Te jetosh 100 vjet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Gazeta "Time" boton studimin 30-vjeçar për rregullat që duhet të ndiqen për jetë të gjatë

Nëse bën një jetë të shëndetshme, zbaton me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100 vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t'i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.

Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.

Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Ushqimet

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas përëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- اdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. اajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- ثshtë mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. ثshtë një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Stërvitje dhe joga
1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
4- Sistemi ftohës- اlodhja furnizon freskinë e trupit.
5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetësës rritet.
11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt.
14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
16- ثshtë e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetësës.
18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Shumëllojshmëria
1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtëë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.
8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
9- اdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier më pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
10- اdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.
 
14 mënyra për të jetuar më gjatë

1- Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Bëni jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në prill 2004 në një gazetë amerikane dhe treguan se “frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

3- Mbani kafshë shtëpie
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë te psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës te personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

4- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë, është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen me ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

5- Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, 24% e amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $, janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më i plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetësë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres, një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë, por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

6- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dorë” vdekjen në moshë të hershme të shumë duhanpirësve.

7- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit, janë rreth tri herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtëë nga supet tuaja.

8- Konsumoni antioksidantët
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.

9- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmijë në disa raste, janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi.

10 - Jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes, një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore iu mbajnë në peshë, por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme, ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

11- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.

12- Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas ekspertëve, nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh, por të mundohesh të mos shëndoshesh.

13- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. اelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër”, shprehet Dr.David Fein.

14- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të përqendroheni te fjalët.
 
Ushqimi i duhur për të jetuar 100 vjeç

Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigante, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikmëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha. Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i kushtohen jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet. Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë. ثshtë partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzhaimerin, demencën, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzet mijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla). Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. ثshtë e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12.

Ilaçi i shumë sëmundjeve
Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL.
Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik u ndihmon shumë të sëmurëve kronikë, meqenëse në të njëjtën kohë mban sëmundjen nën kontroll dhe pengon keqësimin e gjendjes. Analiza e 163 studimeve me më shumë se 22 mijë pacientë, ka treguar se është shumë me rëndësi që të sëmurët kronikë të edukohen me qëllim që të nxitet aktiviteti fizik i tyre. Sipas këtyre analizave, suksesi i edukimit nuk varet nga mosha, gjinia, apo statusi socio-ekonomik, mirëpo pacientët që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme (p.sh. ata me sëmundje kardiovaskulare dhe diabetikët) është vështirë që të binden për të ushtruar. ثshtë me rëndësi se në kuadër të edukimit të pacientëve të përfshihet qëllimi i qartë, ndryshimet në mënyrën jetësore, kohën e caktuar të ushtrimeve, inkurajimin dhe dhënien e lëvdatave për pacientët të cilët iu përmbahen rregullave dhe nxitjen e vetë-kontrollimit.
 
Si ti shtoni jetës suaj 14 vjetë

Mjafton te perdorni kater rregulla te thjeshta. Mos pini duhan, rregulloni pijen e alkoolit, beni aktivitete fizike dhe hani kater porcione me fruta e perime ne dite.

Ideja per nje jete te pafundme nuk ekziston, por te jetosh 14 vjet me shume, tashme eshte e mundur. Mjafton te perdoresh kater rregulla te thjeshta. Mos pi duhan, rregullo pirjen e alkoolit, bej aktivitete fizike dhe ha kater porcione me fruta dhe perime ne dite. Te pakten ky eshte konkluzioni i nje studimi anglez, publikuar ne revisten “PLOS”, qe e ka konfirmuar gjatesine e jetes duke u mbeshtetur ne kater pikat e zgjidhjes per nje ekzistence me te forte.

Sjelljet e sugjeruara nuk kerkojne nje force te madhe, por vetem nje bashkim te thjeshte. Nga njera ane te privon nga cigarja dhe nga nje shishe me pak ne shoqeri dhe, nga ana tjeter, te jep mundesine te shtosh kohen. Por kujdes, te ndjekesh te kater rregullat nuk do te thote te largosh te gjithe alkoolin apo te perdoresh pa fund fruta e perime. Nje diete pak e ekuilibruar do te kishte nje efekt shume te mire. Dhe me pas, nje shishe me vere here pas here, sipas disa studimeve, mund te ndihmoje me shume ne anen kardiovaskulare.

Studimi

Studimi i revistes eshte ne pergjithesi interesant, pasi eshte i pari ne te cilin vijne te analizuara ne te njejten kohe faktore te ndryshem ne relacion me shendetin. Deri tani, ne fakt, kerkimet nuk kane pasur ndonje rezultat shume te madh, mbi te gjitha kur konsiderohen te njeanshme. Por bashkimi, siç eshte vene re, mund te beje ndryshimin. Per te verifikuar efikasitetin e kater rregullave, kerkuesit, te drejtuar nga Kay-Tee Khau ne Universitetin e Kembrixhit, kane ekzaminuar mes viteve 1993-1997, gati 20 mije persona ne Norfolk te Britanise se Madhe. Burra dhe gra, te moshes nga 45 deri ne 79 vjeç.

Rezultatet qe jane marre ne perfundim jane nxjerre ne nje liste ne vitin 2006. Pjesemarresit, te gjithe me shendet te mire, kane plotesuar nje pyetesor dhe ne baze te pergjigjeve qe kane dhene, eshte bere nje renditje e pikeve nga zero ne kater. Numri zero ka qene per ata qe ishin me te çrregullt me shendetin, si ata qe tymosnin, pinin, nuk benin sport dhe urrenin frutat e perimet. Per te tjeret eshte vene nga nje pike per çdo variant pro jetes. Nuk tymos, nje pike. Te pish maksimumi deri ne 7 shishe me vere ose birre ne jave, nje pike. Te kryesh aktivitete fizike, edhe nje pike tjeter. Niveli yt i vitamines C ne gjak eshte konstant, pasi permban pese porcionet e zhvillimit mes frutave dhe perimeve ne dite, nje pike me shume.

Rezultatet

Pasi kane kryer eksperimentimin dhe kane nxjerre rezultatet ne vitin 2006, kerkuesit kane konstatuar se individet me pike zero, kishin nje probabilitet per te vdekur shume me shpejt se ata qe kishin nje regjistrim me kater pike.

Nga ana tjeter, per ata qe rrezikonin te kishin nje rezultat identik si te paret, eshte ajo e vdekjes me shpejt se 14 vjet me shume. Nderkohe, kerkuesit kane theksuar se personat te cilet sipas rezultatit kane pasur kater pike, rezulton te jetojne 14 vjet me shume se mesatarja e jetes se tyre te zakonshme. Ne mbyllje, kush nuk ndjek nje aktivitet gati te ngjashem si ky, rrezikon te humbase 14 vjet te jetes.


revista spekter
 
Nese jan vetem keto qe thua, jam ne rregull ateher i kam ne xhep edhe katermbedhjet vjet.
 
pse nqs pi duhan e ke jten e shkurter???
nje plak eshte 103vjet dhe ron per bukuri qe ne moshe 17 vjecare ka pire duhan deri me sot...per mendimin tim nuk do tre thote gje kjo.....
 
pse nqs pi duhan e ke jten e shkurter???
nje plak eshte 103vjet dhe ron per bukuri qe ne moshe 17 vjecare ka pire duhan deri me sot...per mendimin tim nuk do tre thote gje kjo.....

Nek eshte vetem ajo plaka aty por edhe nje tek lagja ime qe e ka filluar duhanin qe e vogel dhe tani duhet te jet diku tek 95 vjece.
por mos harro se vetem keto te dyja jan se te tjeret kaput.
 
si du fare , 14 me pak 14 me shume njesoj eshte
 
Doni të jetoni gjatë, ja sekretet që shtojnë vite

Të zgjatësh jetën është e mundur. Shkencëtarët bazuar në të dhënat e atyre që ndjekin me përpikmëri rregulla të caktuara deklarojnë se me pak fare mundim mund të shtosh vite jetë.

Të zgjatësh jetën është e mundur. Shkencëtarët bazuar në të dhënat e atyre që ndjekin me përpikmëri rregulla të caktuara deklarojnë se me pak fare mundim mund të shtosh vite jetë. Për këtë, sipas tyre është e rëndësishme të ndjekësh disa zakone të shëndetshme e të heqësh dorë nga disa vese, që bëjnë veçse keq.

Së pari, e mbi të gjitha mos pini duhan dhe lëvizni përditë. Aktiviteti fizik ju mban të rinj dhe gjithmonë aktiv.
Mos harroni të qeshni. Studimet kanë treguar se 15 minuta qeshje në ditë të bëjnë të përfitosh plot 8 vite jetë.

Ushqimi është shumë i rëndësishëm. Një porcion domatesh në ditë zvogëlon deri në 30% rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Të dhurosh gjak është një gjë e shëndetshme për zemrën: kush e bën zakonisht është 17 herë më pak i rrezikuar për të pasur një atak kardiak.

Duhet të zgjeroni mendjen. Të mësosh diçka të re, një gjuhë të huaj, një instrument muzikor si dhe të lexoni vazhdimisht.
Të bësh dashuri, ul kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut, favorizon qetësinë. Në mëngjes, më pak sheqer në gjak ndihmon të dobësoheni.
Dhë në fund, jo më pak e rëndësishmja: martesa nuk është burim stresi: një studim i fundit ka treguar se meshkujt e martuar jetojnë mesatarisht 3 vjet më shumë se ata single.

Shekulli
 
me pelqejne keto formulat magjike per te shtuar jeten:D

ama se di se ku i lene kta gjithe alimentet JOBIO qe jan ne treg + gjithe E qe kan ushqimet ne supermarket+ ndotja e ajrit.....


jan te shendetcem ata qe jetojne ne per fshatra e han ushqime te freskta te bera nga dora e tyre....jo ne qe jemi ne qytet.....

Se dhe po nuk pive ti duhan , pi komshiu e prap mer dhe ti tym...dhe "duhanxhiu pasiv" [dmthn qe nuk pi...por mer tymin nga te tjteret...pa dashje] eshte me irezikshem se sa aji aktivi....
 
9 menyrat per te jetuar 100 vjet

1. Filloni diten me drithera te ndryshme.Nje pjate e madhe me drithera dhe qumesht me pak yndyre, perben nje mengjes te mire. Proteinat, vitaminat,qe kane dritherat, te ndihmojne qe te fillosh nje dite plot energji.
Rezultatet: Nga kerkimet rezulton se te gjitha femrat nga mosha me te reja qe kane perdorur drithera ose oriz te zi, jane me pak ne rrezik te pesojne atak zemre ose kancer. Jo vetem keto, por edhe silueta e trupit eshte mjaft e mire, normale dhe te ben te ndjehesh bukur.

2. Shijo cdo dite nje filxhan caji te ngrohte.Kjo ndihmon trurin te zgjohet. Caji permban nje lende kimike antitoksike, e cila ve ne levizje te persosur qelizat e trurit. Nese e perdor cdo dite do vesh re fuqine dhe nje relaksim te organizmit tend. Fuqia juaj do jete ne nje stad te larte edhe pas 12 oresh pune te vazhdueshme.
Rezultatet: Caji eshte i pasur me lende antitoksike dhe shume perberje te tjera, qe ushqejne qelizat te luftojne kancerin. Kush perdor rregullisht cajin, ka 44 per qind me pak mundesi te pesoje atak zemre. Ai njekohesisht keshillohet per nje shendet te mire te dhembeve dhe lufton e ndalon shumimin e baktereve dhe te teridones.

3. Shmangni sa me shume ashensorin.Te ngjisesh shkallet, jep
nje rezultat te mire, sidomos ne dimer. Ka shume mundesi qe njerezit qe perdorin ashensorin te jene mbartes te mikrobeve, si te gripit. Keshtu rezulton t‘i largohesh ndonje mikrobi dhe paralel ben gjimnastike.
Rezultatet: Eshte vendimi juaj. Nese mundeni t’i shmangeni perdorimit te ashensorit gjithe dimrin, jo vetem do te shmangni mikrobet, por ne vere do ndjeheni ne njeforme fizike te mire.

4. Perdor me shume peshk ne jeten tende.Ke nje takim pune ne dreke ose ke dale te drekosh jashte; Ne vend qe te
porosisni makarona ose pice, pse mos te porosisni peshk. Konsumimi i tij do te mbaje ne nje forme te mire per pjesen tjeter te
dites.
Rezultatet: Sipas dietologeve, peshqit permbajne nje sasi proteinash
me cilesi te larte.Proteinat me te shumta gjenden tek gavro, sardelja,toni dhe salmoni, kryesisht omega-3. Keto proteina jane te mira per kolesterolin,semundjet e zemres,rregullimin e ekuilibrit te trupit, dhe me shume ne krijimin e nje embrioni te ri,qe vjen ne jete nga nena e tij. Gjithashtu, ndihmon ne permiresimin qelizave te trurit.

5. Perdorni sa me shume vitaminen B6. Trupi yne ka nevoje per vitaminen B6 ne jeten e perditshme. Kete mund ta gjesh tek ushqimet shtazore,si mishi i vicit, derrit,peshku etj. Nese je vegjetarian,kujdesu te perdoresh fasule, lakra jeshile,banane, pjeper dhe oriz.Per femrat Vitamina B6 ndihmon kryesisht ne rregullimin e sistemit nervor dhe mund te rregulloje gjendjen tuaj shpirterore ne ditet e veshtira te menstruacioneve.
Rezultatet: B6 eshte e nevojshme ne terheqjen e vitamines B12, e cila ndalon crregullimin e qelizave nervore dhe ndihmon ne krijimin e rruazave te gjakut. Te dyja keto vitamina pervetesohen shume shpejt nga organizmi dhe jetegjatesia e tyre eshte 8- 10 ore qe nga konsumimi i tyre. Filloni me perdorimin e tyre para diteve te menstruacioneve,kur keni ndjesine e te ngrenit shume. Keshtu do t’i largohesh tundimit te te ushqyerit dhe do ndjeheni ne humor te mire dhe energjik.

6. Beni pushime te vogla dhe ushtrime. Nese nuk do trupin tend te ndjehet i lodhur ose i mpire pas nje dite te lodhshme ne pune, kujdesu te pakten te besh tre dhjeteminuteshe pushim,gjate 8-orareshit te punes.Bej nje bisede me kolegun tuaj, ngrihu ne kembe dhe tendosu perpara me force,ose leviz deri ne zyren tjeter. Keshtu do ndjehesh me mire.
Rezultatet: Nese kryen keto pushime te vogla dhe ushtrime ne orarin e punes, forma juaj fizike do te rregullohet.Do punoni me me pak stres dhe do jeni me i qete me koleget e tjere dhe me veten tuaj.

7. Rigjeneroni lekuren tuaj me vitaminen C Misteri i rigjenerimit te lekures gjendet tek vitamina C, e cila ndihmon ne rinovimin e qelizave te lekures dhe ben te dukesh e re per shume kohe akoma.
Rezultatet:Nese shton ne jeten tende te perditshme me shume fruta dhe zarzavate qe permbajne vitaminen C si; (portokalli, limoni, fasulja,karota, banane, dardha,molla dhe speca jeshil), do ndjesh ndryshim jo vetem ne lekuren tende, por dhe ne funksionimin e organizmit ne pergjithesi. Vitamina C ndihmon ne krijimin e adrenalines, e cila ndikon ne nje forme te mire fizike dhe psikologjike dhe ne nje gjendje te qete dhe clodhese. Mos harroni, tre gota me portokall te fresket rrisin nivelet mbrojtese te kolisterolit deri ne 27 %.

8. Beni sa me shume ushtrime barku te mundeni. Ushtrimet e barkut rezultojne nje nga ushtrimet me te rendesishme te trupit.Nuk do ju pelqente te kishit nje bark muskuloz? Mundohu te ushtrosh vetem 10 muskuj barku, duke i ushtruar mire.
Rezultatet: Mundimi qe do besh per forcimin e muskujve te barkut, pervec rezultatit do duket dhe gjendjen fizike te organizmit tuaj. Pervec muskujve te barkut, duhet te ushtrosh dhe programin e aerobise, me te cilen do te luftoni yndyrat dhe djegien e kalorive.

9. Shtoni soja ne ushqimin tuaj te perditshem Proteinat shtazore te
mishit te kuq mund te zevendesojne proteinat e sojes, te cilat nuk jane shume te yndyrshme dhe kane me pak kalori. Kerkoni ne treg qumesht nga soja.
Rezultatet: Soja eshte e pasur me nje grup proteinash dhe vitaminash qe ndikojne direkt ne organizem. Tek grate ajo parandalon kancerin e mitres, gjithashtu rregullon nivelin hormonal te gruas.Ndalon kancerin e gjoksit. Soja permban dhe vitaminen K, e cila ndihmon lekuren te jete me e forte ndaj goditjeve dhe mos te mavijoset me nje goditje te lehte. Dy gota soja duhen konsumuar ne dite.
•infoalb•
 
Titulli: Te jetosh 100 vjet

Te arrij diku tek 50 jam ok, skam ci du me shume pas 50, varja jetes por deri tek 50 skam per te len qef e gjo pa provu. 1 here jetohet ,me mire pak e sakte se sa shume dhe mos te kesh provu 1 her alkol ose mos te hsash 2 kile embelsire se ta do shpirti i bje me jetu jeten me frike se po vdes ncnc .Hidhuni o popull hani pini se heret a vone ne 1 vend do shkojme te gjithe :):).
 
Titulli: Te jetosh 100 vjet

Disa këshilla që zgjasin jetën

Shiko fotografinë 1798951Zhvillimi në mjekësi, arsim, si dhe parandalimi dhe trajtimi i sëmundjeve, kanë ndikuar në mirëqenien dhe jetëgjatësinë e përgjithshme të njerëzve.
Por, ajo që ndoshta ende nuk e dini, është se, zakonet tona të përditshme, që në pamje të parë duken të parëndësishme, ose e shkuara jonë, mund të ndikojnë në jetëgjatësinë dhe mirëqenien tonë.
Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj.

Mamaja ka qenë e re kur të ka lindur?
Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë – kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të اikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi. Ke pasur peshë normale në adoleshencë. Të rriturit me diabet, kanë 2 ose 4 herë më shumë mundësi për të vuajtur nga sëmundje të zemrës.

Të pëlqen shumë çaji
Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut. Në një studim me më shumë se 500 japonezë, (burra dhe gra) ata që pinin 5, ose më shumë filxhanë çaji jeshil çdo ditë, kanë rrezik më të vogël për të vdekur nga sëmundjet e zemrës. Studime të tjera, të kryera për çajin e zi, nxjerrin të njëjtat rezultate.

Preferon të ecësh
Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë.
Kjo sipas një studimi të kohëve të fundit, që është bërë duke u pyetur rreth 2 600 burra dhe gra.

Nëse keni këmbë të forta
Këmbët e forta, nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi, janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit. Deri në 20% të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, kjo, për shkak të komplikimeve dhe traumës.

Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë
Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Shkaktari i tyre mund të jetë substanca ngjyruese e këtyre pijeve, e cila ka rritur rrezikun e kësaj sindrome në eksperimentet që janë bërë tek kafshët.

Hani ushqimet “vjollcë”
Ushqime “vjollcë” janë: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Të gjitha këto kanë atë ngjyrën e errët dhe të pasur me polipenol, përbërës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera. Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e të shëndetshme. Ekspertët nuk janë të sigurt se përse këto lloj mishrash janë të dëmshme, por një nga dyshimet e tyre, është se këto efekte negative vijnë nga përpunimi i mishit.

Keni ndjekur shkollën
Një studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak je i prirur për të pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 % e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35% të atyre pa shkollë të lartë.

Nuk ke pastruese shtëpie
Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, kjo për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30%, sipas një studimi i bërë tek 302 të rritur në moshën 70-vjeçare. Zgjidhje më të mira do të ishin: çaji në vend të kafesë dhe uji i gazuar, i përzier me lëng frutash.

Ju jeni një tip optimist
Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh, të mban të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe i plak qelizat më shpejt, duke shkurtuar jetën nga 4 deri në 8 vjet, kjo sipas një studimi."Keshilla".
 
6 rregulla të cilat mund të shtojnë disa vite në jetën tuaj



Kërkoni të jetoni sa më gjatë?

Ashtu si të gjithë njerëzit edhe vetë balerinët, njerëzit e sportit, etj., e dinë mjaft mirë se ky aktivitet fizik nuk do të vazhdojë për gjithë jetën. Gjithsecili e di se me kalimin e viteve gjendja fizike rëndohet dhe duhet treguar kujdes për shëndetin dhe fizikun. Por të ecësh, kërcesh, të merresh me aktivitete fizike është pozitive për shëndetin. ثshtë provuar shkencërisht se aktiviteti fizik dhe ai psikologjik, sjell si rezultat edhe një gjendje fizike e mendore të shkëlqyer. Po ashtu një fakt tepër i rëndësishëm është kujdesi për dietën e përditshme, ushqimet e zgjedhura dhe të pasura me elementet e nevojshme ushqimore. Disa prej nxitësve dhe faktorëve që ndikojnë në një jetë të shëndetshme janë të njohur, ashtu siç njihen edhe faktorët negativë siç janë alkooli, duhani, drogat, ushqimet e papërpunuara mirë, etj. Pas studimeve të ndryshme revista “PsychologyToday” ka publikuar gjashtë veprime që ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor e si rrjedhim edhe në atë fizik.
Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
Një gjendje e shëndetshme fizike ushqehet padyshim nga një aktivitet i rregullt fizik. Një shëtitje në pasdite, një vrap i lehtë, marrja me aktivitete të ndryshme fizike, vallëzimi, baleti, ndikojnë për një status të shëndetshëm fizik, duke të larguar nga jeta monotone dhe sedentare. Kjo gjendje fizike ju ndihmon që t’i jepni jetës suaj me tepër vitalitet dhe gjallëri duke mos rënë pre e rrudhave dhe e plakjes.
Të flasësh në gjuhë të ndryshme
Përdorimi i gjuhëve të ndryshme aktivizon zona të ndryshme të trurit dhe Sistemit Qendror Nervor. Përdorimi i gjuhëve të ndryshme shmang për rreth 4 vjet mundësinë e sklerozës. Bilinguizmi përfshin enët e gjakut në tru dhe sistemin nervor. Studimet e hershme por edhe ato të mëvonshme të realizuara nga të njëjtët specialistë treguan sesi përdorimi i gjuhëve të ndryshme i bën jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit më të vëmendshëm dhe vigjilentë.
Përdorimi i rrushit të kuq
Vete elementet ushqyese të gjendur te rrushi i kuq dhe vera e kuqe veprojnë në të njëjtën mënyrë si kaloritë dhe përbërësit e tjerë organikë. Përbërësit e gjendur të rrushi i kuq aktivizohen më enzimat të cilat normalizojnë sistemin metabolik dhe riparojnë dëmet e shkaktuara në organizëm nga niveli i lartë i kalorive.
Jetesa në mal
Të ngjitesh drejt lartësive dhe të kalosh ditë të qeta aty jo vetëm që është një relaks i vërtetë për edhe mjaft i dobishëm për rrugët e frymëmarrjes. Në lartësi mundësia për t’u furnizuar organizmi me oksigjen të pastër është më e madhe duke ndikuar pozitivisht në punën e zemrës, presionin e gjakut dhe aparatin e frymëmarrjes, duke ndikuar për një jetë më të gjatë e të shëndetshme.
Martesa e lumtur
Të kesh në krah një partner që të lumturon me praninë e tij të zgjat disa vite jetë. ثshtë provuar shkencërisht se një martesë e lumtur dhe pa probleme mban larg stresin dhe sëmundjet mendore.
Miqtë e mirë
Një familje e vogël është simbol i qetësisë, sepse shmang zhurmat, lëvizjet. Por të kesh miq është efekti më pozitiv relaksues. Prania e miqve të mban larg duhanit alkoolit, të këshillon, ndihmon etj. duke mos lejuar të biesh pre e stresit apo sëmundjeve psikologjike.

- Të ecësh dhe të merresh me aktivitete fizike
- Të flasësh në gjuhë të ndryshme
- Përdorimi i rrushit të kuq
- Përdorimi i verës
- Jetesa në mal
- Martesa e lumtur
- Miqtë e mirë


Ndikimi i stresit në shëndetin mendor e fizik
Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin tuaj, sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrësh, ankth e vështirësi në të kuptuar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë. Kur ju jeni të stresuar, trupi juaj çliron hormone që shpeshtojnë frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës, dhe japin një vërshim energjish. I gjithë trupi përgatitet të përballet me rrezikun. Gjithë muskujt, nervat dhe hormonet vihen në funksion për reagimin në gjendjen e stresit. Ky reagim në fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet në gjendjen e tij normale.

Aktiviteti fizik faktor menaxhues i stresit
Aktiviteti i rregullt fizik është një nga teknikat më efektive të menaxhimit të stresit. Bëj diçka që të kënaq, një hob ose aktivitet që mbush kohën e lirë. Kjo mund t’iu ndihmojë të relaksoheni. Punët vullnetare në shërbim të të tjerëve do ju ndihmojnë të dobësoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku përfshihen, ushtrime për frymëmarrjen, ushtrime për qetësimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janë edhe disa aktivitete që njihen pak, si të mësosh si të qetësosh trupin tënd përmes vetëhipnotizimit, të meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dëgjo muzikë qetësuese dhe shoqërohu me njerëz që dinë të bëjnë humor. E rëndësishme është të reduktoni sasinë e stresit në jetën tuaj.

Ndikimi i problemeve të jetës në shëndet
Shëndeti mendor, i cili ka të bëjë me mënyrën se si ne mendojmë, ndihemi dhe përballojmë problemet e jetës së përditshme, është një çështje që po merr shumë rëndësi, pasi personat e prekur nga këto probleme përbëjnë një numër të madh. Sipas Raportit Botëror të Shëndetësisë rreth 450 milion njerëz vuajnë nga çrregullimet mendore dhe neurologjike ose nga problemet psikosociale të lidhura me abuzimin me droga dhe alkoolin. Sipas studimeve në Shqipëri rreth 10 përqind e popullsisë rezulton të ketë probleme të depresionit, ndërsa 0.5 përqind e popullsisë bëhet e ditur se vuajnë nga probleme të skizofrenisë. Rreth 450 milion njerëz në botë vuajnë nga çrregullimet mendore, neurologjike e psikosociale, ndërkohë që në Shqipëri 840 persona janë të shtruar në të gjitha spitalet psikiatrike në të gjitha qytetet.
Aktiviteti fizik jo vetëm sport por dhe relaks
Aktiviteti fizik ju mbron nga problemet e ndryshme shëndetësore. Fizkultura forcon sistemin tuaj imunitar, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe stimulon shpërndarjen e qelizave të bardha, që luftojnë infeksionet, madje dhe kancerin. Pra ushtrimet fizike, të kombinuara me një ushqim të shëndetshëm do ta ndihmonin sistemin tuaj imunitar të mbante trupin e shëndetshëm. Fizkultura e rregullt ul ritmin e prehjes së zemrës, kështu muskujt e saj kanë më tepër kohë shtesë për t’u ushqyer dhe çlodhur. Aktiviteti fizik duhet të jetë një eksperiencë pozitive, që sjell kënaqësi dhe relaks. Nuk ka rëndësi nëse si aktivitet fizik zgjidhni notin, çiklizmin, vrapimin apo ecjen, thjesht zgjidhni një aktivitet fizik që ju pëlqen. Koha dhe mosha do të tregojë efektet pozitive të këtyre aktiviteteve.
•tiranaobserver•
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te jetosh 100 vjet

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Përcaktimet në moshë të mesme çojnë njeriun në rrugë të shëndetshme ose në vdekje.Në moshën mesatare të jetës (50-60), është një udhëkryq në rrugën e njeriut të shëndoshë. Njëra kahe çon në dy ose tri rrugë që shtrihen drejt arritjes moshës 85 vjeçare. Kjo rrugë, në krahasim me tjerat mund të jetë në raport 1:5.
Studimet nxjerrin në shesh gjashtë faktorë, të cilat të çojnë në një pleqëri të shëndetshme dhe ata janë:
* Të mos pihet duhani
* Jo më shumë se sa dy gota alkool në ditë
* Sheqeri normal në gjak
* Tensioni normal i gjakut
* Të mos keni mbipeshë
* Fuqia fizike

Shiko fotografinë 1799968
Rreziku më i madh individual vjen nga duhani dhe pirja e më shumë se tre pijeve alkoolike në ditë, sheqeri i lartë ose tensioni i lartë në gjak. Njerëzit të cilët i kanë të gjashtë faktorët, kanë vetëm 22% shanse për të jetuar 85 vite dhe vetëm 9%, shanse të jenë të shëndetshëm nëse jetojnë më gjatë se aq.
Njerëzit më të shëndoshë janë jo duhanpirës, të fortë, të padhjamë, të qetë, me shtypje normale dhe nivel normal të sheqerit në gjak. Njerëzit e tillë kanë 69% shanse të mbijetojnë mbi moshën 85 vjeçare dhe 55% shanse të jenë të shëndetshëm në këtë moshë, bëjnë të ditur studimet nga Universiteti i Hawait.
Shtyllat kryesore të shëndetit
Në ditët e sotme njerëzit jetojnë më gjatë dhe bëjnë jetë më të shëndetshme. Por shumica e tyre të cilët arrijnë në vitet më të shtyra të pleqërisë janë femrat.
Më tepër se dy herë më shumë femra arrijnë në moshën 85 vjeçare se sa meshkujt; tre herë më shumë arrijnë moshën 90 vjeçare; dhe katër herë më shumë festojnë ditëlindjen me 100 qirinj. ثshtë e qartë se faktorët e lidhur me pleqërinë e shëndetshme dallojnë nga meshkujt tek femrat.
Martesa faktor për jetë më të gjatë
Burrat nuk mund të mbijetojnë pa bashkëshorten. Gratë sigurisht munden. Ato mund të harlisen edhe pa bashkëshortët. Kështu që me sa duket ka disa dallime shumë të theksuara dhe të rëndësishme mes gjinive për një pleqëri të shëndoshë. Faktori i dytë social, që kanë gjetur Willcox dhe kolegët e tij është edukimi.
Njerëzit me më pak arsim të lartë kanë një ekstra rrezik për vdekje para moshës 85, megjithëse të vogël, por domethënës (17 %). Por mos përfundimi i shkollimit, ul shanset e të qenit fizikisht dhe mentalisht i shëndetshëm në një moshë mbi 85 vjeçare.
Por, mund të ketë edhe faktorë të tjerë, ende të pa zbuluar. Për shembull, disa ekspertë të tjerë thonë se të qenit prind luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve. Por, nuk dihet ende se si mund të ndikojë kjo, për shkak se nuk është hulumtuar kjo çështje.
A ka ndonjë sekret për të arritur sa më shumë vite?
Cilat janë sekretet e arritjes së një moshe të vjetër dhe të shëndetshme? Asnjë gjë e veçantë, thonë studiuesit. Për shembull studiuesit nga Hawai kanë gjetur se të pish tre ose më shumë pije alkoolike në ditë ul gjasat e mbijetesës deri në 85 vite për 97 %. Por, kjo nuk mund të aplikohet për të gjithë, derisa disa studime tregojnë dobitë nga konsumimi ditor i sasive të vogla të alkoolit.
Shiko fotografinë 1799969
Por, çfarë është më e rëndësishme?
Duhani, pajtohet ekspertët, është ‘kajmaku’ i vdekjes. Pas këtij faktori madhor, menaxhimi i stresit mund të jetë çelësi tjetër. Dhe, duhet mbajtur pesha e duhur, të bëhet gjimnastikë rregullisht dhe të qëndrohet në një gjendje aktive mendore dhe sociale.
Nëse jeni në një moshë të mesme, ja këshillat e ekspertëve: Së pari shko tek mjeku i juaj, bëje një kontroll të tërësishëm dhe llogarit rezultatin e mbijetesës së rrezikut. Së dyti, fillo të merresh me këta faktorë të rrezikut që i cekëm më lartë.
Nëse jeni duhanpirës, lëreni atë menjëherë. Nëse jeni me mbipeshë, dobësohuni. Filloni të lëvizni, të jeni më shumë aktiv. Bëni ca stërvitje të fuqishme. Mëso gjëra të reja vazhdimisht. Dhe nëse keni martesë të lumtur, kënaquni edhe më shumë asaj.
Mbani mend, faktorët e mësipërm janë llogaritur që nga mosha 60 vjeçare, dhe mendohet se janë më të rëndësishmit. Por nuk do të thotë se nuk ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë, andaj bëhuni të vëmendshëm në çdo hap. /Telegrafi/
 
Pe: Te jetosh 100 vjet

Nuk është kurrë shumë vonë për të nisur një strategji kundër plakjes. Baza janë aktiviteti fizik dhe dieta e ekuilibruar në jetën e përditshme.

Megjithatë më qartë do të gjeni shpjegime në 6 këshillat e mëposhtme:

1. Hani në mënyrë të ekuilibruar dhe të kujdesshme
Ndryshimet hormonale që ndodhin në moshën 40-45 vjecare sjellin një rritje kolesterolit të dëmshëm me pasojë rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare. Duhet ndjekur një dietë e kujdesshme duke limituar mishin, me përjashtim të peshkut. Duhet konsumuar rregullisht ushqim i përbërë nga fibra, pasta, bukë, ushqime që përmbajnë omegan 3 dhe 6 që gjenden të frutat e thata dhe te peshku. Te konsumohen vitaminat C dhe te futen në ushqimin e përditshëm lyleshtrydhet, të cilat luftojnë kolesterolin.

2. Mbani trupin drejt
Pasi kalon moshën 50 vjec, njeriu ka për tendencë të lëshojë disi shpatullat, të ecë më butë dhe të kërruset ndërsa rri në tavolinë. Bëni gjimnastikë për të futur në punë të gjithë muskujt, por mos kaloni në sforcim.

3 Mos hiqni dorë nga masazhet.
Dobësimi i muskujve të barkut dhe zakonet e këqija të të ushqyerit favorizojnë kapsllëkun. Në momentet që jeni të qetë, masazhoni lehtë barkun, reduktoni përdorimin e laksativëve.

4 Qetësoni këmbët
Ndryshimet hormonale, jeta sedentare dhe trashëgimia gjenetike janë shkak për shfaqjen e njollave në këmbë. Fillimisht përpiquni që këmbët t'i clodhni sa më shumë, vishni corape elastrike dhe përdorni sa më shumë lëngje.

5 Shpëtoni kockat me ujë
Për të rritur prezencën e kalciumit në organizëm pini ujë që përmban sasi të lartë të tij, rreth 150 mg për litër. Konsumoni cdo ditë ushqime që mbajnë vitaminë K, si brokoli, spinaq, cikore, që rrisin densitetin mineral në kockë. Evitoni ushqimet e kripura që pengojnë forcimin e strukturës së kockës.

6 Ulni hipersionin
Hipertensioni shfaqet pas moshës 40-vjecare për shkak të reduktimit të estrogjenit. Efikase është gjimnastika orientale Tai Chi dhe pirja cdo ditë e një gote me lëng domateje.Reduktoni konsumimin e coca-cola-s.
tch
 
Pe: Te jetosh 100 vjet

Thua funksionojne keta???...
 
Pe: Te jetosh 100 vjet

si i behet qe na e ka percakt dhkush tjeter se sa jetojme e
 
Ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet



Peshku është një ushqim që na bën të jetojmë 100 vjet. Në një botë high-tech, ku shkenca dhe mjekësia ecën me hapa gjigantë, nuk është e vështirë të jetosh 100 vjeç, madje të bësh edhe një jetë të shëndetshme, nëse zbaton me përpikëri rregullat e domosdoshme për organizmin. Vetëm kështu mundësitë për të jetuar “sa të duash” janë të mëdha.
Sipas asaj që shkencëtarët thonë, ndër këto rregulla kryesore përfshihen stili i jetesës dhe ushqimet. Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i “kushtohen” jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku dhe perimet.
Por jo vetëm kaq, peshku është edhe ushqimi më i dashur në recetat e dietologëve, duke e kaluar mishin pa asnjë vështirësi. I pasur me përbërës ushqimorë thelbësorë është mjaft i dobishëm për organizmin tonë, ndaj këshillohet të përdoret më shumë se tri herë në javë.

Peshku

ثshtë partneri më i vjetër i verës, ilaçi më i mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq në gjak, parandalon alzheimerin, çmendjen, forcon kockat dhe na bën më inteligjentë. Vaji i tij lehtëson qarkullimin e gjakut, përdoret në rastin e pezmatimit të nyjeve dhe në disa raste, mund të përdoren për trajtimin e ekzemës, migrenës. Në botë “jetojnë” më shumë se njëzetmijë lloje peshqish dhe pothuajse të gjithë përmbajnë proteina që asimilohen mirë. Ato përmbajnë aminoacide, shumë të domosdoshme për organizmin e njeriut, si isoleucina apo valina, që ndikojnë në formimin e muskujve apo të glutamines, që vepron kundër lodhjes. Peshqit përmbajnë shumë proteina, madje edhe më shumë se mishi (në 100 gramë peshk gjenden 27 të tilla).

Proteinat e vitaminat

Më të pasurit me proteina janë peshku ton dhe barbuni me 24 gramë. Vitaminat dhe proteinat janë të domosdoshme për sistemin nervor, muskujt dhe kockat. Po ashtu, ata përmbajnë kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes, si dhe në moshën e pubertetit të fëmijëve. Por nuk duhen lënë pa përmendur edhe elemente të tjera si fluori, kobalti, magnezi, kaliumi, bakri, dhe seleniumi. Në të gjendet edhe një sasi e madhe vitaminash, ku më e rëndësishmja është vitamina A, që vepron kundër dobësimit të shikimit në errësirë, vitamina D, e domosdoshme për forcimin e kockave dhe rakitizmit te fëmijët. ثshtë e vërtetë se peshku përbën ushqimin kryesor për një numër të madh njerëzish që nuk e fusin fare në gojë mishin. Peshku përmban vitaminën B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë dhe vitaminat B2, B12. Peshqit gjysmë të dhjamtë, si peshku shpatë, barbuni, etj; kanë 2-6 përqind lipide, kurse ata pa dhjamë si koci, levreku, etj; kanë më pak se 2 përqind. Disa njerëz nuk e hanë lëkurën e peshkut, edhe pse ajo është e payndyrshme, por është mjaft e pasur me Omega 3. Acidet yndyrore të pangopura të peshkut ndihmojnë për një energji të madhe fizike, shtojnë tonusin muskular dhe ndihmojnë për të ulur peshën e tepërt. Por ato janë të brishta, sepse oksidohen shpejt në ajër dhe në temperaturë të larte. Për t’i ruajtur vlerat e tyre është mirë që peshqit të gatuhen në avull. Sa më shumë që peshku është në moshë dhe me peshë të madhe, aq më shumë ai është i pasur me këto lloj acidesh.

Ilaçi i shumë sëmundjeve

Peshqit janë të pasur me Omega 3, ose ndryshe acide yndyrore të pangopura dhe mbrojtëse ndaj sëmundjeve kardiovaskulare. Janë pikërisht këto acide që ndihmojë të jesh energjik, të shtojnë tonalitetin e muskujve dhe të ulin peshën e tepërt. Por, ato janë edhe shumë delikate dhe shkatërrohen shpejt në temperatura të larta. Për të ruajtur vlerat e tyre është mirë të gatuhen në avull. Yndyrat e peshkut ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq LDL, duke ruajtur njëkohësisht kolesterolin e mirë HDL. Brenda tij gjenden edhe acidet specifike DHA (acidi dekahekzaenoik), apo EPA (acidi ekozapentanoik) etj. Shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit në Angli, pas vitesh të tëra studimi te njerëzit mbi 65 vjeç që konsumon vazhdimisht peshk rreth dy ose tri herë në javë, arritën në përfundimin se toni apo peshqit e pjekur në zgarë e pakësojnë rrezikun e vdekjeve nga problemet kardiake. Po kështu, studimi më i fundit i bërë te gratë shtatzëna thanë se ngrënia e një sasie të konsiderueshme peshku gjatë 9 muajve të shtatzënisë (rreth 340 gramë në javë) ndikonte mjaft në inteligjencën e fëmijëve. Gratë që e kishin konsumuar vazhdimisht këtë produkt, jo vetëm që lindnin fëmijë më të zgjuar, por edhe kishin një shikim më të mirë. Nga ana tjetër, peshku këshillohet shumë gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi këto gra kanë një nevojë shumë të madhe për hekur.

Vlerat ushqyese të peshkut

Peshku shpesh quhet ushqim për tru. Shkaku është se peshku përmban shumë selen, mineral i cili dukshëm ngrit disponimin. Hulumtimet kanë vërtetuar se edhe mungesa e vogël e selenit çrregullon disponimin. I pasur në përbërës ushqimore thelbësorë, peshku është mjaft i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ai duhet përdorur sa më shpesh. Përveç kësaj, peshku është ushqim i shkëlqyeshëm për trurin, sepse është i pasur me omega 3, acide yndyrore, të domosdoshëm për funksionimin e trurit dhe zhvillimit të tij. Këto yndyra të shëndosha i japin trurit fuqi të pabesueshme. Ushqimi i pasur me omega 3 acide yndyrore zvogëlon rrezikun nga çmendja, goditjes në tru (apopleksia), si dhe luan rol të madh në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht duke u plakur. Për zemër të shëndoshë dhe tru preferohet si ushqim peshku bile së paku dy herë në javë. Lososi, sardelet e peshku i kaltër, siç kanë treguar disa hulumtime, forcojnë përqendrimin dhe rrisin zgjuarsinë. Peshku ton ka hekur me shumicë. Por sidoqoftë, nuk duhet abuzuar më ngrënie masive dhe të vazhdueshme, ose peshqit duhet të jenë të ndryshëm, pasi shumë merkur sjell jo vetëm probleme kardiovaskulare, por ndikon në zhvillimin jo të mirë neurologjik të bebes në bark të nënës. Peshku përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj. Ndërsa mëlçia e peshkut është e pasur me vitaminën A, antioksiduese, e cila është tepër e dobishme për sytë dhe lëkurën. Gjithashtu, te peshku gjenden edhe vitaminat B2, B12, PP. Vetëm peshqit e dhjamtë janë të pasur me Omega 3, e cila ka acide yndyrore të pangopura, dhe mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare, ndryshe nga dhjami i mishrave, i cili përmban acide yndyrore të ngopura. Peshqit e dhjamtë kanë 6 përqind lipide dhe midis tyre janë ngjalat, sardelet, salmoni, toni, etj.

9 të mirat që ka ai mbi shëndetin


1. Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular. Një dietë që përfshin peshk mund të ndihmojë të parandalohen sëmundjet kardiovaskulare dhe dështimi i zemrës duke parandaluar akumulimin e triglicerideve, reduktuar nivelet e triglicerideve të tepërta, rritur kolestertolin HLD (të mirë) dhe duke parandaluar mpiksjet e gjakut.

2. Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjakut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

3. Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdesin, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave. Hulumtimi preliminar po ashtu tregon që kapsulat e vajit të peshkut të kombinuara me ushtrime kanë shkaktuar më shumë humbje të peshës, se sa ushtrimet pa shtesat e vajit të peshkut.

4. Redukton rrezikun nga kanceri: Omega 3 në peshk ka dëshmuar që ndihmon parandalimin e tri formave më të zakonshme të kancerit – kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë. Shtesat e vajit të peshkut po ashtu mund të jenë të dobishme tek pacientët që vuajnë nga kanceri i lidhur me hiperlipideminë.

5. Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.

6. Lufton inflamacionin: Peshku, në veçanti vaji i peshkut, ka veçori antiinflamatore; prandaj, është efektiv në reduktimin e inflamacionit në gjak dhe inde. Acidet yndyrore omega 3, veçanërisht EPA e gjetur në vaj të peshkut, kanë efekt mjaft pozitiv në reagimin tuaj inflamator prandaj është shumë ndihmues në lehtësimin e gjendjeve të vështira si artriti, prostatitisi dhe cystitisi.

7. Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku lufton degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë). Një studim i kohës së fundit ka zbuluar që njerëzit të cilët hanë të paktën dy shujta peshk në javë kanë përgjysmë më pak gjasa për të zhvilluar degjenerimin makular të lidhur me sëmundje (shkaku kryesor i verbërisë së lidhur me moshën) se sa ata që nuk hanë aspak peshk.

8. Kujdesi i lëkurës: Konsumimi i peshkut ndihmon të mbahet lëkura në gjendje të mirë. Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Lipid Research”, acidi esencial yndyror omega-3 EPA i gjetur në vaj të peshkut mund të ndihmojë në parandalimin e rrudhave dhe të shtyjë procesin e plakjes së lëkurës.

9. Lufton depresionin: Acidet yndyrore Omega 3 në vaj të peshkut janë të mira për lehtësimin e depresionit dhe ankthit. Studimet kanë zbuluar që shoqëritë që hanë shumë peshk kanë shkallë më të ulët të depresionit, sipas gjasave për shkak të acideve yndyrore omega-3. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top