Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Të kopjosh në shkollë, është e gabuar. Si t’ua shpjegosh fëmijëve?

Simona Ravizza
Përgatiti: Miklovan Lugaj, shkëputur nga “Corriere della Sera”

images-23.jpg


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e fundit që ka lëshuar alarmin për fëmijët që kopjojnë në shkollë ka qenë gazetarja e Wall Street Journal, Sue Shellenbarger, në një nga rubrikat e saj “Work & Family”, dedikuar punës dhe familjes. Për çdo moshë të nxënësit jepen sugjerime për t’i shpjeguar se mashtrimi në bankat e shkollës është gabim.

Në Itali, numri i fëmijëve që kopjojnë (në mënyrë të rregullt, apo të rastit) arrin në 34% që në shkollën fillore, një sjellje e përhapur dhe tolerante. “Mashtrimet në shkolla janë një provë e vërtetë dhe e përgjithshme e paligjshmërisë, por paraqiten si veprime sporadike të parëndësishme, ose episode të zakonshme—denoncon sociologu i Universitetit të Urbino-s, Marcello Dei. Mbi këtë argument ai ka publikuar një studim në revistën “Minori Giustizia”.

Për ta thënë si një metaforë teatrale, në Itali, shfaqja e mashtrimeve në bankat e shkollës nuk merr ton serioz dhe të dhimbshëm të një drame, por i përket gjinisë së komedisë së lehtë, pikërisht italiane.

Por kush ekzagjeron? Janë shumë të ngurtë prindërit jashtë shtetit, apo janë nënat dhe baballarët italianë shumë tolerantë?! Atëherë, si duhet të sillesh me fëmijët që kopjojnë në shkollë? Ky fenomen u përhap nga të ashtuquajturit sipërmarrës dhe shkrimtarë të famshëm.

Luca Cordero, në kohën kur ishte në krye të “Confindustria”, u kishte rrëfyer studentëve të Universitetit të Romës: “Në shkollë isha kampion për të kopjuar dhe kjo tregon se edhe ai që kopjon ka shpresa për të ecur përpara”. Më parë, në vitin 1997, Claudio Magris në rreshtat e Corriere-s kishte shkruar:

Lavdërimi i kopjes «Të kopjosh është një detyrë, shprehje e besnikërisë dhe e atij solidariteti vëllazëror me atë që ndan fatin tënd (s’ka rëndësi nëse kjo ndodh për një orë apo më shumë) që përbën themelin e etikës. (…) Ai që di më shumë nga informatika ose nga latinishtja në krahasim me shokun e bankës dhe nuk përpiqet ta ndihmojë, do të mbetet gjithmonë një kopuk».

Të butë shpesh janë dhe profesorët, që në raste të tilla kthejnë kokën për të mos parë kush kopjon. Kështu, në ditët e fundit drejtuesit e Shoqatës Kombëtare dhe personalitete të larta të shkollës u detyruan t’i shkruajnë ministres së re të Arsimit, Maria Chiara Carrozza: «Së shpejti do të fillojnë provimet shtetërore-nënvizojnë dekanët- Një moment i rëndësishëm i dhënë në kushtetutën tonë, besueshmëria e së cilës në vitet e fundit është prekur fuqishëm nga raportimi i shumë rasteve në të cilat nuk është garantuar sjellja e duhur e provave.(…) Me peshë është gjithashtu një mungesë e përhapur e qëndrueshmërisë në zbatimin e rregullave, të cilat së bashku me një “mirëkuptim” të gabuar ndaj studentëve, çon në një tolerancë madje dhe justifikon ndihma të panevojshme».

Apeli: “Mos i lini më studentët të kopjojnë”, është një refren i porsa rilançuar nga Gruppodifirenze.blogspot, që është një fushatë e shkollave për meritën dhe përgjegjshmërinë. Sociologu Marcello Dei është kategorik: «Nga mashtrimet në shkollë, deri te paligjshmëritë e përhapura në jetën publike dhe private të vendit, ka një vijë lidhëse. Respekti i ligjshmërisë nis që në bankat e shkollës».

T’i shpjegosh fëmijës se si t’i rezistojë tentativës për të kopjuar, është një sfidë e rëndësishme: «Sugjerimi im është të mos e fajësosh asnjëherë, sidomos kur është 5/6 vjeç, ku nuk arrin të perceptojë kuptimin negativ që të rriturit kanë për ‘të kopjuarit”, – shpjegon Emanuela Confalonieri, psikologe e Universitetit Katolik. «ثshtë më mirë që të kuptojë se duhet të gjeni së bashku një mënyrë që të bëjë detyrën e kopjuar në një formë tjetër”. Pas një studimi të 2008, disa psikologë amerikanë të Ohio State janë shprehur se: «Kush nuk kopjon, ka më tepër personalitet». Por të kesh personalitet sot, përbën një avantazh? Kjo në fakt është një çështje tjetër…
 
Titulli: Të kopjosh në shkollë, është e gabuar. Si t’ua shpjegosh fëmijëve?

esht pak e veshtir por mund ti thuash qe me mir lodhu ca lexo edhe i di tpakten disa gjera sesa te tkap zysha ,me kopje e te te ofendoj midis klases
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back