Të gjithë kthehen..

Lauri

Anunnak
"Të gjithë kthehen ku ndiheshin të dashuruar.
Në makinë. Në biçikletë. Në gjunjë. Në një shtëpi. Në një rrugë. Në një vend.
Në një varrezë. Të gjithë kthehen ku ndiheshin të dashuruar. Tani, o më vonë. Në një kohë të shkurtër, o në një kohë të gjatë.
Si fëmijë. O kur të rriten. Ose të vjetër. Duke qeshur. Duke qarë. O të frikësuar.
Por të gjithë kthehen ku një herë ndiheshin të dashuruar.
Në një kujtim. Në një mendim. Në një përqafim. Në një ëndërr..."

Po ti, në cilin kujtim të ktheheshe ?
Ku e Ke ndjerë vetën të dashuruar?
IMG_20221121_141004.jpg
Linda Valentinis. Piktura nga Dima Dmitriev
By Lauri 👍
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Une ndjehem kudo e dashuruar, dhe kete pjese e vuaj sepse s'mund te jem njekohesisht ne cdo vend ku une dua te jem edhe fizikisht.
 

Lauri

Anunnak
Soul plot dashuri, kthehet dhe gjindet gjithandej ✨👌
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Do ti kthhesha sokaqeve, portave,
mureve, avllive, cative e pjergullave
pafajsise, naivitetit dhe lirise
qe me mbushnin diten, me rriten.

Do ti kthehesha mendimeve
marrezive dhe te gjitha gabimeve
te cilat femijerine time skaliten.
 

Punk1

Antarë i Respektuar
Do ti kthhesha sokaqeve, portave,
mureve, avllive, cative e pjergullave
pafajsise, naivitetit dhe lirise
qe me mbushnin diten, me rriten.

Do ti kthehesha mendimeve
marrezive dhe te gjitha gabimeve
te cilat femijerine time skaliten.
Hap syte ore , se s je me i ri . Kontrolloji mire tjegullat para se te vesh kemben 😆
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Hap syte ore , se s je me i ri . Kontrolloji mire tjegullat para se te vesh kemben 😆
Mbi tjegulla mesuam te ecim zbathur
e mbi peme tek rrembenim frutat pa pjekur
ekulibrin qe te mos binim, forcuam
ndaj vrapin e benim, me te shpejte se nje lepur
 

Punk1

Antarë i Respektuar
Me ktheve shume pas ne te miat kujtime
Kur hanim buke thate e nuk benim therrime
Cizmet e llastikut te veshura zbathur
Me zemer te thyer e me cipe te paplasur
Nder dege lekundeshim te arrinim frutat
Per dreq dega u thye edhe grisa tutat
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Do kthehesh perseri tek ajo dege dhe do freskosh
kujtimet ti ringjallesh nje per nje me shume mallengjim
por asnjehere me nuk do te shijosh ndjesine
kur qeni komshies ashtu kur ti i varrur
kafshonte e te shkepte tutat me terbim
 

Punk1

Antarë i Respektuar
Do kthehesh perseri tek ajo dege dhe do freskosh
kujtimet ti ringjallesh nje per nje me shume mallengjim
por asnjehere me nuk do te shijosh ndjesine
kur qeni komshies ashtu kur ti i varrur
kafshonte e te shkepte tutat me terbim
Nje qen te vogel zuri nje djale
Ai po dridhej e thosh ca fjale
Nuk te vjen keq qe jam i mitur
Ende i vogel e i parritur
Po ti mor qen , kelysh hajdutash
A mu e gjete te me grisesh tutat? 🤣
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Nje qen te vogel zuri nje djale
Ai po dridhej e thosh ca fjale
Nuk te vjen keq qe jam i mitur
Ende i vogel e i parritur
Po ti mor qen , kelysh hajdutash
A mu e gjete te me grisesh tutat? 🤣
"E more birbo i pagdhendur" i tha qeni
"perse ankohesh per nje kafshim timin,
jeta jote mbushur plot kafshime do te jete
tek ti do shfrejne bucet e lagjes
shpesh here terbimin dhe zemereimin".
 

Punk1

Antarë i Respektuar
"E more birbo i pagdhendur" i tha qeni
"perse ankohesh per nje kafshim timin,
jeta jote mbushur plot kafshime do te jete
tek ti do shfrejne bucet e lagjes
shpesh here terbimin dhe zemereimin".
Bucet me nje thele kenaqen
Nje cope buke te lagur ne nje kanace
Po nuk provove cfare eshte kafshimi
Nuk kupton ku ndan burracaku nga trimi 😜
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
Nje burrec gjithmone i kthehet
historise me kafshim packa se si tregon
por nje trim kurre nuk e ben veten
nga te gjitha kafshimet e jetes
ai ato te zemres loton.
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Me pelqen dhe udhtoj ne nostalgjine e te kaluares.
Por gjithmone kam qene dhe jam nje pishtare e te nesermes.
Mbeshtetur kete ne parimin e jetes;
Qe e nesermja do jete nje suprize me e bukur se sa e djeshmja.
Gjithesesi ne vitet femijnore do kthehesha ne ato dritare drite,endrrash dhe pafajsie.
 

NjeZePraneJush

Antarë i Respektuar
E mire se e teprove tani 🤣🤣
Ta mbash mend se do i kthhemi kesaj teme e do shikosh keto verejtjet pa shkrim qe ke thene si te ishte drejtor konvikti.
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
Po anetaret tane te ikur pse nuk kthehen!? :(
Hahahhaa O sa e madhe! lool lool lool lool
M'bere me qesh edhe pse pa humor hic sot!

Lauri thote: "Të gjithë kthehen ku ndiheshin të dashuruar."
Me siguri ketu calon puna 😋
 

Lauri

Anunnak
Hahahhaa O sa e madhe! lool lool lool lool
M'bere me qesh edhe pse pa humor hic sot!

Lauri thote: "Të gjithë kthehen ku ndiheshin të dashuruar."
Me siguri ketu calon puna 😋
" Në një kohë të shkurtër, o në një kohë të gjatë.
Si fëmijë. O kur të rriten. Ose të vjetër. Duke qeshur. Duke qarë. O të frikësuar.
Por të gjithë kthehen ku një herë ndiheshin të dashuruar."

Ndoshta kur të plaken 🤷
Ky forum do jetë si një azil pleqsh sikur 😁
 

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Staf në FV.AL
Adm
" Në një kohë të shkurtër, o në një kohë të gjatë.
Si fëmijë. O kur të rriten. Ose të vjetër. Duke qeshur. Duke qarë. O të frikësuar.
Por të gjithë kthehen ku një herë ndiheshin të dashuruar."

Ndoshta kur të plaken 🤷
Ky forum do jetë si një azil pleqsh sikur 😁
Sa here mungoja per kohe te gjate,
e rikthehesha pas disa kohesh
ne mendje me vertiteteshin bisedat
dhe njerezit qe pas ekrani i njohem

Eshte e cuditshme po aq sa e mahnitshme
sesi funksion ndjeshmeria njerezore,
Pa e pare, pa takuar e prekur dike,
nga germat te gezohesh apo hidherohesh.

😁
 

Lauri

Anunnak
Sa here mungoja per kohe te gjate,
e rikthehesha pas disa kohesh
ne mendje me vertiteteshin bisedat
dhe njerezit qe pas ekrani i njohem

Eshte e cuditshme po aq sa e mahnitshme
sesi funksion ndjeshmeria njerezore,
Pa e pare, pa takuar e prekur dike,
nga germat te gezohesh apo hidherohesh.

😁
Forumi-V porsi magjia
Anash dikush poi kalon
Nga inati t'i plasë zilia
Pse nuk hyjnë por rrinë n'ballkon

Kthehuni pra mor depseza
Vend si ktu jo nuk keni
Pak si shpesh po ju kap lëmza
Forum si ky nuk do gjeni
 

Jetmira

V.I.P
Mos u kthe.....
Ti mos u kthe😂😂.
Doo kthehesha pas kur isha e lumtur.
Tani që u rrita,kam harruar sesa pak kushtonte lumturia...
 

Lauri

Anunnak
Lumturia nuk është një qëllim për të arritur, por një mënyrë jetese 💃😁
 

Desa

Felix Culpa
S/M
Në pritje të një dashurie të re në të ardhmen 😁😎
 

ViktoriA~

Antarë i Respektuar
Nuk kam ik jo . Edhe meqe u dashka per hir te tashurise jo vallaj . Atehre do jem me ajzaimer se mosha do boj tveten dhe sdo mbaj mend ke kam tashuru .😌🙉
Me mbaj mire sa me ke/kishnje se ndryshe ehe .😝
 
Top