Të jetosh si Romeo e Zhuljeta në shëkullin XXI

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të jetosh si Romeo e Zhuljeta në shëkullin XXI Mentaliteti i dy familjeve shqiptare detyron të rinjtë të fshehin dashurinë

Edhe pse jetojmë në shekullin e XXI ende mentaliteti ndikon në jetënb e të rinjve shqiptarë. E ndikimi i tij ndihet padyshim në lidhjet e raportet dashurore që krijojnë të rinjtë. E këto mentalitete mund të ndikohen për shkak të fesë, përkatësisë etnike, moshës,etj. shpesh herë na duket sikur këto mendime janë shuar, por e vërteta duket të jetë ndryshe, sidomos për disa zona të vendit. Pre e ndrydhjes që shkakton ky mentalitet duket të jetë bërë dashuria e dy të rinjve, të cilëve iu desh të kalonin një sërë peripecish për të triumfuar dashurinë e tyre. Historia e Romeos dhe Zhulietes rikthehet në kohë, por kësaj radhe fatmirësisht jo me fund tragjik. Mentaliteti i ndrydhur i familjeve shqiptare ka detyruar dy të rinj të fshihen për të mbrojtur dashurinë e tyre. Shkak për këtë është bërë diferenca e moshës dhe prejardhja e vajzës, e cila ka lindur në Gjilan të Kosovës. Personazhi është Blendi, një djalë 22-vjeçar, i cili dashurohet me një vajzë nga Kosova, Valdeten, midis të cilëve ka një diferencë prej 10 vitesh. Të detyruar të largohen nga familjet përkatëse, për shkak të mentalitetit të rinjtë i drejtohen gazetës për të treguar peripecitë më të cilat janë përballur gjatë këtyre muajve. Sipas Blendi Nonit, i lindur në Komunën Polis të rrethit të Librazhdit, “Dashuria nuk njeh moshë, krahinë, bindje politike apo besim fetarë”. Tërësisht i çliruar nga komplekset i riu nga Librazhdi, rrëfen kërcënimet e kryefamiljarit të tij, i cili i ka thënë se nuk do t’i japë kurrë pëlqimin për lidhjen më Valdeten. Babai i Blendit, gjatë sherrit të bërë fillimisht ku u vu në dijeni të kësaj lidhje ka deklaruar se do të preferonte t’i flijonte këta të rinj, sesa të shikonte të birin që të martohej me një vajzë nga Kosova dhe aq më shumë një diferencë të madhe moshe. Të rinjtë martohen në fshehtësi dhe përballen me kërcënimet e familjarëve, të cilët ende nuk kanë hequr dorë nga tentative për të frenuar këtë dashuri.
Rrefimi Blendi Nonit
“Historia jonë e ka zanafillën pikërisht në qytetin e bukur bregdetar të Durrësit, ku në plazh në lagjen “Iliria”. Unë isha i punësuar në një lokal, si kamerier duke qenë se ky lokal e respektonte 8-orarëshin mbasdite, unë isha i lirë dhe kështu që shkoja të lahesha në det, pikërisht këtu unë do të njihesha me dashurinë e jetës time Valdeten. Duke thurur ëndrrat tona të bukura si çdo i ri, vendosem të lidhim jetën bashkë, pa e ditur që kjo jetë do të na lodhte shumë. Mbasi kalojnë disa muaj ne e mbajmë lidhjen tonë në jetë nëpërmjet telefonit e internetit. Unë i detyruar vendosa t’i tregoj familjes time për nusen time të ardhshme Valin. Pikërisht këtu nisin peripecitë. Asnjë nga familjarët e mi nuk ishin të mendimit të jemi ne të dy bashkë, duke pohuar babai, ti me kosovare? Dhe aq më tepër me kaq diferencë në moshë? Kurrë jo! Nëse ju vendosni të jeni bashkë po me detyroni t’i them burgut hapu duke ju vrarë të dyve si qen”, rrëfen Blendi. I trembur nga kërcënimet djaloshi mendon t’i drejtohet organeve të drejtësisë. “I irrituar nga këto gjëra dhe aq më tepër i trembur për jetën time, mendova që të drejtohem në stacionin policor të Librazhdit, për të denoncuar këtë rast mbasi jeta ime dhe e Valit ndodhej në rrezik. Duke parë se shkaktari kryesor i të gjithë kësaj ishte babai im, nuk më lejoi ndërgjegjja të bëja një gjë të tillë pasi normalisht ishte shkelje e të drejtave të njeriut. Babait tim do t’i duhej të përballej me burgun, arrita në përfundimin që të mos bëja padi ndaj tim eti, pasi ai ishte edhe kryefamiljar e duhej të mbante edhe familjen. Kështu që duke parë që nuk kisha rrugëdalje tjetër detyrohem të udhëtoj për në Kosove ku takohem me Valin, i përmalluar për të, duke qarë i tregoj për ndodhitë më në detaje mbasi i kisha thënë edhe në telefon. Të mërzitur nga ky fakt, nuk kishim rrugë tjetër dhe detyrohemi që të merrnim një vendim. Për të mbajtur dashurinë tonë në jetë duhej që ligjërisht të ishim burrë e grua! Mbasi e mendojmë më në detaje udhëtojmë për në Librazhd që të dy për të lidhur kurorën. Pikërisht më datën 25.06.2009 ne ndodhemi përpara rrezikut mos po takohemi me ndonjë nga pjesëtarët e familjes sime, njëkohësisht përballë komunës “Polis” për të lidhur kurorën. Me ndihmën e dy punonjësve të komunës të cilët pranojnë të bëhen dëshmitarë, ne zyrtarisht po më këtë datë, pra më 25.06.2009 ne shpallemi burrë e grua”.

Valdete Zuzaku: Rrëfimi

Duke parë se si kishin rrjedhur gjërat me Blendin shkoj në Gjilan dhe i tregoj familjes time. Në familjen time bëjnë pjesë, vëllai që është njëkohësisht edhe kryefamiljar, motra si dhe nëna që është që 11 vite në dializë, dhe babai që është invalid duke pasur një problem me dëgjimin. Mbas shumë mundimesh arrita që t’iu mbush mendjen që ata të pranonin Blendin si dhëndrin dhe burrin tim, në një farë mënyre i vumë gjërat në vijë, vendosëm që të jetojmë në Prishtinë mbasi e pamë se nuk kishim rrugë tjetër. Fillimisht na strehon tezja ime në shtëpinë e vet, mbasi kishte kaluar një muaj vjen edhe kërcënimi i parë nga familja e Blendit në Shqipëri. Babai i telefonon Blendit duke ju kërcënuar që do të vij në Kosovë e do t’iu vras që të dyve dhe atyre që ju strehojnë. Duke parë që shpresat që ne të ishim bashkë sa vinin e dobësoheshin, mbasi kisha gjetur punë, kisha një jave që punoja. Babai më telefonon sërish duke më shantazhuar sërish së do të më vriste nëse më gjente. I trembur nga ky fakt nuk kisha vetëm frikën se do të na vrisnin, por në këtë rast rrezikohej edhe jeta e familjes se Valit.TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top