Të jemi të bukur: shkencë dhe ushqim

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Natyra na vë në dispozicion ushqime të shijshme dhe të ushqyeshme. Mes këtyre mund të përmendim: karçofin, kungullin dhe perimet e ndryshme.


anë ushqime të kompletuara nga pikëpamja ushqyese e njëkohësisht mbajnë vlera terapeutike.

Karçofi ka mungesë kalorish duke qenë se i mungojnë yndyrat. Ndaj është i pasur me minerale dhe vitamina, sidomos nëse konsumohet i gjallë ose turshi. Preferohet edhe për sasinë e madhe të hekurit, ndaj duhet ngrënë i gjallë sidomos nga ata që vuajnë nga anemia. Karçofi ka një shije të hidhur, që e bën të dobishëm kundër shqetësimeve me origjinë epatike. Në kuzhinë përdoren sidomos fruti dhe kërcelli, por mund të shfrytëzohen edhe gjethet për të përftuar esenca terapeutike kundër reumatizmit dhe artritit. Kungulli (kini parasysh kungujt e mëdhenj dhe të verdhë) është si frut, ashtu edhe perim. Eshtë i dobishëm në proceset kundër plakjes së qelizave dhe në problemet e prostatit: sepse ka sasi të larta të vitaminës B, yndyra të dobishme, zink, proteina dhe karotenoide, pa kalori që shëndoshin. Koperi, nëse hahet i gjallë në sallatë, me vaj ulliri dhe limon, jep një efekt tonifikant pa rrezikun e shëndoshjes. Përmban amidon, sheqer dhe vajra të dobishëm. Stimulues për proceset tretëse, koperi zbut edhe dhimbjet e stomakut, ul mundësinë për infeksione dhe diarre, ndërkohë që vlen edhe kundër kollës dhe bronkitit. Agrumet, më saktë portokallet dhe limoni, janë fruta plot vitamina dhe kripëra minerale. Portokalli, si të gjitha agrumet dhe frutat në përgjithësi, nuk konsumohet gjatë vaktit: elementet prezente në fruta nuk kombinohen mirë me ushqime të tjera, edhe pse tradita tregon ndryshe. Frutat është mirë t’i hash disa kohë pasi ke ngrënë pasi kështu trupi i thith më mirë vitaminat që ato kanë. Agrumet janë veçanërisht të këshillueshme në rast anemie, mungesë oreksi, pagjumësi, dhimbje koke dhe vështirësi në tretje.

Shëndet dhe bukuri në një vesh rrush
Kripëra minerale, fosfor, silic, acide organike, proteina, enxima, sheqerna dhe vitamina… Rrushi është një minierë substancash që ndihmojnë organizmin të jetë në formë. اdo kokërr është një pilulë shëndet: rrushi është i lehtë për t’u tretur dhe ndihmon në pastrimin e organizmit, eliminimin e acideve të dëmshme të stomakut, pastron gjakun duke ulur nivelin e kolesterolit. Ka efekt diaretik ndaj është i vlefshëm në çdo dietë dobësimi, për eliminimin e celulitit. Falë sasisë së sheqernave të shpërbëshme i jep energji trupit pa e rënduar me kalori. Përmban vitaminat (A, B1, B2, C, PP) e duhura për t’i dhënë forcë trupit të përballojë ftomat dhe gripet e sezonit. Ky frut që nga kohët e lashtësisë është përdorur për të mbajtur të freskët lëkurën dhe për t’i dhënë asaj shkëlqimin dhe pamjen e një lëkure të shëndetshme. Falë përmbajtjes së flavonoideve, polifenoleve dhe acideve polisaturite ka aftësi antioksiduese dhe ruan lëkurën nga plakja, duke zbutur rrudhat e moshës. Ndërkohë që acidi i fosforit dhe silici mbrojnë flokët nga sulmet atmosferike dhe larjet e shpeshta.

Mënyra më e mirë për të ruajtur rrushin e freskët, sipas ekspertëve të ushqimit, është ta mbash në frigorifer, ose në një vend të freskët dhe të thatë. Sigurisht sa më të freskët ta blejmë, aq më shumë do të ruhen shija dhe vetitë e tij. Që nga kohët antike rrushi është përdorur sidomos për purifikim të trupit dhe quhet ampeloterapi. Bëhet fjalë për një terapi graduale, që konsiston në një dietë rreptësisht të përbërë nga rrushi. Përfitimet janë të dukshme: organizmi depurohet dhe lëkura bëhet më tonike, por kjo kurë duhet ndjekur vetëm nën kujdesin e mjekut specialist. Ikubinfo
 
Dihet qe nje diet e shendetshme ushqimore eshte vendimtare ne organizmin tone.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top