Të famshëm që u ndanë nga jeta të rinj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kanë qenë të famshëm në momentin që janë ndarë nga jeta, por vdekja u ka dhënë atyre një status legjendar. Pikërisht se janë ndarë nga jeta në kulmin e famës, rinisë dhe karrierës së tyre, ato kujtohen për të gjitha ato që kanë bërë dhe për ato që mund të kishin bërë, nëse do të kishin jetuar më gjatë. Kështu ka ndodhur me Marilyn Monroe.
Ajo është një prej biondeve kult në gjithë historinë, si dhe e njohur për marrëdhënien e saj me presidentin amerikan, John Kennedy. Vitet e fundit të jetës së saj u prekën nga problemet personale dhe reputacioni se ishte e vështirë të punohej me të.
Një tjetër personazh është princesha Diana. Diana, princesha e Wellsit ishte gruaja e parë e اarlsit, princit të Wellsit. E kthyer në një ikonë publike, ajo mbeti në vëmendje të medias edhe pas divorcit me bashkëshortin e saj. Vdekja e saj e papritur në një aksident me makinë shkaktoi një vajtim të madh publik. Aktori me origjinë shqiptare, John Belushi, gjithashtu është ndarë nga jeta shumë shpejt. John Belushi ishte një aktor, komedian dhe muzikant, i njohur me origjinë shqiptare.
Më 5 mars 1982 ai u gjet i vdekur në dhomë ne tij në Bungalou, në "Chateau Marmont" në Los Anxhelos. Natën e vdekjes ai ishte vizituar nga miqtë e tij, Robin ثilliams dhe Robert De Niro. James Dean ishte një aktor i nominuar dy herë për çmim "Oscar". Statusi i tij si ikonë kulturore u fitua nga interpretimi në filmin "Rebel pa kauzë", ku ai interpretonte një rebel në shkollë të mesme. Vdekja e tij në moshë të re bëri që ai të fitonte një status legjendar.
Një tjetër personazh është Jim Morrison. Jim Morrison ishte një këngëtar amerikan, poet, shkrimtar dhe regjisor. Ai njihet si këngëtari i grupit "The Doors" dhe konsiderohet si një prej figurave më karizmatike dhe më me influencë në historinë e muzikës rrok. Jimi Hendrix ishte një prej kitaristëve më me influencë në muzikën rrok. Pas suksesit fillestar në Evropë, ai arriti famë në SHBA, pas performancës së vitit 1967 në festivalin "Moterey Pop Festival".
Lideri i grupit "Nirvana" është ndarë gjithashtu në moshë të re nga jeta. Kurt Cobain ishte një muzikant amerikan i grupit "Nirvana".
Gjatë jetës së tij ai luftoi me varësinë nga droga, si dhe presionin nga media që rrethonte atë dhe gruan e tij, Courtney Love. Më 8 prill 1994 ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pasi ishte vetëvrarë me armë zjarri.
Marilyn Monroe, aktore (1926 – 1962)
Mosha e vdekjes: 36 vjeçe
Shkaku i vdekjes: Ovderdozë ilaçesh
Ajo është një prej biondeve kult në gjithë historinë, si dhe e njohur për marrëdhënien e saj me presidentin amerikan, John Kennedy. Vitet e fundit të jetës së saj u prekën nga problemet personale dhe reputacioni se ishte e vështirë të punohej me të.

Princesha Diana (1961 – 1997)
Mosha e vdekjes: 36 vjeç
Shkaku i vdekjes: Aksident me makinë
Diana, princesha e Wellsit ishte gruaja e parë e اarlsit, princit të Wellsit. E kthyer në një ikonë publike, ajo mbeti në vëmendje të medias edhe pas divorcit me bashkëshortin e saj. Vdekja e saj e papritur në një aksident me makinë shkaktoi një vajtim të madh publik.

John Belushi, aktor (1949 – 1982)
Mosha e vdekjes: 33 vjeç
Shkaku i vdekjes: Overdozë kokaine
John Belushi ishte një aktor, komedian dhe muzikant, i njohur me origjinë shqiptare. Më 5 mars 1982 ai u gjet i vdekur në dhomë ne tij në Bungalou, në “Chateau Marmont” në Los Anxhelos. Natën e vdekjes ai ishte vizituar nga miqtë e tij, Robin Williams dhe Robert De Niro.

Aaliyah, këngëtare (1979 – 2001)
Mosha e vdekjes: 22 vjeç
Shkaku i vdekjes: Aksident ajror
Aaliyah ishte një këngëtare dhe aktore amerikane, si dhe një prej ikonave adoleshente të para amerikane, të njohura në shkallë ndërkombëtare. Ajo u bë e famshme gjatë viteve ’90 me hite të ndryshme. Pavarësisht karrierës së saj të shkurtër ajo ka shitur mbi 32 milionë albume në gjithë botën.

Selena, këngëtare (1971 – 1995)
Mosha e vdekjes: 23 vjeç
Shkaku i vdekjes: Vrasje
Këngëtarja e njohur si “mbretëresha e muzikës Tejano” e nxori albumin e saj të parë në moshën 12-vjeçare. Ajo u bë e famshme fillimisht, në vendet spanjisht folëse. Ajo u bë e njohur në SHBA, pasi u vra në moshën 23-vjeçare nga Yolanda Saldivar, presidentja e klubit të saj fansave.

James Dean, aktor (1921 – 1955)
Mosha e vdekjes: 24 vjeç
Shkaku i vdekjes: Aksident automobilistik
James Dean ishte një aktor i nominuar dy herë për çmim “Oscar”. Statusi i tij si ikonë kulturore u fitua nga interpretimi në filmin “Rebel pa kauzë”, ku ai interpretonte një rebel në shkollë të mesme. Vdekja e tij në moshë të re bëri që ai të fitonte një status legjendar.

Jim Morrison, këngëtar rrok (1943 – 1971)
Mosha e vdekjes: 27 vjeç
Shkaku i vdekjes: Atak për shkak të overdozës
Jim Morrison ishte një këngëtar amerikan, poet, shkrimtar dhe regjisor. Ai njihet si këngëtari i grupit “The Doors” dhe konsiderohet si një prej figurave më karizmatike dhe më me influencë në historinë e muzikës rrok.

Jimi Hendrix, kitarist (1942 – 1970)
Mosha e vdekjes: 27 vjeç
Shkaku i vdekjes: Overdozë ilaçesh gjumi
Jimi Hendrix ishte një prej kitaristëve më me influencë në muzikën rrok. Pas suksesit fillestar në Evropë, ai arriti famë në SHBA, pas performancës së vitit 1967 në festivalin “Moterey Pop Festival”.

Kurt Cobain, këngëtar rrok (1967 – 1994)
Mosha e vdekjes: 27 vjeç
Shkaku i vdekjes: Vetëvrasje
Kurt Cobain ishte një muzikant amerikan i grupit “Nirvana”. Gjatë jetës së tij ai luftoi me varësinë nga droga, si dhe presionin nga media që rrethonte atë dhe gruan e tij, Courtney Love. Më 8 prill 1994 ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pasi ishte vetëvrarë me armë zjarri.

Bob Marley, këngëtar (1945 – 1981)
Mosha e vdekjes: 36 vjeç
Shkaku i vdekjes: Kanceri
Bob Marley ishte një muzikan i njohur xhamajkan. Pavarësisht se është ndarë nga jeta prej thuajse tridhjetë vjetësh, ai mbetet i njohur për muzikën rege, si dhe njihet për përhapjen e muzikës xhamajkiane në gjithë botën.

John F. Kennedy, president i SHBA (1917 – 1963)
Mosha e vdekjes: 38 vjeç
Shkaku i vdekjes: Vrasje
John F. Kennedy ishte presidenti i 35-të i SHBA. Ai u vra më 22 nëntor 1963 në Dallas, Teksas. Vrasja e tij u kthye në një moment të rëndësishëm në historinë amerikane, për shkak impaktit që pati mbi kombin. Edhe sot Kennedy renditet në krye të listave të presidentëve të suksessshëm amerikanë.

Martin Luther King, aktivist (1929 – 1968)
Mosha e vdekjes: 39 vjeç
Shkaku i vdekjes: Vrasja
Martin Luther King ishte një aktivist i shquar amerikan i lëvizjes së të drejtave civile. Ai njihet për fjalimin e tij të famshëm “I have a dream (Kam një ëndërr). Ai u bë njeriu më i ri moshë, i cili mori çmim Nobel për paqen.

Elvis Presley, këngëtar (1935-1977)
Mosha e vdekjes: 42 vjeç
Shkaku i vdekjes: Droga
Mbreti i muzikës “rrok & roll” ka qenë një prej artistëve më me influencë dhe më të shitur në historinë e muzikës. Ai ka thyer rekorde për pjesëmarrësit në koncerte dhe shitjet e albumeve. Problemet me drogën dhe faktorë të tjerë shkaktuan vdekjen e tij të parakohshme.

Heath Ledger, aktor (1979 – 2008)
Mosha e vdekjes: 28 vjeç
Shkaku i vdekjes: Overdoza e ilaçeve
Ai konsiderohej një prej aktorëve më premtues të brezit të tij, me një talent të rrallë. Por vdekja e tij aksidentale në moshën 28-vjeçare i preu në mes një karrierë të ndritur në aktrim dhe në regjizurë. Aktori australian mori overdozë ilaçesh, të cilat i shkaktuan dhe vdekjen.
To
 
keni harruar JANIS JOPLIN..:) ka vdekur ne moshen 27 vjecare,ka qen femra e pare e bardh qe ka lujt blues, si dhe rock n roll dhe psychedelic. Ishte femer e vecant ndryshe nga te tjerat, bente jete te shfrenuar, ishte e dhene pas alkolit, drogave dhe seksit, vdiq e re nga nje overdose edhe pse ishte perpjekur disa here ta linte drogen..e megjithate esht per tu adhuruar
ka qen dhe mesuese filloreje

pa harruar edhe JOHN LENNON aktivist me te madh te paqes:)
shkaku i vdekjes: vrasje ne shtepine e tij nga nje fans i cmendur,,i cili donte qe emri i tij te qendronte perher prane emrit te Johnit:(
ky eshte per tu marr shembull nga e gjith bota dhe kenget e tij kan cuar n`protesta kundra lufterave:)
 
pergjigje

KJO TRREGON PRA QE SI TE BUKUR DHE SI TE SHEMTUAR........ SI TE FORTE DHE SI TE DOBET..SI TE PASUR DHE SI TE VARFER..TE GJITHE MORTAL JEMI.....KESHTU QE SA TE JEMI GJALLE :puthje:
 
Nuk eshte pak cudi qe gjith njerzit me te njohur ne bote, ndahen nga jeta te rinj? Asnjeri nga kto nuk i kap te 60-tat. Te gjith 50 vjec e poshte ikin..

Cudi, po per kte fenomen, ka artikuj plot te shkruar qe ne fakt duket sikur jan vrasje e jo vdekje te parakohshme.
 
po moxarti???????
 
po moxarti???????

Flasim per kohrat moderne, per njerez qe bene nje revolucion ne muzike..

Morrison, Marley, Jackson, Cobain , Presley ..

Moxart, i njohur per nje shtrese njerzish te cilet e degjonin, jo per te gjith!! Ktu ka hile.
 
me fal por ti krahasosh me moxartin
mgjt dakort meqe behet fjale per modernet dakort
sweet komplimente
 
Moxart, i njohur per nje shtrese njerzish te cilet e degjonin, jo per te gjith!! Ktu ka hile

besoj se ska njeri qe se njeh moxart ato me siper dhe smund ti njohi njeri por moxart e njohin te gjithe
 
me fal por ti krahasosh me moxartin
mgjt dakort meqe behet fjale per modernet dakort
sweet komplimente

Asnjeri nga kto nuk krahasohet me tjetrin. Te gjith kan ber nje revolucion ne menyrat e veta, njerez qe ben histori. Moxart ishte nje muzikant i cili degjohej nga borxhezet e aso kohe, jo te gjith kishin lluksin te degjonin muziken qe bente Moxart. Kurse kta qe permenda me lart, jan njerez qe degjoheshin nga te gjitha shtresat ne mbare boten.

Pastaj ktu ska krahasime, psh ne kenget qe kishte Marley, Moxart as qe i shkonin ndermend kto gjera, edhe anasjelltas.. Secili ishte i mire ne fushen e tij.
 
Angel Devil , kush ishte kengtari i pare qe njohe pas viteve 1990 ?

Jackson apo Moxart !

Se para atyre viteve njihje vetem Vace Zelen, Kozma Dushin etj..
 
Angel Devil , kush ishte kengtari i pare qe njohe pas viteve 1990 ?

Jackson apo Moxart !

Se para atyre viteve njihje vetem Vace Zelen, Kozma Dushin etj..

moxart dhe jakson se di mire ke kam degjuar me pare :(
 
Me fal se jam shpreh pak keq lart, vetem per kengetar, po spaska opsion ndryshimi postimesh!

Muzikant e leme pyetjen.
 
Asnjeri nga kto nuk krahasohet me tjetrin. Te gjith kan ber nje revolucion ne menyrat e veta, njerez qe ben histori. Moxart ishte nje muzikant i cili degjohej nga borxhezet e aso kohe, jo te gjith kishin lluksin te degjonin muziken qe bente Moxart. Kurse kta qe permenda me lart, jan njerez qe degjoheshin nga te gjitha shtresat ne mbare boten.

Pastaj ktu ska krahasime, psh ne kenget qe kishte Marley, Moxart as qe i shkonin ndermend kto gjera, edhe anasjelltas.. Secili ishte i mire ne fushen e tij.
normale dhe gjithashtu secili ka preferencat e tij
 
se harrova njoni vace zela dhe kozma dushi kane bere kenge shume te bukura ,
 
moxart dhe jakson se di mire ke kam degjuar me pare :(

Moxart e thashe me lart qe ishte i degjueshem per nje shtrese njerzish, jo per gjith njerzit anembane. Nejse secili ka mendimin e vet, po nese keni deshire ju sjell disa shkrime qe mund te lexoni per disa kengtare te cilet mendohen se jan vrare, e skan vdek sepse u ka ardh ora.
 
U pa puna do humbasim dhe ato dy pare mend qe kishim me keto qe po lexojme.....
 
se harrova njoni vace zela dhe kozma dushi kane bere kenge shume te bukura ,

Nuk thashe qe skan ber kenge te bukura, por thashe qe vetem ato njihnim para viteve 90.
 
Koinçidenca...?

Informacionet qe vijojne jane te verteta!

- Abraham Lincoln u zgjodh ne kongres me 1846
- John Kennedy u zgjodh ne kongres me 1946

- Abraham Lincoln u zgjodh president me 1860
- John Kennedy u zgjodh president me 1960

__________________________________________________ _______________


Mbiemrat Lincoln dhe Kennedy perbehen nga 7 germa.

Te dy konsiderohen mbrojtesit e medhenj te drejtave te njeriut.

__________________________________________________ _______________


Grate e te dy presidenteve humben femije nderkohe qe banonin ne Shtepine e Bardhe.

Te dy presidentet u vrane me goditje ne koke.

__________________________________________________ _______________


Te dy presidentet pushuan se jetuari dite te merkure.

Sekretaria e Lincoln-it quhej Kennedy.
Sekretaria e Kennedy quhej Lincoln.

__________________________________________________ _______________


U vrane nga "njerez jugore".
Te dy presidentet paten si pasardhes nje "jugor"

__________________________________________________ _______________


Emrat e pasardhesve perbehen nga 7 germa dhe te dy quheshin Johnson.

Andrew Johnson, qe pasoi Lincoln lindi me 1808
Lyndon Johnson, qe pasoi Kennedy lindi me 1908

__________________________________________________ _______________


John Wilkes Booth, qe vrau Lincoln lindi me 1839
Lee Harvey Oswald, qe vrau Kennedy lindi me 1939

__________________________________________________ _______________


Te dy vrasesit njiheshin nga tre emrat e tyre.

Totali i germave te emrave te tyre ishte 15.

__________________________________________________ _______________


Lincoln vdiq ne nje kinema qe quhej "Kennedy"
Kennedy vdiq ne nje makine qe quhej "Lincoln"

__________________________________________________ _______________


John W. Booth iku nga kinemaja dhe u arrestua ne nje ndertese.

Lee H. Oswald iku nga nje ndertese dhe u arrestua ne nje kinema.

Booth dhe Oswald i vrane perpara procesit...

__________________________________________________ _______________


Dhe tani, gjeja me e habitshme...

Nje jave perpara se te vritej, Lincoln ishte me pushime ne Monroe, Maryland.

Nje jave perpara se te vritej, Kennedy ishte "me pushime" me Marilyn Monroe.

__________________________________________________ _______________


Te gjitha keto jane vetem koinçidenca...?

A eshte e mundur te mos ekzistojne "forca" okulte qe provokuan te dy evenimentet?
 
jep fontin ku e gjete kete info NJoni
 
jep fontin ku e gjete kete info NJoni

Mund ta fshish postimin, burimin e Info-s sta jap. Po mund ti kerkosh vete ne internet kto te dhena nesa jan te rreme. ;)

lol
 
Back
Top