Të mashtruar në Facebook, refugjatët nga Lindja tërhiqen nga Selaniku

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Të mashtruar në Facebook, refugjatët nga Lindja tërhiqen nga Selaniku[/h] 2637827.jpg

Pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme me policinë, emigrantët që kishin nisur marshimin e tyre drejt Europës, me idenë se kishte një rrugë të lirë nga Shqipëria, duket se kanë filluar të tërhiqen.

Mediat greke në Selanik raportojnë se ka nisur tërheqja graduale e refugjatëve nga kampi joformal i ngritur në mëngjesin e të enjtes në Diavata.

Tre ekipe të Ministrisë së Politikës Emigracionit greke kanë mbërritur në Qendrën e Mikpritjes Diavaton dhe kanë nisur të marrin refugjatët për t’i shpërndarë në tre destinacione të ndryshme.

Njëri grup do të shkojë në Larisa, Volos dhe Athinë. I dyti do të shkojë në Epir dhe i treti në Lagadikia, Drama dhe Kavala.

Koordinatori i Greqisë veriore dhe Epirit në Departamentin e Politikave të Migracionit, Nick Ragos theksoi janë bërë përpjekje të shumta që refugjatët dhe migrantët të binden se informacioni që kanë marrë nëpërmjet rrjeteve sociale se mund të kalojnë kufirin të lirë është i rremë.

Siç u përmend, ka vazhdimisht postime kryesisht në Facebook që propagandojnë informacion të gabuar në mesin e refugjatëve nga Lindja, të tilla që Këshilli Europian do të takohet për të hapur kufirin dhe se OJQ-të presin me autobusë për transportin e tyre diku tjetër.

Sipas tij, tashmë rreth 30-40 njerëz kanë shprehur synimin e tyre për të lënë vendbanimin joformal dhe kanë filluar procedurat e tyre të regjistrimit në mënyrë që të hipin në autobusë dhe të largohen.

Prej këtyre njerëzve, rreth 15 prej tyre kanë shkuar për në Athinë me shpenzimet e tyre.
 
Nuk arrij te kuptoj se si Greqia arrine te perballoj nje kapacitet fluksi kaq te madh rrefugjatesh nga vendet e luftes.
 
Back
Top