“Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”. Thënie të veçanta nga Al Pacino

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1708443578164.png

“Harrojeni karrierën, thjesht bëni punën. Nëse mendoni se po i bëni gjërat siç duhet, nëse mendoni se po shkoni diku dhe i qëndroni besnikë ideve tuaja, gjërat kanë për të rrjedhur nëmënyrën e duhur”.

“Nuk ekziston lumturia. Ekziston vetëm përqëndrimi”.

“Unë them gjithmonë të vërtetën, edhe kur gënjej”.

“Është e lehtë t’i gënjesh sytë, ama është e vështirë ta gënjesh zemrën”.

“Ne jetojmë në një botë ku sa më shumë të punosh, më shumëgjëra do të realizosh. Është një botë e varur nga puna”.

“Unë nuk pendohem për asgjë. Mendoj se kam bërë nga ato që i quaj gabime. Kam zgjedhur filmin e gabuar, nuk kam realizuar siç duhet një rol, por çdo gjë që një person bën, mendoj se ështëpjesë e tij dhe mund të përfitojë diçka prej saj”.

“Të gjithë të duan deri në momentin që të shohin si konkurrent”.

“Mos e lejo askënd të dije se çfarë je duke menduar”.

“Ka plot gjëra që më ka mësuar im atë. Ai më mësoi se duhet t’i mbaja miqtë afër, ndërsa armiqtë akoma më afër”.

“Të gjithë kemi nevojë të kemi pranë njerëz që të na thonë edhe ato që nuk duam t’i dëgjojmë”.
 
Ooooo po te fommmmm. Ahahaga
Sad Bad Day GIF by Pudgy Penguins
 
Te verteta te gjitha por sh te veshtira te zbatohen te gjitha.
Mendoj se njeriu eshte ai qe eshte. sado te perpiqet nuk i largohet natyrshmerise se tij
 
Te verteta te gjitha por sh te veshtira te zbatohen te gjitha.
Mendoj se njeriu eshte ai qe eshte. sado te perpiqet nuk i largohet natyrshmerise se tij
Kjo "natyrshmerise se tij" te Franc Kafka kur shkroi "Majmuni para nje akademie" shprehej: ...... majmuni befasohej me akademiket se si majmuneria e tyre, perkunder evulimit, nuk ishte zhdukur vec se ishte profesionalizuar 🤪
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top