Të jesh i suksesshëm në matematikë? Mendo me zë të lartë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

ثshtë verifikuar se ata nxënës të cilët mendojnë me zë të lartë dhe e shtrojnë problemin në forma të ndryshme, janë më të suksesshëm në matematikë.
Sipas një lajmi të dhënë në gazetën italiane Corriere della Sera, shkencëtarët e universiteteve Ande të Venezuelës dhe Granada të Spanjës vëzhguan procesin e zgjidhjes së problemeve matematikore nga nxënësit e vitit të fundit të degës së matematikës.

Shkencëtarët të cilët krahasuan mënyrën e zgjidhjes së problemit nga ana e nxënësve me kohën e zgjidhjes, provuan se nxënësit të cilët mendonin me zë të lartë dhe e zgjidhnin problemin me ndihmën e formave ishin më të suksesshëm se të tjerët. Shkencëtarët theksuan se zgjidhja e problemit me anë të formave nga ana e perceptimit matematikor dhe e zgjidhjes ndihmon në zhvillimin e një mendimi më elastik, ndërsa mendimi me zë të lartë luan një rol të rëndësishëm në përqendrim.

Gjithashtu shkencëtarët pohuan se mendimi me zë të lartë i ndihmon njerëzit të kuptojnë gabimet dhe i këshilluan nxënësit që detyrat e matematikës t’i zgjidhin duke përdorur grafik, tabela dhe duke menduar me zë të lartë.
•start•
 
Titulli: Të jesh i suksesshëm në matematikë? Mendo me zë të lartë

dhe jo vetem me matematike..dmth te mendosh me ze te larte te zhvillon inteligjencen

me kujtohet seriali 'death note' nga kjo
 
Back
Top