Të gjitha fshehtësitë e dobësimit të suksesshëm?!

*deliza*

VIP
V.I.P
Të gjitha fshehtësitë e dobësimit të suksesshëm?!

Si t’i largojmë kilogramët e tepërta, si ta çlirojmë trupin nga toksina dhe të mbushemi plot energji? Po, duket si mision i pamundur, por në klinikën austriake ‘Viva Mayr’ kjo realizohet me sukses çdo ditë. Nuk është fakt për t’u habitur që në listën e pritjes për këtë tretman gjenden edhe shumë personalitete të njohura dhe pasanik nga e gjithë bota. Klinika ‘Viva Mayr’ është e njohur për tretmanin e saj, nëpërmjet të cilit e pastron trupin nga toksinat, i forcon muskujt dhe freskon lëkurën, dhe kjo e tëra vetëm për 14 ditë. Bëhet fjalë për programin i cili e përmirëson procesin e funksionimit të organizmit, rikthen energjinë dhe pastron lëkurën. ثshtë e thjeshtë që të bëhet kjo punë, dhe të largon nga kompleksi i numërimit të kalorive që i marrim dhe i humbim. Dieta ‘Viva Mayr’ ndryshon shprehitë e të ngrënit, si dhe pamjen e trupit. Por, çka saktësisht bëjnë atje?

Hapat e parë

Dieta e cila bëhet në klinikën ‘Viva Mayr’ është e përqendruar në ‘rregullimin’ e organizmit duke mundësuar që më lehtë të përpunohet ushqimi dhe të eliminohen mbetjet si të kafeinës dhe sheqerit të cilat negativisht ndikojnë në metabolizëm. Në fillim pacientët ndiejnë plogështi dhe marramendje, që janë rezultate të ‘pastrimit’ që është duke iu bërë organizmit. Duhet duruar tri ditët e para, pasi që pas kësaj periudhe personi fillon të ndihet shkëlqyeshëm. Natyrisht, edhe në këtë dietë është e rëndësishme se çka hani, por shumë më e rëndësishme është si hani.

اka ta hamë dhe kur?

Për të filluar me largimin e kilogramëve të tepërt, duhet të jeni të vetëdijshëm për ritmin e metabolizmit tuaj. 'Sikur që trupi ynë dhe truri deri në mbrëmje lodhen, situatë e njëjtë është edhe me metabolizmin tonë. Në pjesën e parë të ditës mund t’i shijojmë pothuajse të gjitha. Kjo për shkak se është edhe koha më e mirë për shujtat kryesore, por edhe pemët e perimet, të cilat ndonjëherë është vështirë që t'i tretim. Darka duhet të jetë në shenjë të një ushqimi të lehtë si supës, perimeve të ziera me gjëra të caktuara, pasi që këto më lehtë treten. E më së miri është që të hani darkë rreth orës 18 pasi që në këtë mënyrë i jepni organizmit kohë për tretje deri në fjetje', e sqaroi këtë dr. Harald Stossier i cili njëkohësisht është projektuesi i këtij programi të popullarizuar.

Aftësitë e përtypjes

Besoni apo jo, përtypja luan rol kyç në humbjen e kilogramëve. Kur të përtypni një kohë të gjatë atëherë më pak hani. Në të vërtetë, truri i dërgon porosi organizmit që ka ‘ngrënë’ mjaft dhe tashmë është i ngopur. Me përtypje lirohen edhe një numër i mbetjeve nga ushqimi, të cilat po ashtu japin ndjenjën e mos urisë, pra ngopjes. Dihet që çdo kafshatë përtypet 30 deri 40 herë. Në fillim mund ndoshta ta numëroni këtë proces, por kjo më vonë shndërrohet në shprehi. Shumë shpjet mund ta vëreni se më përtypjen sa më të gjatë futni pjesë më të vogla të ushqimit.

اka të pimë?

Sikur në çdo dietë, uji është përbërës i pazëvendësueshëm. Dr. Stossier propozon një gotë të ujit të nxehtë në lukthin e zbraztë, d.m.th. menjëherë pasi që të zgjoheni. Gjatë ditës është mirë që të pimë 2 deri në 3 litra uji të filtruar. ثshtë shumë e rëndësishme që ujin ta pini ndërmjet shujtave, dhe atë rreth 15 minuta para ushqimit dhe një orë pas ushqimit. Përpos ujit, preferohet edhe pirja e qumështit, çajërave nga bimët si dhe lëngjeve natyrale. اajërat e zakonshëm dhe kafja janë të ndaluar rreptësishtë pasi që përmbajnë kofeinë. Por në qoftë se duhet ‘patjetër’ ta pini gjatë ushqimit, atëherë merrni çaj të bimëve, por në sasi të vogël. ثshtë e lejuar edhe pirja e verës në sasi të vogël pasi që ndihmon formimin e masës së nevojshme gjatë procesit të tretjes.

Pemët e perimet, të rëndësishme
Gjërat janë plotësisht të qarta: nëse dëshironi dobësim, zvogëloni sasinë e karbohidrateve dhe rrisni sasinë e ushqimit të shëndoshë. Dr. Stossier nuk e pëlqen që dietën ta realizojë me përqindje, por beson që nëse e rrisni sasinë e ngrënies së pemëve, perimeve dhe proteinave të shëndosha, nuk do të jeni aq të uritur që të hani karbohidrate. Përveç kësaj, kjo formë e të ngrënit është padyshim edhe më e shëndetshme. Preferohen shujtat të përbëra nga sasi më të vogla të ushqimit, të cilat organizmi i ka me lehtë që t’i tret.

Hani më shumë yndyra

Nuk duhet të harrojmë po ashtu që yndyrat janë të rëndësishme për ndërtimin e një organizmi të shëndoshë. Por, nuk janë të gjitha yndyrat e njëjta. Duhet t’i evitojmë yndyrat jo të shëndetshme të cilat përmbajnë ndonjë margarinë. Ikjuni edhe pjesëve të mishit me dhjamë si dhe produkteve të mishit si sallama, suxhuku etj. Yndyra që duhet t’i kosumoni janë omega-3 masa të acidit, të cilat mund të gjenden në peshk, farat e yllinjëve dhe në vajin e lulediellit. Përpos që janë të shëndetshme, këto yndyra ndihmojnë edhe në humbjen e kilogramëve.

Kontrolloni sasinë e proteinave

Proteinat janë gjëja e rëndësishme e secilit fëmijë të shëndetshëm, por nuk duhet të teprohet me to. Dieta e cila përmban së tepërmi proteina mund ta ngarkojë mëlçinë dhe veshkat, që sjell deri te formimi i sasisë më të madhe të toksinës në organizëm. Dr. Stossier propozon që ushqimet me proteina si mishi dhe peshku të mos hahen çdo ditë. Për organizëm janë më të mirë proteinat e bimëve të cilat gjendet në fara dhe në ushqime të tjera. Por në qoftë se nuk mund të largoheni nga mishi, atëherë hani biba dhe pula, të cilat nuk shkaktojnë probleme të shumta gjatë tretjes, si p.sh. që shkakton mishi i qengjit. Nga produktet e qumështit zgjidhni djathërat e dhenve, pasi që më lehtë treten, për dallim nga djathërat e lopëve. Preferohet konsumimi i të gjitha peshqve pasi që përmbajnë proteina të shëndetshme.

*Bota sot​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top