Te dhenat bejne te mendohet qe kuazikristalet kane origjine jashtetokesore

Tuana

Nada é por acaso!
Rezultatet nga nje ekspedite ne pjesen e larget te Rusise Lindore me qellimin per te percaktuar origjinen e kuazikristaleve per te cilat eshte folur mjaft keto kohet e fundit, kane treguar te dhena te mjaftueshme per tu bindur qe ato kane ardhur ne Toke nga hapesira.

Paul J Steinhardt dhe Luca Bindi tregojne qe mostrat e kuazikristaleve jane gjetur ne nje mjedis qe nuk i ploteson kushtet e nevojshme te duhura per te prodhuar keto kuazikristale, ne kete menyre duke shtuar besimin qe ne fakt keto jane sjelle ne Toke nga ndonje meteor.

Per me teper, zbulimet e tyre tregojne qe mostrat e kuazikristaleve jane sjelle ne ate zone gjate epokes se fundit te akullnajave, duke sugjeruar qe meteori ka mundesi ta kete goditur Token rreth 15 000 vite me pare.

"Fakti qe ekspedita gjeti me shume materiale ne te njejten vendndodhje se sa kishte kaluar vite per te gjetur, dhe ky eshte nje konfirmim i historise," - tha Steinhardt.

Ne raportin e tyre, Steinhardt dhe Bindi e pershkruajne ekspediten ne te cilen moren pjese.

Grupi i kerkuesve ishin ne kerkim te kuazikristaleve qe ndodhnin natyrshem, nje lloj unik te ngurtesh qe jane sintetizuar per here te pare ne laborator nga shkencetari Izraelit Dan Shechtman ne vitin 1982. Me pas ne vitin 2011 ai mori edhe nje cmim Nobel per Kimine per kete zbulim.

Koncepti i kuazikristaleve eshte prezantuar per here te pare nga Steinhardt dhe studenti i tij Dov Levine. Deri ne punen e tyre eshte besuar se te gjithe te ngurtet, sintetiket apo natyroret, formojne kristale te zakonshme - materiale struktura e te cileve eshte e bere nga nje kapje e vetme atomesh qe perseriten ne intervale te rregullta, duke u bashkuar se bashku ne nje menyre te ngjashme si pllakat e banjes.

Kuazikristalet kane dy ose me shume lloje kapjesh qe perseriten ne intervale te ndryshme dhe me nje raport jo racional, qe lejon qe te gjitha simetrite qe mendohej me pare se ishin te ndaluara, me ane te ketij zbulimi te rezultojne te mundura.

Qe nga zbulimi i kuazikristaleve ne laborator, kerkuesit kane krijuar me shume se njeqind kuazikristale artificiale qe jane perdorur ne raste te ndryshme, qe nga tiganet qe nuk ngjisin dhe deri tek brisqet e rrojes.

Deri tani eshte dokumentuar vetem nje kuazikristal natyoror; nje moster qe ndodhet ne Muzeun e Historise Natyrore ne Firenze ne Itali dhe qe ehte gjetur dhe identiikuar nga dy bashkeautoret dhe bashkepunetoret e tyre ne vitin 2009.

Ata zbuluan qe kishte simetrine e nje topi futbolli; me gjashte akse dhe me nje simetri qe nuk e kishin pare tek asnje kristal tjeter.

Pas shume kerkimesh me ne fund u gjet se nga kishte ardhur mostra; ajo ishte shkeputur nga nje pjese e larget neper malet e Rusise, Chukotka, nga e cila ishte marre mostra nga Valery Kryachko ne vitin 1979.

Ne veren e vitit 2010 u zbulua qe mostra vinte nga nje meteor dhe jo nga nje meteor cfaredo por nga nje "CV3 carbonaceous chondrite" - nje meteor i 4.5 bilion vjecar i formuar qe ne fillim te sistemit diellor.

Tani qe Steinhardt dhe koleget e tij kane mbledhur me shume mostra nga vendi origjinal ne Chukotka ka ende akoma shume pyetje qe duhet te marrin pergjigje.

"Ne kete moment ne jemi akoma tek maja e ajsbergut." - eshte shprehur vete Steinhardt.
/info/


meteorite.jpg
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Te dhenat bejne te mendohet qe kuazikristalet kane origjine jashtetokesore

Kam ne shtepi une nje si ky . A kan vlere keto mi ?
 
Back
Top