Të gjitha truket për të mos hekurosur (pothuajse) kurrë

Arfenilla

Themelues i Forumit

timthumb_2587.jpg

Hekurosja është pa dyshim një nga punët e shtëpisë më të urryerat! Por duke zbatuar disa rregulla në fazën e larjes dhe të tharjes, ju mund ta përdorni hekurin e rrobave shumë rrallë, por ama pa dalë xhiro me veshje të zhubravitura sikur ju dhe të afërmit tuaj të ishit të lënë pas dore! Nëse do të braktisni hekurin, do të keni shumë avantazhe: para së gjithash do të keni më shumë kohë. Por ju do të mund të kurseni edhe energjinë elektrike, duke shmangur faturat e larta të dritave. Po kështu, nuk do të ndieni më dhembje beli, shpine apo qafe prej “malit” të rrobave që duhen hekurosur. Por ç’është më e rëndësishmja për këtë periudhë, ju nuk do të “mbuloheni” as edhe nga djersa që shkakton avulli dhe temperatura e hekurit! Pra, për të gjitha femrat dhe gratë, këtë herë vijnë këshillat antihekurosje, një shpëtim i vërtetë apo jo! Ndiqini më poshtë!

Hapi 1: strategjitë antihekurosje fillojnë që nga faza e larjes! Ja rregullat që duhet të keni parasysh:

- Programet e larjes duhet të jenë të shkurtra, centrifuga nuk duhet të kalojë 600/800 xhiro dhe temperatura optimale duhet të jetë 30/40 gradë Celsius. Me përjashtim të teshave shumë të pista, thuajse të gjitha rrobat duhen larë me temperaturë të ulët! Uji shumë i nxehtë i vjetron ato, duke u shkatërruar fibrat, ndërkohë ngrohja e tij harxhon shumë energji elektrike.

- Detergjentet dhe aromatizuesit: përdorni pak detergjent (nëpër rroba nuk do të mbesë asnjë gjurmë e tij) dhe në vend të zbutësit hidhni acid citrik ose uthull, sepse fuqia e tyre antikalkar i shtendos rrobat!

- Mos e mbushni plotë lavatriçen (mjafton lë lini pak “ajër” mes rrobave dhe në pjesën e sipërme të kazanit të saj) dhe rrobave mos harroni që t’u mbyllni pullat dhe menteshat përpara larjes.

Hapi 2: nderja është art më vete

Faza e tharjes është ndoshta faza më e rëndësishme për të zbatuar johekurosjen!

- Ndejini rrobat sapo të mbarojë larja; mos i lini për një kohë të gjatë brenda në lavatriçe ose edhe në koshin e tyre. Në këtë fazë rrobat rrudhosen shumë shpejt!

- Shkundja e rrobave është më se e domosdoshme për të braktisur hekurin e hekurosjes! Ndaj një rrobë shkundeni dy ose tri herë përpara se ta ndeni.

- Përdorni varëset e rrobave për të nderur këmishat, mbyllini kopsat dhe shpatullat pozicionojini në mënyrën e duhur. Nëse keni hapësirë mund të ndeni edhe bluzat e pambukut: ato do të marrin menjëherë formën e tyre pa pasur asnjë vijëzim apo rrudhë. Ndërkohë, nëse do të ndeni bluzat, vërini ato me kokë poshtë duke i fiksuar me kapëse te cepat e tyre: shenjat e kapëseve të rrobave nuk do të duken aspak, për më tepër nëse keni një palë kapëse të mira, të rrafshëta dhe jo me forma.

- Tërhiqini fort skajet e pantallonave për t’i shtendosur, ndejini duke fiksuar pjesën e këmbëve mundësisht me katër kapëse gjithsej, më pas kalojini përsipër, me shpejtësi, pëllëmbët e duarve.

- Veshjet e lehta duhet t’i vendosni nëpër varëse duke i kaluar në sipërfaqe pak avull me hekurin e hekurosjes: ato më pas do të jenë të lirshme dhe gati për t’u veshur. Në dimër mund t’i vendosni në banjë kur bëni dush: ndërsa ju laheni dhe relaksoheni, avulli do të “hekurosë” rrudhat e rrobave të lehta!

- اarçafët dhe peshqirët duhet t’i shkundni mirë dhe t’i palosni më dysh ose më katërsh përpara se t’i ndeni.

Hapi 3: palosini rrobat me kujdes

Faza e palosjes së rrobave mund të rezultojë mjaft e mirë nëse bëhet në mënyrën e duhur dhe nëse ndiqen këshillat në fazat e larjes dhe të tharjes.

- Palosini menjëherë rrobat e sapothara: mos i lini shumë të ndera nëpër tela apo te koshi me të cilat i mblidhni, pra mos e lini asnjëherë për më vonë nderjen e tyre. Gjithashtu është mirë që rrobat mos të thahen shumë.

- Kur i palosni rrobat, “shtrijini” mirë ato me dorë në një sipërfaqe të fortë siç është tavolina.

- Për të shtendosur peshqirët, mblidhini duke i rrotulluar dhe më pas palosini.

Ja pra këto ishin fazat për të mos u lodhur më me hekurosjen e rrobave. Në fund ju themi se kujdes duhet të tregoni edhe në blerjen e rrobave. Preferoni ato me përbërje pambuku elastik dhe elastan. Pambuku 100 për qind, edhe pse është shumë ekologjik, nuk është i “komandueshëm” kur vjen puna për të mos hekurosur. Evitoni veshjet me fibra sintetike, me poliestër, të cilat formojnë shumë rrudha në fazën e larjes.Expres
 
PEr mos te hekurosur kurre.
duhet te vij ne mode nudizmi. :p
Ne fakt nese klima e lejon,se kuptoj perse per ne njerzit duket nje koncept jo moral dhe jo normal.
PSe qenka morale te gjykojme nudizmin dhe te bejme morale masken e trupit,veshjen. :p
 
Nje truk qe e perdor prej vitesh dhe e falenderoj pafund ate qe ma mesoi se me shpetoi nga hekurosja e tepert;
I shkundni rrobat dhe i palosni ashtu te lagura, lerini per gjysem ore ashtu pastaj i hapni te thahen, do zhduken rrudhat menjeher

Nese perdorni tharese, i palsni menjeher sa jan te nxehta dhe i thoni hekurit dhe fatures se energjise,bye bye :p

P,s per falenderime ju pres pasi ta provoni :p
 
Nga njerka ime: Gut aufgehängt ist halb gebügelt! (Gjysmën e hekurosjes e redukton duke i nderë mirë.
Pastaj ka rëndësi materiali i përshtatur me gradat e ujit dhe veçanërisht shpejtësinë e centrifugës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top