Te harroni ish të dashurin!

Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Sme kane plqyer asnjehere keto "leksionet" si te bejme kete apo ate, jan gjera qe ndodhin dhe i kalon me mjete rrethanore duke pare dhe rendesine e saj.

Kur u futa per here te fundit ju lash duke i bere qefin njeri tjetrit ndersa tani paskeni filluar perllogaritjet e dashnorve :)
Ne fund rendesi ka qe cdo eksperience e konsideroni pozitive :)

Je bo si fatorino dhe ti...paralajmero kur futesh qe te ne gjesh te dashuruar jo kshu tu u kap per leshi
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Je bo si fatorino dhe ti...paralajmero kur futesh qe te ne gjesh te dashuruar jo kshu tu u kap per leshi

Me pelqen te vi si miqte e paftuar ku e zonja e shtepise vrapon te pastroj tavolinen dhe rregulloj mbulesen e divanit :)
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Miqte e paftuar e gjejne e pashtruar....bile mbaj mend kur vinin kshu miqsh shihja time qe nxihej ne surrat. Im ate 7 here i thosh..do na besh ndonje gje per darke..e ajo 7 here bente sikur nuk degjonte.
Kshuqe o keq puna kur vje pa ftu.
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Njerzit e mi jane si njerzit e tu, buke e kripe :)
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

E verteta dhemb vetèm njè herè ,
Ndersa genjeshtra dhemb sa X qè e kujton .

J.Deep


Sa per temen _ kush eshte ky ishi ., ai qè çova ke pulat.
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

I fusim dhe raki dhe tema del ne fund: si te harrojme ishin
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Pranoni ate c'ka ndodh, kuptojeni qe nuk kthehet asgje mbrapsht dhe koha do beje te veten.
Na kane lene prinderit e femijet e jane ndare nga jeta dhe e e kemi marre veten jo se na la i/e dashur/a...
Hajd mblidhni veten e mos u beni qaraman! :P


I believe, Everything heals one day..
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Po pse duhet te vrasim mendjen te harrojme dike ,qe sapo na ka harruar me largimin e tij.
Automatikisht eshte ceshtje kohe dhe krahu tjeter i harreses.
Si su harroka ,i harruari..?!
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Nuk harrohet mer sa lodheni dhe ju :P

Me qen realiste vertet qe nuk harrohet e kaluara... sidomos kur behet fjale per nje person me te cilin ke ndar shume gjera.


biles un po perfitoj nga ky rast me pershendet ishit sepse mkan ndihmuar te kuptoja se cfare po kerkoja ne te vertet :D
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Me qen realiste vertet qe nuk harrohet e kaluara... sidomos kur behet fjale per nje person me te cilin ke ndar shume gjera.


biles un po perfitoj nga ky rast me pershendet ishit sepse mkan ndihmuar te kuptoja se cfare po kerkoja ne te vertet :D

Nuk harrohet sepse cdo gjo qe ben te kujton te kaluaren... Ka cdo gje lidhje!
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

kur mungon materiali edhe shporta e orendive te mban me fjale ,ne vend qe te rrokulliset ne epiqendren e saj te veteperpunimit ,,,njeriu eshte i thjeshte aq sa dhe nje veshje e ben te gezoje e te mrekullohet ,jo me te ulet e fantastikoje .
Po ambienti thuaj kur do e ndeze ate oxhak dashurie ne grup,ne pune ,ne bashkebisedim ,apo hajt se paguajme e grijme psikolog e psikiater? Ja ishalla po zgjojme njani tjetren me politiken tone sociale o njerez bandash e grupesh...

New-Images-With-Sad-Quotes-To-Dedicate-For-Facebook-Profile-4.jpg


 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Askush nuk mund te harrohet. Edhe pse njeriut iu dha nje mundesi si "harresa" eshte veshtire ose e pamundur ta realizosh.
Por nese ne fillesat e para pas ndarjes ka nje miks ndjesish si merzia, dhimbja, intoleranca per te kuptuar, mospranimi, e shume faktor ....koha ben mrekulli...fashit ndjesite e keqija dhe fshin ate cfare shkoi sado e dhimbshme te kete qene.
Cdo persiatje per te rikthyer dicka te mbaruar do jete e kote.
Ne nje lidhje gjithnje lendohet ai qe nuk ishte gati per fundin. por jepini kohe kohes...filloni vini ne peshore kush ka vlere me shume ne kete jete qe jetohet vetem njehere...ai/ajo qe vendosi te iki apo ju! Ath do filloni te krijoni balancat dhe te merrni ne dore situaten...sado zi te shihni, ne fund te tunelit do kete gjithnje drite....
Personalisht nuk jam perballur me situate te tille...por njeriu kur provon ndarjen me jo deshire dhe vullnet te tij ..fillon uron qe do kish qene me mire te kish qene ndarje me vullnet te personave jo me detyrim nga dicka ku ska force njerzore ta kthej pas.
Nese ne zgjedhjen e ikjes se tjetrit do kish mbetur urretja..inati
Ne rastin e dyte mbetet idealizmi i personit dhe kjo kalon ne te tjera shtigje...dhe sigurisht demton me shume
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Fakt qe skam harruar ishin, edhe nuk eshte lehtë kur ke sado pak vite me to.... porse ne fund kam me shum respekt per ate njeri sesa per nje tjeter duke u bazu ne faktin se e di qka lash, por nuk di qka marr. Andaj, interesat jane off.
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Te mos kesh ndjenja me per te , I/e harruar eshte...behet fjale per ndjenjen/konsideraten, Jo egzekutimin/eliminimin e individit. Nese nuk te lidh me I njenti interes/ide/deshire , atehere c'do gje mbyllet .. Ne shume raste gjer ne ate faze, qe mund ti harrosh edhe emrin/fytyren me kalimin e kohes . Ndersa per ato qe e Kane veshtire ta pranojne k'te ndarje dhe akoma ndien per te, artikulli te sygjeron se qysh te merresh me veten tende ne nje fare forme, te jep IDE te reja per mbase rruge te reja.
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Jan disa momente qe smund ti harrosh..Cdo gje mbetet pjes e jetes tende ne te kaluaren gje te cilen nuk e harron dot dhe po te doje ..

Personalisht une skam harruar asgje nga ato qe kam kaluar .. Dhe pse tashem quhet ish gjithmon ka len dicka te bukur tek mua gje te cilen ne momente te caktuar kur me rikthehet ne mendje buzqesh .. :)
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Kjo pjesa e miqesise se mire mua me duket 1 bullshit i vertete sidomos kur personi qe i ka dhene fund lidhjes eshte ishi
 
Titulli: Te harroni ish të dashurin!

Kjo pjesa e miqesise se mire mua me duket 1 bullshit i vertete sidomos kur personi qe i ka dhene fund lidhjes eshte ishi

Ashtu eshte .....por ja qe edhe ndodh...sic ndodhin shume cudira.
Mgjth mos e vrit menjen duhet me jetu sic vje
 
Nëse ndiqni këshillat e Living, për një kohë shumë të shkurtë do të arrini të harroni ish të dashurin tuaj dhe të vazhdoni përpara…

Bëni pushime

Merrni pushime për të shëruar plagët që keni marrë nga ndarja. Shkoni në një vend ku nuk do të mund të komunikoni me ish të dashurin dhe kjo do të jua bëj shumë më të lehtë që ta harroni. Kjo nënkupton që ju duhet ta fshini numrin e tij, ta bllokoni nga Facebook si dhe mos e ndiqni në Twitter.

Dilni me miq

Nuk ka asnjë përmirësim nëse rrini në shtëpi dhe mërziteni andaj ftoni miqtë tuaj dhe dilni më shumë. Dilni, argëtohuni, udhëtoni apo shkoni diku për fundjavë dhe kaloni një kohë të mirë. Shikoni vazhdimisht filma dhe kaloni më shumë kohë me njerëzit që doni, sepse asgjë nuk ju bën të ndiheni më mirë sesa familja dhe miqtë.

Filloni një lidhje te re

Kur ndiheni e gatshme, atëherë është koha të filloni një lidhje të re. Për këtë do të ju nevojiten javë ose muaj por është mirë që ju të flirtoni. Dilni me shoqet tuaja dhe takoni meshkuj të ri. Nuk është e rëndësishme që lidhja të jetë diçka serioze, por thjesht një djalë i ri në jetën tuaj do të jua kthej vetëbesimin.

A mund të jeni miq me ishin tuaj?

Për disa është shumë e lehtë por për disa jo. Gjëja më e mirë është që mos ta shihni për një kohë derisa të kuptoni se nuk ndjeni asgjë për të. Gjithmonë do të jetë vështirë për ju takimi i parë me të, por kjo do të jetë për të mirën tuaj. Nëse nuk mund ta përballoni takimin me të atëherë kjo do të thotë se ju nuk mund të jeni miq. Nëse tashmë jeni në një lidhje tjetër, duhet të merrni në konsideratë edhe ndjenjat e partnerit tuaj sepse as ju nuk kishit pasur dëshirë që ai të jetë mik me ishin e tij. Merreni shtruar dhe bëni zgjidhjen e duhur.


portalb


Hapi me i suksesshem drejt perseritjes se gabimit lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top