. KURVELESH

Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë. JUG

Peshku në det, kusija në zjarr. JUG

Për gjithë vend ka pleq me mend. VLORث

Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim. DARDHث

Po pate dhen gjen edhe bari. LIBRAZHD

Prishja e shtëpisë vjen nga mend. ELBASAN

Kam inat po nuk kam takat. BERAT

Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh. KORاث

S'mbartet ujë me shportë. SHKODثR

Si është vendi bëhet kuvendi. VERI

S'jepet një pelë për një thelë. JUG

S'ka varfëri i mençuri. JUG

Shtatin pyll e mendjen fyll. SHIJAK

Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë. JUG

Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot. KORاث

Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë. KRUJث

U habit pas lëngut, harroi thelat. JUG

Vajtëm për lesh e dualëm të qethur. KORاث

Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja. JUG

Vëthët i nxorra po vërët i kam. JUG

Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër. JUG

ا'bëhet rrallë, bëhet për mall. JUG
 
Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet. VLORث

Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb. KRUJث

Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet. JUG

As buka nuk haet vetëm. JUG

Atje ku luftojnë dy, fiton i treti. KORاث

Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra. SKRAPAR

Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut. BERAT

Lulja e këputur nuk lëshon më. MYZEQE

Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki. JUG

Mendja me mendjen, pjellin mëndje. JUG

Me një ka nuk bëhen pendë. JUG

Me nji tra nuk mban shtëpia. JUG

Mëson nga armiku më shumë se nga miku. JUG

Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtë. JUG

Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë. VERI

Miku harrohet po të largohet. PثRMET

Miku i mirë vjen nga porta. BERAT

Nuk bëhet stani me dhi të egra. VLORث

Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi. JUG

Njeriu pa shokë, si muri pa tokë. JUG

Miku i mikut tim, është edhe miku im. VLORث

Një krah s'mban kala. GJIROKASTثR

Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja. SKRAPAR

Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova. KRUJث

Për një shamatë, lypen dy veta. SARANDث

Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti. TROPOJث

Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara. JUG

Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë. VLORث

S'bëhet lëmi me një kalli. JUG

S'bëhet stani me lepura. MYZEQE

S'mblidhen lepujt në vath. JUG

S'mbushet thesi me një kokërr. LUKOVث

Syri është më i mprehtë se kordha. JUG

Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin. JUG

Shokë bashkë, e bukë veç. JUG

Trimi i mirë me shokë shumë. JUG

Shoku sa duhet, aq qortohet. KOSOVث

Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat. BERAT

Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë. VERI

Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë. LIBRAZHD

Uji fle, hasmi s'fle. LIBRAZHD

Ankohet kalorësi se po i varen këmbët. VERI

As nuk kam, as më mbarohen. KAVAJث

Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë. LABثRI

Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj. JUG

Bukë e kripë e zemër. KAVAJث

اilet dera, rritet ndera. VERI

Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet. ELBASAN

Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë. KOLONJث

Fshati digjet, Rrugaçë krihet. JUG

Fukara jam, po shpirtin nuk e kam fukara. VERI

I mirë për shokë, e i lig për vete. JUG

Bukën tënde ha, hall të botës qa. LUNXHثRI

اezma i lan të gjithë, veten nuk e lan. DELVINث

I fundit ja do qaj, ja do qeshë. LABثRI

I qan hallin kalorësit. DURRثS

I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit. POGRADEC

Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe". ELBASAN

Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen. JUG

Nga fryn era kthen gëzofin. DIBثR

Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë. KORاث

Keq më vjen, po dëm s'më bëhet. SKRAPAR

Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo. ELBASAN

Këpucari i ka këpucët e grisura. JUG

Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës. JUG

Kopraci s'të jep të zezën e ullirit. JUG
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë. SKRAPAR

Ku rënça mos u vrafsha. VLORث

Kur të kem me thasë, të të jap një trastë. SHIJAK

Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë. SKRAPAR

Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm. JUG

Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë. SHKODثR

Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar. ARBثRESHثT

Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë. KRUJث

Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat. KORاث

Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë. KAVAJث

Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet. JUG

Me çfarë syri do më shofësh, me atë do të shof. ELBASAN

Merr belanë e botës e vë në krye të votrës. ELBASAN

Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë. MYZEQE

Miku i thirrur, duhet përcjellun. MIRDITث

Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd. KRUJث

Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi. KRUJث

Mirmëngjes, me interes. FIER

Mos qesh në shok, se e gjen në kokë. KOSTUR

Mos e lëndo ku i dhemb. JUG

Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë. JUG

Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë. DELVINث

Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi. KAVAJث

O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha. BERAT

Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë. VLORث

Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan. KORاث

Prifti më përpara bekon mjekrën e tij. KOLONJث

Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku. KUا

Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot. SHKODثR

Qenit hidhi një kockë, të pushojë. SKRAPAR

Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar. FIER

Sevapi as shitet, as blihet. JUG

Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo. PثRMET

Ta shef bojën, sa ta ka nevojën. SKRAPAR

Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun. TROPOJث

Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët. JUG

Ustaj nuk ka shtëpi. MYZEQE
 
Njerzit shkojne mbas pasurise dhe diturine e kane lene pas vetes.

Sot njerzit vleresohen sipas pasurise dhe jo sipas diturise

Dituria eshte trashegimia e profeteve
Kurse pasuria eshte trashegimie e te pasurve

Dituria e mbron personin qe eke ate
Kurse pasurine duhet ta mbrosh

Dituria shtohet kur ia jep te tjereve kurse
Pasuria pakesohet
(pervec kur jepet me qellim per hire te Zotit)

Dituria e shoqeron njeriun si pune dhe pas vdekjes
Kurse pasuria jo
(pervec kur ka bere dicka me te qe u vjen ne sherbim njerzve)

Dituria e gjykon pasurine

Dituria e mire mberrin tek njeriu I mire I cili punon me te sepse puna me diturine te bent e mire
Pasuria mberrin tek cdo njeri dhe tek I mire dhe tek I keqi

Per dituri kane nevoje edhe mbreterit
Kurse per pasuri vetem te varferit.

Pasuria te ben rob te dynjas
Kurse dituria rob te ahiretit

Pasuria eshte shkak qe njerzit te grabisin ose te mbysin kurse dituria eshte shkak qe ti kenaqesh njerzit dhe ato te duan dhe te ruajne.

Dituria mbartet me vete ne cdo vend kurse pasurine jo.

Dituria ta shton friken dashurine shpresen mbeshtetjen sinqeritetin ndaj
Zotit kurse pasuria behet shkak qe te largohet keto.

Dituria mund te humbase vetem nese nuk e perserit kurse pasuria mund te humbase dhe kur je ne gjume.

Dy gjera e pengojne njeriun te marri dituri mendjemadhesia dhe turpi.
Tek cdo njera ai heziton te marri dituri.

Dituria nga I vogel te bent e madh.Sic thote nje dijetar islam ishim te vegjel dhe me dituri Zoti na ngriti e na beri te medhenj.

Per dijetarin lutet dhe peshku qe eshte ne det.

Dituria I udhezon njerzit ne rruge te drejte kurse pasuria ne te shumten e rasteve I humb.
 
Arsyeja Dhe Filozofia
1.Arsyeja eshte nje arme me e forte se shpata
2.Mund te kemi shoqe fantazine, por si udheheqese duhet te kemi arsyen(S.Xhonson)
3.Ajo qe mendon u perket te gjitheve, vetem ajo qe ndien eshte e jotja.(Shiler)
4.Gjykimet qe japim per te tjeret, nganjehere tregojne cfare jemi vete.(A.Graf)
5.Kush nuk do qe te arsyetoje eshte fanatik, kush nuk di te arsyetoje eshte budalla dhe kush nuk guxon te arsyetoje eshte skllav i te tjerve.(Drymond)
6.Filozofia e vertete shikohet tek selljet dhe jo tek fjalet.(Bone)
7.Kush jam? ا’duhet te bej? ا’mund te besoj dhe te shpresoj? Kjo eshte filozofia.(Lihtenberg)
8.Kush nuk di te komandoje duhet te bindet(Mirsasdi)
 
Gabimi
1.Te gabosh eshte njerzore, te ngulmosh ne gabime eshte marrzi.(Ciceroni)
2.اdo njeri qe punon gabon.(Gete)
3.Nga gabimet e te tjerve i mencuri korrigjon vetveten.(Gete)
4.Pagabueshmeria e femres vlen sa trimeria e burrit.(Gete)
5.Dikush gabon nga frika qe ka se mos gabon.(Lesing)
6.Njeriu qe s’gabon, zakonisht s`ben asgje.(Felps)
7.Nese doni qe goja juaj te mos gaboje, keni parasysh keto pese gjera: kujt i flisni, per cilin flisni, si flisni, kur dhe ku flisni.(Anonim)
 
Guximi
1.Fati ndihmon te guximshmit.(Virgjili)
2.Suksesi eshte bir i guximit.(Volter)
3.Kuraja nuk mund te fshihet: eshte nje virtyt qe i shpeton hipokrizise.(Napoleoni)
4.Lufta provon trimin, zemerimi te diturin, fatkeqsia shokun.(Anonim)
5.Frikacaket vdesin shume here para vdekjes se tyre; trimat e provojne vetem nje here vdekjen.(Shekspir)
6.Eshte nje akt i bukur dhe me vlere te perbuzesh vdekjen; por aty ku jeta eshte me e tmerrshme se vdekja, vlera me e madhe eshte te guxosh te jetosh.(T.Braun)
 
Dituria
1.Dhoma pa libra eshte si trupi pa shpirt.(Ciceroni)
2.Kur dikush thote se di te gjitha, do te thote se sdi asgje.(Varoni)
3.اdo deshtim i meson njeriut dicka, ne rast se ai do qe te mesoje.(Dikens)
4.Nuk ka erresire me te madhe se padituria.(Shekspire)
5.Te mesosh eshte hapi i pare, te jetosh eshte hapi i dyte.(Hygo)
6.Nese te diturit nuk do te benin gabime, budallenjte do te deshperoheshin.(Gete)
 
Titulli: Tê Mbledhim Thênie Tê Dijetarêve

Njeriu në jetë ka nevoj për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim


Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë


Nga ferri i te varferve eshte bere parajsa e te pasurve


Kalliri i misrit që është plot e mban kokën poshtë, Ai që është bosh kërcen përpjet
Enver Hoxha


Mos e harro, njerëzit kanë nevojë për të qeshur ndonjëherë më shumë sesa për ushqim
" Anna Fellows Johnston"
 
Titulli: Tê Mbledhim Thênie Tê Dijetarêve

Pesimisti gjen vështiresi në çdo rast, Optimisti gjen raste në çdo vështiresi.
Curcill"


Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…
" Dritëro Agolli"



U zumë të dy aq shumë për punën
Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!
Eh, budalla!
Edhe dhëmbët zihen me gjuhën,
Zihen dhe bashkë rrinë
Dritëro Agolli"


Të kesh një zemër prej fëmije nuk është turp. Eshtë një nder
Ernest Hemingway"
 
Titulli: Tê Mbledhim Thênie Tê Dijetarêve

Njerëzit përçmojnë atë që s’e kuptojnë
J. V. Gëtte


Nje grua mund te duket me mire nese ndihet mire nen lekuren e saj.Ketu nuk hyjne as fustani e as tualeti,por menyra se si shkelqen
Sofia Loren



Nuk i ngjan më asnjërës, që kur të dashuroj unë
Pablo Neruda



Fytyra shohim, por zemrat s’i njohim
K.Alhysa


Fatkëqesitë tregojnë kush janë shokë të vërtetë
Aristoteli


Një buzëqeshje mund të jetë më e ndritshme se dielli, më e ëmbël se mjalti, më e çmuar se një diamant
Anna Candelo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top