Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të luftosh gripin duke u parfumosur

Eh sa të urta gjyshet! Ato kanë një zgjidhje për gjithçka, edhe për gjërat më të paparashikuara. Një prej tyre, është edhe mundësia për të luftuar një grip të mirë, një nga ato sëmundjet që na bën shoqëri përvit dhe që është aq bezdisëse.

Pa menduar për efektet e medikamenteve, ato e kishin një zgjidhje edhe në këtë rast... parfumoseshin, vetë, një shami, ose aromatizonin ambinetin. Në ndihmë u vinin esencat natyrale të bimëve të ndryshme.

Së fundi, një gjë e tillë është provuar edhe shkencërisht, pasi disa esenca natyrale përhapen në ajër dhe që andej futen në organizëm e gjak, duke vepruar si ilace të vërteta. Sipas shkencëtarëve francezë, ث. Kellner e Kobert kanë thënë fjalën e tyre që nuk ndryshon shumë nga ajo e gjyshëve qëmoti.

Prova më e mirë është edhe një pikë esence në facoletën që përdorim për hundët dhe pastaj ta nuhasësh vazhdimisht. Ose, ta përhapim aromën me sprucim në ajër në ambinetin ku rrimë.

Kështu, studimet kanë treguar se pak pika esencë limonimund të neutralizojnë stafilokokun e artë, (që sipas mjekëve është shumë rezistent edhe ndaj antibiotikëve dhe kurave të ndryshme)në pak kohë vetëm duke e përhapur aromën në ajër. Kurse esenca e mentes vepron kundër kolitit.

Me pak fjalë është rasti të themi se mund të bashkojmë të domosdoshmen me kënaqësinë, dmth, të parfumosesh për të ardhur erë e mirë dhe duke luftuar në të njëjtën kohë edhe sëmundjet.

Për të ndihmuar organizmin në luftë kundër gripit besoni në disa esenca:ekualipti, pisha, livando, limoni, canella, rosmarina. Mund të përdoren një ose një bashkim i tyre. Por bëni kujdes; më parë duhet të jeni të sigurt që këto aroma nuk ju shkaktojnë alergji, e për këtë është e udhës të këshilloheni me mjekun tuaj.


Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back