Te jesh prind!-edukimi i femijeve

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Te jesh prind eshte nje "zanat" per te cilin nuk ka shkolle...
Te jesh prind domethen te "modelosh" nje jete te re...
Duke mare parasysh se si ndryshojne gjeneratat , se si modernizohen gjerat...dhe mentaliteti... ca duhet te besh te jesh nje prind i perkryer?

Cfare edukate duhet ti japesh femise tende qe te behet nje njeri i sukseseshm?

A duhet ti ofrosh gjithcka qe kerkon femija...sepse eshte i joti...dhe ne pergjithsi prindrit i ofrojne femive gjithcka qe i ka munguar atyre...

Prindrit kan tendencen qe tek femijet e tyre te "riparojne" gabimet qe kan bere prindrit e tyre tek ta...dhe ti ofrojne ate qe i ka munguar atyre...

Por cfare te ardhme ka nje femi i perkedhelur? Nje femi qe eshte i mesuar qe prindrit ti ofrojne gjithcka...nje femi qe sdi te punoj per te pasur gjithcka...

Si edukohet femija? A ka formule ideale per te qen PRIND? Apo jeta te ben " shkollen e prindrit"?

Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

qe te jesh prind i mire,nuk duhet ti rrish femijes ne koke..duke i thene bej kete,mos bej kete....por duhet ti japesh armet e duhura qe te caje vete ne jete.,.
nuk po them qe ne moshe te vogel,por kur arrin njefare pjekurie..qe ta kuptoje heret se c'eshte jeta..sesa tg mbash nen guacke..e me pas kur ti duhet te ece me kembet e veta,mos te dije,por te rrezohet pasi ka qene nen tutelen e nje prindi teper te 'merakosur'

ah dhe dicka..sipas mendimit tim..gabimet sidoqe te jete do behen..prandaj me mire ti lesh te gabojne pasi ashtu meson....
 
Padyshim, edukimi eshte nje nder detyrat me te veshtira te prinderve. Qysh kur isha i vogel, pata ndegjuar thenjen e Profetit Muhammed (Paqja dhe Meshira e Zotit qofte mbi te) :

"Edukimi i femijut fillon 20 vjet para lindjes"

Prinderit, duhet te kene ndjenja te pergjegjesise ne edukim, duhet te jene te pajisur me moral te larte etj.. Sigurisht, cdo nënë dhe baba jane te detyruar/obliguar qe nje pjese te jetes di*tore, t'ia ku*shtojne mesimit/edukimit te femiut apo femijeve.
Padyshim, nena eshte foleja e femijeve, cerdheja e pare e femijeve, vatra e pare, shkolla e mare, poashtu edhe mjedisi i pare i femijeve.

Po përcjell ketu nje rrefim qe i atribuohet Imam Ebu Hanifes, shpresoj se do ju pelqej :):

-Në atë kohë, na ishte një djalë që i bënte dëm mjalti dhe, me gjithë këshillat për të mos ngrënë, djali vazhdonte të ha*nte. Ndërkaq, një ditë, e marrin djalin për dore, e çojnë te Imami dhe i thonë: "Këtij djali i bën dëm mjalti, por ai, me*gjithëse e këshillojmë, vazhdon të hajë!" Imam Adhami u thotë: "Merreni djalin e shkoni dhe sillmani pas 40 ditësh!" Pas dyzet ditësh e çojnë përsëri djalin te imami, i cili e merr djalin para vetes dhe e këshillon të mos hajë mjaltë. Djali ngrihet nga vendi, ia puth dorën të atit dhe i thotë: "Baba, nuk kam për të ngrënë më mjaltë!" Atëherë, të pranishmit e pyesin imamin: "O Imam, pse nuk e këshillove djalin kur e prumë për herë të parë por na bëre të prisnim dyzet ditë?" Dhe ja ç'përgjigje u jep imam Adhami (Ebu Hanife):

"Atë ditë që ma prutë djalin, unë kisha ngrënë mjaltë. Po qe se do të përpiqesha ta bëjë djalin të hiqte dorë nga një gjë që e kisha bërë vetë, ka shumë mundësi që të mos du*kesha i besue*shëm para tij dhe fjala ime të mos zinte vend. Gjatë këtyre dy*zet ditëve, unë jo vetëm që s'hëngra më mjaltë, por e hodha atë krejtësisht nga trupi. Në këtë gjendje desha ta këshilloj djalin!"

Pra, krahas fjales se drejte, vertet qe ka shume rendesi edhe veprimi i drejte. Ne sy te femiut, kundershtia mes fjaleve dhe veprimeve te prinderve e trondit besimin e tij tek ta.
Prinderit, per te pasur sukses ne edukimin e femijeve te tyre, ata (femijet) duhet qe tek prinderit e tyre te shohin seriozitet, rendesi, ndjeshmeri dhe te kene besim tek ta gjer ne fund. Ja, pra, prinderit qe arrijne me su*kses t'i percje*llin mendimet dhe ndjenjat me nje rruge te tille, quhen mesuesit me te suksesshem.

"Duhet ta dish se fëmija, produkti i përpjekjes tënde, është prej teje; po kështu, edhe e mira apo e keqja e tij ka për të t'u kthyer ty!"
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Sweet shume teme e bukur:)

Rroli i prinderit eshte si i edukatorit, por kush i edukon prinderit? Ne ditet e sotmit ata nuk dijne me c'te ju mesojne femijve, viktime ata vete te "jetes se mire" duke i pase kushtet te plotesuara ne cdo aspekt. Te thuash jo, te prishesh qejfin femijse? Mos gabim madheshtor! Gjerat duhen shpjeguarpor femijve, por tani asgje nuk shpjegohet. Liri apsolute, ama me nje cmim te larte. Sikur prinderi te beje nje hap pas, mos te bije ne gracke nga ligji i "business", duke dhen cdo gje fille femija do kishte me "lezetin e femijse". Prinderi s'duhet te kete frike te thoje jo femijse, duhet ti beje te rriten ato avash avash, me veshtersira, ndoshta me ndonje kushte jo te plotesuar, qe ato kur te rriten te dijne te falenderojne per ate qe kane. Tani sheh femijte 10 vjec me celular ne dore dhe mundesishte modeli i fundit. Besoj qe shumica prej jush nuk eshte rrite me kushte te plotesuara, ndoshta eshte rrite ne varfesi, me veshtersira dhe ka luftuar per te pase kete qe tani ka. Ama tani dine te vlersoje dhe dhuraten me te vogel, sepse mbane ate "kuti kujtimesh" qe perbejne rritjen e tij. Para ca kohe lexova nje liber shume interesant: si te flasim me adoleshentet; cdo pjese qe perben jeten e femijse dhe rritjen e tij eshte delikate dhe e nderlikuar, por asnje sic adoleshenca, them qe prinderi duhet te dije te luaje rrolin e "mikut" ndaj femijse se tij, ti qendroje prane. Eshte shprerje popullore "Terhiqe penin mos e keput" duhet te dije jo, sic po aty ku nevoitet, ama duhet te i qendroje prane gjithmone dhe ne cdo situate, femija eshte femij. Je krenar kur ai ecen mire ne shkolle, kur ai studion ja dele mbane veshtersirave, ama eshte femija i jote dhe ne raste te tjera, qofte se ai drogohet, qofte se ai perfundon ne burg eshte femija i jote! Dhe ti ke pas ne dore 30% te pakten te arritjes se tij ne burg!

Sa u zgjata :D
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Sweety pergezime per temen...
Mendoj qe "profesioni" i prinderit eshte profesioni me i veshtire qe ekziston.Jo te gjithe jane te afte te bejne prindin.
Une kur shikoj ndonje shembull te "keq" prinderish them qe sigurisht kur te behem une nene nuk do sillem ashtu.
Shume prinder gabojne duke u ngulitur femijeve pasionet e tyre,endrrat qe kurre s'kane realizuar.Shpesh harrojne qe gjeja me kryesore eshte lumturia e femijes dhe jo realizimi i endrrave te tyre.
Jo me larg se para ca ditesh po degjoja nje nene sesi i fliste nje vajze 3 vjeçe.I thoshte qe do behesh mjeke,do martohesh me nje qe ka lek dhe makine e qe ka mundesi te te mbaje.Sinqerisht mbeta me goje hapur.
Nuk jam nene,por mund te them qe kurdo qe te jem, do mundohem te edukoj femijen tim sa me mire te jete e mundur.Do mundohem ti trashigoj disa vlera..Dhe do bej ç'mos qe perkrah mesimeve qe mund ti jap une ( e kjo vetem nga eksperienca ime qe do jete me e madhe) te mesoje te ece me kembet e tij.
Sot nuk eshte aspak e lehte te besh prindin, nuk ka qene asnjehere.Nuk ka nje liber udhezimesh se si te besh prinderin.
Shpesh here ajo qe prinderit mendojne te drejte dhe te duhur per femijet e tyre del qe te jete e kunderta.Jam e mendimit qe te besh prinderin duhet nje perkushtim i madh,durim dhe mbi te gjitha pjekuri e zgjuarsi.
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Tema jashtezakonisht interesante.

Mendoj qe te jesh nje prind i mire, duhet te kesh qene nje femije i mbare, edukuar nga prinder te mire dhe rrjedhimisht mund te jesh prind i mire, vetem kur ke femije te mrekullueshem.

Vete jeta eshte shkolle, per njerezit qe dijne ti bejne eksperiencat mesime. Te rrisesh nje femije per mendimin tim eshte art, sps shpeshhere duhet te mundesh dashurine tende, per te perdorur takt, stil, denim, ndeshkim, shperblim dhe per te mos lene asnje vrime ku femije me intuite mund te te thyeje.

Megjithate, nuk prejashtohet fakti qe ndo1here nga dy ferra del nje manaferre dhe nga dy manaferra del nje derro-krimbi qe s'ka shoqeri ta marre persiper.
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Po mami me thote mua:edhe te dua,edhe te rraf :D....e kam per detyre te te rraf :D
Une mendoj se nje femije duhet ta degjosh gjithmone,se edhe ai ka boten e tij....t'i krijosh hapesire qe te shprehet,pa ja imponuar idete,deshirat......dmth ta kesh si shok/shoqe....sepse vetem kshu nuk do i beje gjerat me frike se mos me bertet mami/babi.
Edhe atehere kur duhet ta kritikosh per dicka ,duhet me butesi qe te mos e besh te ndihet keq.

shikoni se e kam nga eksperienca....:D
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Them te drejten edukimi i gjeneratave, femijeve (brezave te rinje ) kalon permasat e angazhimit individual. Kjo problematike shume e ndieshme ka zgjuar interesimin e jashtzakonshem si tek prinderit e poashtu edhe ne nivelet shkencore. A eshte zgjedhur problemi ? Deri sa nuk eshte krijuar nje formule egzakte mbi kete problematike per persosshmeri - them se jo. Kjo ndoshta nga arsyeja se qenja njerezore eshte nder te vetmet qenie e cila ndaj eksperimenteve nuk reagon ne drejtim te objektivave tona, apo regon deri ne momentin delikat i cili shkaterron gjithqka.
Edukimi i mire eshte enderr per cdo prind, por them se ne kete dukuri me shume luajne rendesi faktoret indirekt. Por a duhet te ja lejojme edukimin e pasardhesve ketyre faktoreve ne dore- JO. Ne duhet te bejme mundin me mundesit dhe kapacitetet tona, pastaj le te shohim. Ne duhet ti hapim rrugen e mir, qe jo gjithmon eshte e mire. :viola:
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

Edukimi, eshte kyçi drejt suksesit
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

jane shume te lezetshem femijet...do ishte kenaqesi e madhe te edukoje 1 femije.une personalisht i shikoj si njerez shume te rendesishem,pse jo me pelqen te marr per baze mendimet e tyre sepse vertet jane te zgjuar,i kuptojne shume mire ca gjera....e ndjej veten budallaqe perpara tyre :(
 
Titulli: Te jesh prind!- edukimi femijve

qe te jesh prind i mire,nuk duhet ti rrish femijes ne koke..duke i thene bej kete,mos bej kete....por duhet ti japesh armet e duhura qe te caje vete ne jete.,.
nuk po them qe ne moshe te vogel,por kur arrin njefare pjekurie..qe ta kuptoje heret se c'eshte jeta..sesa tg mbash nen guacke..e me pas kur ti duhet te ece me kembet e veta,mos te dije,por te rrezohet pasi ka qene nen tutelen e nje prindi teper te 'merakosur'

ah dhe dicka..sipas mendimit tim..gabimet sidoqe te jete do behen..prandaj me mire ti lesh te gabojne pasi ashtu meson....

sa bukur flet ti brazili ?

ke femij vete ti apo kshu me hamendje mendon ? Lol
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top