Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tavolina me bajga që po servir Edi Rama

dritan shano.jpg

Pavarësisht premtimit mesianik të Edit se do krijonte 300.000 vende pune brenda vitit 2017, papunësia në Shqipëeri në 2016 mbetet e lartë, zyrtarisht tek 17.5%, por fare kollaj mund të jetë edhe 40%.
Shifrat e punësimit janë mjaft stacionare dhe dëshmojnë mungesën e mobilitetit të krahut të punës. Kjo tregon se ristrukturimi i deritanishëm i ekonomisë është i pamjaftueshëm, pra mbetet i çbalancuar si nga pikëpamja sektoriale ashtu dhe territoriale.
Po kështu, rritja ekonomike kaq shumë trumbetuar së fundmi, mbetet shterpë, sepse është një rritje arithmetike dhe mbart aftësinë të prodhojë as punësim dhe as mirëqenie. Më saktë, kemi stanjacion ekonomik. Në mos recesion. Të gjitha këto dijeni makroekonomike që supozohet t’i ketë, apo t’ia thotë ndokush që merr vesh, nuk e pengojnë Edin të hiqet si sipërmarrës dhe të tallet rëndshëm me shqiptarët se vende pune ka, por nuk ka profesionistë.
Të pretendosh se ka vende pune por nuk ka profesionistë është gjëja me më pak shpenzime, ose pa shpenzime fare. Kryesisht propagandë. Këtë po bën Edi dhe gjithë qeveria e tij. Ajo është e mirë, por populli është fajtor. Pasi e ka treguar me gisht shqiptarin si hadjut, si shkelës rregullash, si keqbërës tani po thotë që populli shqiptar është dembel dhe nuk do të punojë.
Mospërputhja e vendeve të punës me profesionet tregon se në tregun e punës, kërkesa dhe oferta nuk funksionojnë– nuk funksionojnë ato mekanizma që vënë në lëvizje korrelacionin mes tyre- incentivat. Incentivat kushtojnë. Nuk janë veresie. Ndërsa kërbaçi dhe vjedhja nga xhepat tona po. Biles e paguajmë vetë.
Që të arrish të kesh profesionistë për vendet “vakante” duhet të kryesh ca shpenzime. Si trainimi për shembull. Këto mund t’i kryejë qeveria përmes programeve të saj mbështetëse, ose dhe vetë biznesi.
Përveç kësaj, dhe këtu hyjmë në atë që kuptohet më drejtpërdrejt si treg, që punëkërkuesi profesionist të ndjehet i motivuar të mbushë një vend pune vakant duhet një pagë e mirë, përfitime dhe orë pune të përshtatshme. Pra duhet një ujdi midis kërkesës dhe ofertës.
Nese nuk ka trainime publike apo private për ta ndërtuar profesionistin që duhet, nëse punëdhënësi/ sipërmarrësi nuk i ofron pagë adekuate etj., atëhere me të drejtë lind pyetja: a i duhet me të vërtetë atij ky profesionisti, siç pretendon?
Pra, nëse dikush ka ndërtuar një therrtore në Korçë, por në Shqipëri nuk ka kasap profesionist, a po trainohet ndonjë i tillë? Me ndonjë program trainimi publik, apo privat? Nga vetë pronari i therrtores? اfarë po bën ky pronari i therrtores për të punësuar një të tillë nga Manastiri në Maqedoni, apo nga Follorina në Greqi, apo dhe nga Suedia po qe se i duhet? Siç ndodh shpesh me kuzhinerin në shumë restorante. Na vijnë nga Italia. Apo shkojnë nga Tirana nëpër plazhet e jugut në verë. Në kushtet kur nuk e paguan dot këtë lloj kasapi, a mund të thuhet se ia ka fut kot me investimin që ka kryer për therrtoren? Dhe që në fakt nuk ka krijuar asnjë vend pune?
Apo kjo është përralla e radhës e qeverisë? Për të tërhequr vëmendjen nga dështimi total, përfundimtar i politikave të saj fiskale dhe ekonomike që u premtuan parajsën shqiptarëve. Kjo është si t’i shtrosh një të urituri tavolinën me bajga dhe pastaj t’u thuash të gjithëve që ti ia ke mbushur atij tavolinën plot me ushqim, por i urituri nuk do të hajë.

lapsi.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back