Te dua e te dashuroj....

Dashuria i reziston kohve dhe valve,ndersa te ndihemi mire apo te pelqejme dike nuk mjafton ta quajme dashuri.
 
Nqs e thua shpesh duket e pa peshe. :D

C'note ti ve shpirtit tim qe behet si i ftohte?

Nqs do mundja ti beja refresh kohes,s'do ndryshoja asgje,pervec se do i permbahesha me shume asaj filozofikes(carpe diem).
Si nje i c'rregullt mendor me vjen buzeqeshjae nga ajo e grimcave te nismes sone. :)
S'di sa loz rol fati,por here here mendoj se nuk ishin vec emocionet qe vinin si dallge e nje te dehuri,por si nje bashkpunim e krejt shqisave qe e shenderronin castin ne nje ndjenje magjie.
Akoma e akoma lundroj ne ate dehje. :)
Lundroj pa shume fjale,si nje note qe deperton e ze strofke ne thellesite e shpirtit. :)


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Dashuri ...

Ti më prek e unë tundohem
Si i djegur bëhem hi
Kur largohesh, dëshpërohem
Të jetë vallë kjo, dashuri !?

Ti më flet e unë i humbur,
të vështroj... E humb më shumë
S'gjen themel zemr' e lëkundur
Rrëmbejnë ndjenjat si një lumë !

Ti më do edhe m'a thua.
Mirëpo unë s'di s'i ta them.
Të pohoj ''dhe unë të dua''
Eshtë një varg, jo një poem'...

Sespe thjeshtë, ndjenjat e mija
Nuk i nxë veç një fjali
Nuk mjafton as poezia
Do me dhjetra, poezi !

Ti më prek, unë shkrij si hekur
Përpëlitem, bëhem hi
Kur largohesh, jam i vdekur
Pikë. Kjo quhet dashuri...


@Bledi Ylli ..
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top