Te edukohesh me mentalitetin e perçarjes!

Ne mentalitetin shqiptar ndarja, perçarja, konflikti te zgjedhesh midis ketij apo atij fillon qe me edukaten prinderore. Shpesh, dhe besoj se shumica nga ne, e ka provuar vete ne femijeri, tensionin, presionin dhe detyrimin per te vendosur, "Ke do me shume, Mamin apo Babin?". Nje pyetje sa konfuze aq edhe frikesuese. Ka edhe pyetje dhe shprehje brutale te tjera por s'po i futem.

Prinder mesjetare, ne dije, kulture dhe edukate, perdorin pa vetedije autoritetin e tyre per interesa personale, per dilema te tyre emocionale, per konfliktet çifterore apo per egot e tyre te te trajtuarit te femijes si prone private. I quajne dashuri, i quajne normale, keto pyetje perçarese. Keshtu jemi ne, jemi shqipetare!?
Imagjinoni nje femi, qe nuk ka formuar akoma stabilitetin emocional, psiqik, fizik e social, te pavaruar, te detyrohet te vendose midis Manit dhe Babit. Si do pergjigjet ky femi? Sigurisht sipas gojes, sigurisht nga frika dhe sigurisht per te ruajtur dashurine e prindit qe pyet, si nevoje natyrale per mbijetese! Imagjinoni tani, te detyrosh femijen te zgjedhi midis bukes dhe ujit, ne nje kohe kur eshte i uritur dhe ka shume nevoje. Nje femi qe nuk ka formuar akoma kapacitetin kogniktiv per te dalluar hilen e detyrimit te pandershem dhe tregtimit emocional per nevojat me egzistenciale.

Ja ketu eshte gjeneza e percarjes dhe pasigurise personale. shoqerore, ndasive krahinore, te ekstremiteteve individuale tek shumica se shqiptareve. Nuk kane mesuar te jetojne midis, me arsye dhe pa diktatin e rrepte "keshtu jemi ne! - ata jane ata" duke shkallmuar me vone ne ekstremitete psiko-sociale. Nuk kane faj? Edhe kane, sepse kane ata prinder qe kane dhe behen viktima spirale. Keta femijeri qe detyrohen te zgjedhin per ti bere qefin Mamit apo Babit, jane gjysem te shkaterruar, gjysmake funksional. Kur rriten del ne pah katrahura emocionale. Po thuajse te gjithe funksionojne me ndarje, urretje e perçarje. Kush eshte emeruesi i perbashket ne shoqerine e ne jeten sociale? "Ne dhe ata"; "miq dhe armiq" midise nuk ka! Llogoren dhe klanizmin e mesojne qe te vogel, jetojme me to si veti tradicionale dhe degjenerojme dikur pa vetedije me pyetjet, "je me Socialtet apo Demokratet, Me Ilirin apo Ramen, me Bashen apo Berishen"!?

Filloni te ndryshoni veten dhe bota do tju behet me e paqte, ndaloni kete tradite te keqe te edukates shtepiake, edhe me çmimin qe te dergoni "ne banken e te akuzuarve" prinderit tuaj te dashur.
 
Fatkeqesisht mentaliteti i perçarjes eshte aq i perhapur ne Shqiperi saqe e gjen edhe ne biseda argetuese mes miqsh e jo me atje ku ka interesa ne loje.
Thuhet qe "djalli" fshihet gjithmone ne detaje, e mire pra, perçarja eshte nje nga detajet qe ai perdor!
 
Fatkeqesisht mentaliteti i perçarjes eshte aq i perhapur ne Shqiperi saqe e gjen edhe ne biseda argetuese mes miqsh e jo me atje ku ka interesa ne loje.
Thuhet qe "djalli" fshihet gjithmone ne detaje, e mire pra, perçarja eshte nje nga detajet qe ai perdor!

E di kush eshte me e keqe, percarja qe vjen nen petkun e paqes. Shtirje hipokrizi apo injorance do thuash ti, une them eshte injorance.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top