Tava te ndryshme

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Gatimi : Tavë me presh
Perberesit :0.5 kg mishë i bluar , 2.5 kg presh ,1 filxhan oriz ,1 karotë , 1 qepë ,Sipas dëshirës i shtohet 1 domate ,1 spec dhe majdanoz, hudhër celer , Krip, biber i zi ,biber i kuq, vegetë, gjalpë 50 gr. ose vaj ulliri
Pergatitja : Në një enë hidhet gjalpa ose vaji dhe qepa e grirë sipas dëshirës, pas pak hudhet mishi dhe melmesat pastaj i shtohet karota dhe fërgohet 15 minuta. Preshi i coptuar në formë rethi me trashësi afërsisht 1 cm. hudhet mbi mishin e fërguar dhe fërgoht mishi mëtej edhe 10 minuta. Pastaj i shtahet orizi dhe 2 filxhana ujë. I tërë materiali i përgatitur hudhet në tavë dhe futet në furrë të ngrohtë duke e lënë të qonëdojë edhe 30 minuta.
 
Gatimi : Tavë peshku qefull
Perberesit :peshk sipas personave, 1 tufë majdanoz, 1 kokërr hurdhër, 3-4 kokrra qepë, 5-6 kokrra domate ose 1 lugë salcë domate dhe bukë të thekur të thërmuar (galetë), 1 gotë verë ose uthull, piper të zi, kripë.
Pergatitja : Lyejmë peshkun qefull me miell nga të dy krahët dhe e skuqim lehtë në tigan me vaj. Tavën e lyejmë me vaj dhe e spërkasim sipër me bukë të thekur të thërmuar imët (galetë). Vendosim në tavë peshkun e skuqur. Në vajin e ngelur në tigan skuqim lehtë qepët e prera në forëm gjysëm hëne. Shtojmë aty domatet e grira ose në mungesë të tyre 1 lugë salcë domate. Shtojmë aty 1 gotë verë ose uthull, piper të zi të bluar, kripë. Këtë masë ja hedhim përsipër tavës me peshk. Në një tas përziejmë majdanoz të grirë imët, hudhra të shtypyra dhe bukë të thekur të thërmuar (galetë). Këtë masë ja hedhim tavës së peshqëve përsipër. Shtojmë nje gjysëm gote me ujë dhe e fusim në furë për të pjekur.
 
Gatimi : Tavë me kungull
Perberesit :1 kg kunguj të njomë. 6-7 kokra domate, ose salcë (lëng) domate 500 gr.3 kokra qepë.3 gota ujë.Piper, majdanoz, kopër, kripë dhe vaj.
Pergatitja : Kungujt e qëruar e të prerë feta - feta i shtrojmë në një tavë të lyer me vaj e të spërkatur me galetë (bukë e thekur e bluar). I hedhim përsipër dy koncetrat lope, pak kripë, piper, majdanoz, kopër. Skuqim 2-3 kokra qepë dhe pasi të jenë zbutur mirë i hedhim 1 filxhan kafe oriz. Këtë masë e hedhim në tavë, në të cilën kemi vënë feta domatesh sipër kungujve. I hedhim ujë sa të mbulohen kungujt dhe e fusim në furrë për ti pjekur.
 
Tavë Elbasani

ElbasanTava.jpg

Për 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. gjalpë 2 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugë gjelle, oriz 1 lugë gjelle,kripë.


Tava e Elbasanit përgatitet me mish qengji ose dashi. Po të jete me mish qengji ai piqet drejtëpërdrejtë ndërsa me mish dashi zihet më parë. Mishi pritet në thela, vendoset në tepsi, i hidhet përsipër gjalpë dhe futet në furrë ose në tavë me korent. Herë pas herë i hidhet nga pak ujë që të mos thahet. Pasi të piqet hiqet nga furra.
Në tenxhere me gjalpë kaurdiset pak miell derisa të zverdhet, por jo të skuqet; shtohet lëngu i mishit të pjekur i holluar me ujë, përzihen dhe vlojnë derisa të krijohet një salcë e trashë. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezë, krypë dhe përzihen mirë. Në tavë hidhet oris gjysmë i zier, radhiten thelat e mishit, sipër hidhet masa e përgatitur, pak gjalpë dhe piqet në furrë.
Në qoftë se është mish dashi, ai më parë duhet të ziejë. 10-15 minuta para përfundimit të zierjes së mishit, hidhet pak oriz. Në tenxhere rrihen vezët, shtohet miell, kos, lëng mishi, gjalpë dhe krypë.
Copat e mishit vendosen në tavë së bashku me orizin, mbi to hidhet masa e përgatitur dhe gjalpë i freskët. Piqet në furrë derisa në sipërfaqe të krijohet një cipë e kuqe.
 

Attachments

  • ElbasanTava.jpg
    ElbasanTava.jpg
    8.7 KB · Shikime: 0
Tavë me peshk


1191566629-peshk-tave.jpg

Merr 2 fileto peshku te fresketa 200-300 gram secili. Merr 3 qepe te kuqe ose te bardha te medha dhe pret ne feta. Fillo dhe skuq qepet ne zjarr te ngadalte duke i trazuar shpesh per 15 minuta derisa te shkrihen (jo te digjen). Pataj merr 5 ose 6 thelba udhre dhe 3 ose 4 domate te medha te prera kubike dhe dhe i hedh ne te njetin tigan qe gatuan qepen se bashku me 3 ose 4 gjethe dafine. I kaverdis qepet, domatet dhe hudhrat derisa hudhrat te zbuten. I hedh kripe dhe piper duke e provuar per shije. Pastaj ndez furren ne 350 degrees dhe e le te ngrohet. Ne kete kohe i hedh "gjellen" e krijuar me qepet, hudhrat, domatet dhe dafinat ne nje tave mesatarisht te madhe. Vendos filetot e peshkut siper "gjelles" duke e sperkatur me pak vaj ulliri dhe kripe. E vendos taven te mbuluar me leter alumini ne furre dhe e pjek per 20-30 minuta (varet nga trashesia e filetove te peshkut). Pas 20-30 minutash kontrollon peshkun nese eshte bere ose jo. E heq letren e aluminit nga tava dhe vendos taven ne furre perseri per 5-10 minuta per t'i dhene peshkut ngjyre. Pas kesaj e heq taven nga furra dhe e le te ftohet per te ngrene.
 

Attachments

  • 1191566629-peshk-tave.jpg
    1191566629-peshk-tave.jpg
    6.7 KB · Shikime: 0
RECETE GATIMI: Tave Krapi, Shkodrane

Historia e gatimit tradicional te peshkut, artistet e kulinarise shkodrane dhe si mund te pergatiten ne tavolinat tona ky ushqim. Flet kuzhinieri i njohur Xhelal Baku

Shume vete kane degjuar per Taven Shkodrane te Krapit. Shume te tjere sapo u ka rene rruga ne Shkoder kane patur deshire ta provojne ate. Ka nga ata qe kane ngelur te kenaqur ka nga ata qe edhe jo. Madje edhe ne qytete te tjera, pervec Shkodres eshte eksperimentuar te gatuhet nje tave e tille, por mjeshtrit e vertete te gatimit te saj nga Shkodra thone se ajo cdo gje mund te jete, vetem jo nje tave shkodrane e krapit.

Por cfare ka te vecante kjo gjelle dhe pse shkodranet e kane mbajtur dhe e mbajne ate per nje lloj krenarie?!

Shkodra njihet si pjese e Ballkanit dhe si e tille edhe ne artin e kulinarine ka dominuar kuzhina orientale. Kjo kuzhine ka si te vecante te asaj kohe se dominojne yndyrnat dhe salcat e ndryshme. Ne kete familje gjellesh futen edhe tava e krapit shkodrane. Thuhet shkodrane sepse ajo ka te vecantat e veta me shume gatime te ndryshme qe behen si ne Shkoder ashtu edhe ne disa qytete te tjera. Ajo ka nje recete krejt te vecante si ne sasine ashtu edhe ne llojet e asortimenteve te saj qe kane lidhje direkt me zonen e Shkodres.

Kjo tave e ka zanafillen e saj qe me lindjen dhe zhvillimin e pazarit te Shkodres, ku akshijte (guzhinieret sic quheshin ne ate kohe) e zhvilluan perpunimin e peshkut ne pergjithesi dhe te krapit ne vecanti. Nje nder pioneret dhe gatuesi me i mire i Taves Shkodrane te Krapit njihet Cuk Marku, i cili ne lokalin e tij gatuante vetem Tave Krapi dhe asgje tjeter. Njerezit vinin nga te gjitha lagjet e qytetit per te ngrene Taven e tij ne pazarin e vjeter, prane Ures se Bunes. Per shkodranet Tava e Krapi ishte nje lloj mburrje pasi vete Krapi eshte nder peshqit i vecante qe kultivohet ne liqenin e Shkodres. Ne tyrezat dhe gostite e ndryshme familjare ne Shkoder tryeza nuk ishte e plote ne rast se nuk kishte te servirur Taven e Krapit. Per madheshtine dhe historine e saj ka shume ndodhi nga jeta e gatimit dhe e servirjes se tij. Kryti i krapi zakonisht i servirej njeriut me te rendesishem te tavolines, ne shenje dallimi si dhe mikut me te rendesishem ne shenje respekti. Kaq shume eshte respektuar nje tradite e tille sa qe ne vitet '30, shkodranet mbajne mend se ne nje tavoline burrash si ishte zakoni, serviret tava e Krapit, por te zotet e shtepise ishin ne siklet se kujt t'ia jepnin krytin e Krapit. Kur e kane pare se asnje nga te ftuarit si dhe i zoti i shtepise nuk po vendosnin dot atehere njeri nga personat e kamur te qytetit te Shkodres u drejtohet burrave ne tavoline: "I fali dy ditar toke atij qe ma jep mua krytin e krapit", - dhe i zoti i shtepise nuk hezitoi per t’ia dhene, duke fituar keshtu token e premtuar ne sy te burrave te sofres.

Por, sic eshte gatimi i Taves se Krapit, mjeshteri me vehte, edhe ngrenia e Krytit te Krapit. Sipas kuzhinierit te vjeter, Xhelal Baku, dy persona mbaj mend qe e kane ngrene deri ne fund Krytin e krapit, aq sa nuk tepronte asgje per te ngrene macja. Ato jane Lin Simonin dhe profesor, Hamit Beqjen. Veshtiresia e tij qendron ne ate se ka shume kocka dhe shume yndyre.

Kush eshte Xhelal Baku ;

Ai ka lindur ne Shkoder ne vitin 1937. Zanatin e kuzhinierit ai e ka te trasheguar nga paraardhesit e tij Shaban, Abdullah dhe Caf Baku. Qe ne moshen 9 vjecare fillon dhe merr mesimet e para ne pazarin e vjeter te Shkodres ne dyqanin e te pareve te tij. Por krahas tyre ai ndjek shembullin edhe te emrave te degjuar ne kulinarine (Artin e te gatuarit) shkodrane si Rexhep Dyca, Smajl Kraja, Cuk Marku, Sule Drishti, Met Matlia, etj,etj. Ai tregon me krenari se Shaban Baku ka punuar ne fund te shek XVIII ne oborrin e Sulltanit ne Stamboll. Vlerat e tij nuk i mbeten pa u shfrytezuar edhe nga Dinastia e Bushatlinjve gjate sundimit te tyre, si dhe nga familjet e tjera me emer ne Shkoder. Madje ai ka qene edhe guzhinier i komandantit turk ne Shkoder, Hasan Riza Pasha, duke i sherbyer edhe naten e vrasjes se tij ne Shkoder.

Perse ngulni kembe ta quani Tava Shkodrane ?

Kete emer e ka marre jo vetem ngaqe kane qene shkodranet ato qe e kane gatuar te paret kete gjelle, por edhe asortimentet e saj jane te lidhur me zonen e Shkodres. Megjithese jane munduar edhe shkodrane te tjere, apo qytete te tjera ta gatuajne ate, jo te gjithe e kane respektuar receten e saj. Nuk mund te kuptohet tava e Krapit pa qepen e Drishtit, zone ne verilindje te Shkodres, e cila dallohet per nje embelsi te vecante te saj uthullen e forte te rrushit, hudhren e Sshkodres si dhe te famshmin pistil, nje lloj mase xhelatinoze elastike, e cila behet me nje lloj kumbulle qe rritet ne Shkoder si dhe me kumbulla te thata nga Tropoja. Sot edhe pse Pistili importohet, perseri nuk ka shijen e Pistilit te cilin e kane bere,ose e bejne akoma nenat tona ne shtepite e tyre. Prandaj pa keto asortimente te rralla nuk ka tave Krapi Origjinale, ne qofte se mund te shprehemi keshtu.

Po Krapi cfare vecorishe duhet te Kete qe te gatuhet ne kete menyre?

Ne rradhe te pare, Krapi jo ne te gjitha stinet e vitit ka shijen e tij me te mire.Koha me e pershtatshme eshte Maj -Qershor, ose ne kohen e manave sic thoshte populli dikur. Ai nuk duhet te jete me i madh se 4-5 kg dhe te serviret per 7-8 persona. Pa diskutim qe duhet te jete i fresket, sepse keshtu edhe ka shije te mire edhe pritet ne thela shume mire Ka raste kur disa thone se duhet futur ne frigorifer sa te mpikset per ta prere bukur, por ajo ndodh vetem me peshkun e ndenjur dhe jo te fresket.

RECETA

Cila eshte receptura e gatimit te kesaj Tave?

Krap i fresket 4-5 kg,mira eshte qe te jete Mashkull.

Qepe 1.5 kg

Hudhra 400 gr (te pa pastruara)

Domate 1 kg te pjekura ose salce, te ciles populli i Shkodres i thote Nerden, kjo sipas nevojes

Uthull 1\2 litri

Pistil dhe kumbulla te thata sipas shijes

Gjethe lari(Dafine)

Vaj Kikiriku 400 gr

Piper, kripe, majdanoz dhe sheqer.



GATIMI

Merret krapi dhe pastrohet nga luspat, te brendshmet, e ne menyre te vecante nga nje kocke qe gjendet ne gryken e kokes se krapit, te cilin shkodranet e quajne Pethi: Kjo kocke ka forme trekendeshi, e cila duhet hequr patjeter pasi i jep nje shije te hidhur taves se Krapit. Pas kesaj, peshkun e pastruar e presim ne thela 2-3 cm te trasha deri tek bishti i cili ne fund lihet sipas deshires. Kujdes duhet patur qe kokes se krapit ti lihet pak pjese nga trupi. Pas kesaj lahet me uje te bollshem dhe lihet te kulloje.Pasi eshte pastruar nga gjaku dhe uji, ne nje tigan i jepet nje faqe e lehte ne te dy anet duke e skuqur me vaj .Kjo sherben per ta mbledhe mishin e peshkut. Vajin e tiganit qe skuqem peshkun e ruajme pasi ne te do te pregatisim lengun e Taves ose icin sic i thone shkodranet



Pregatitja e Icit;

Marrim qepen dhe pasi e pastrojme, e grijme ne feta te holla per se gjati (si per sallate) e hedhim ne tiganin me vaj dhe kavertisim gjersa te marri nje ngjyre te kuqrremte.Pastaj hedhim hudhrat e pastruara edhe keto si dhe te prera ne gjysem ose ne katersh, ne varesi te madhesise se tyre dhe i kavertisim me qepen. Pastaj i hedhim domatet te cilave u kemi hequr lekuren me uje te vaket, ose Nerdenin (Salcen e Domateve) vazhdojme ti perziejme deri sa te behet nje mase uniforme (kur treten plotesisht qepet ne kete mase).

Pastaj i shtojme uthull rrushi sipas nevojes, pistil,- kumbulla te thata, piper, kripe, gjethe lari dhe i ziejne ne nje zjarr te ngadalte. Masa e ketij ici duhet te jete nje mase e njetrajtshme e trashe dhe nje shije pak xhelatinoze tipike e kesaj Tave qe ne gjuhen e Kulinarise quhet Gllasé. Ne varesi te uthulles, i shtohet edhe pak sheqer.

Pasi ici eshte gati, merren thelat e Krapit hidhen ne nje tave dhe mbi te hedhim icin. I shtojme pak uje, por me kujdes, duke patur parasysh edhe shterrimin e tij dhe futet ne nje furre me temperature normale 140°-150°C. Pasi Krapi ka marre faqe ne te dy anet e tij dhe ici eshte bere njesh me thelat dhe salca ka ngelur ne yndyren e vet, atehere Tava Shkodrane eshte gati. Pasi i hedhim pak majdanoz persiper e servirim ne tavoline.

Gjate servirjes per estetike, cdo thele i vendoset nga dy kumbulla te thata nga tava qe sherben si dekoracion ne forme Garniture.
 
Tave Kosi Elbasani

Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe.
Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper.
 
Pe: Tava te ndryshme

O kjo tave kosit me heq trurin komplet....edhe e dyta tava e lepurit, qe hengra dje meqe ra llafi LOL LOL LOL
 
Pe: Tava te ndryshme

O kjo tave kosit me heq trurin komplet....edhe e dyta tava e lepurit, qe hengra dje meqe ra llafi LOL LOL LOL

Per taven e kosit jam dakort me ty lale of moooo sa e pash direkt mora ne telefon plaken qe kur te shkoj nga puna
ne shtepi ta ket bo se vec kur e mendoj po me iken truni fare lol :p
 
Titulli: Tava te ndryshme

2hi2dqd.jpg Tava Krapit :p
 

Attachments

  • 2hi2dqd.jpg
    2hi2dqd.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Pe: Tava te ndryshme

Po ndo nje tav dheu me zorr qeni mish miu ka ndo nje preferenc ktej apo cka dhe nje shije ta shoqerosh me raki ball kazani :D:D:D:D
 
Pe: Tava te ndryshme

huh sa hyra ktu me leshoi leng goja cbehet kshu mo :D
 
Titulli: Tava te ndryshme

keto tavat fiksim fare jan per mua :D

dje tav me patate dhe mish qengji.....mmmmmmmm goja leng direkt LOL
 
Tave dheu tiranëse

tave-dheu-tiranase-300x195.jpg

Përbërësit për 4 persona:


300g gjizë,
250g mish ose mëlçi,
3 domate,
2 speca,
150g vaj ulliri,
3 thelbinj hudhra,
spec i kuq 1 lug gjelle,
2 kokrra qepë dhe kripë.

Përgatitja:

Marrim një tigan dhe hedhim vajin në të. Po ashtu brenda në tigan hedhim mishin, qepen dhe pastaj përzihen. Më pas hedhim domatet e grira, hudhrat, specin e kuq, i trazojmë dhe i lejmë për 20 min derisa te zihen. Pastaj hedhim edhe gjizën. Kjo shoqërohet me një gote raki.
 

Attachments

  • tave-dheu-tiranase-300x195.jpg
    tave-dheu-tiranase-300x195.jpg
    18.7 KB · Shikime: 0
Tave me patate ne krem qumeshti

IMG_5901.jpg

Per 4 persona:

1-1.2kg patate (te tipit per t'u gatuar ne tave)
1.2L krem qumeshti
piper i zi
kripe
muskat

Pergatitja :

Patetet qerohen, lahen dhe priten ne forme rrethore, jo shume te trasha. Shtrojini ne nje tave.
Shtoni, piper te zi, kripe, muskat te sapogrire dhe kremin e qumeshtit. Mos e kurseni kremin e qumeshtit.
Hidhini aq sa patatet te lagen me te mire.
IMG_5903.jpg

Futini ne furre ta paranxehur ne 220°C dhe lerini te piqen derisa te zene nje kore te bukur te kuqerremte persiper, dhe kremi te jete trashur. Kujdesuni qe here pas here t'i perzieni patatet mire qe te piqen ne menyre te njetrajtshme.



Keshilla praktike:

1. Kjo lloj tave mudn te perdoret e shoqeruar thjesht me buke dhe nje sallate, por edhe me mish (psh. mish i shuar ne vere te kuqe) dhe me zarzavate te tjera.
2. Tava me patate mund te pergatitet edhe ndryshe. Patatet, pasi jane prere ne forme te rrumbullaket (ose forme tjeter sipas preferences) perzihen me vaj ulliri, kripe, piper te zi, sipas deshires mund t'i shtohet edhe rozmarine, dhe vihet ne furre te piqen.
3. Muskat, ose ndryshe muscade, nutmeg eshte nje fare me origjine nga Azia tropikale dhe Australia. Perdoret shpesh si erez gjate gatimit. Gjendet ne dyqane ushqimore ne forme fare apo te grire. Me e mira eshte ta blini ne forme fare dhe ta grini ne rende perpara gatimit.
 

Attachments

  • IMG_5903.jpg
    IMG_5903.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
  • IMG_5901.jpg
    IMG_5901.jpg
    27.9 KB · Shikime: 0
Tavë me mish qengji dhe perime

Tav%C3%AB-me-mish-qengji-dhe-perime.jpg

Përbërësit:

1 1/2 kg mish qengji nga brinjët,
2 kg domate,
1/2 kg speca,
1/2 kg bamje,
vaj ulliri ose gjalpë,
kripë,
vegetë,
piper,
fletë dafine,
1 tubë majdanoz.

Përgatitja:

Kyçet furra në 250؛ Celsius. Në tavë dheu ose tepsi të përshtatshme, vendoset mishi i prerë në copa. Bamjet fërgohen në vaj gjersa të zbuten pak. Specat pastrohen nga farat dhe priten në copa. Domatet priten në copa të vogla. Hidhen kripë, piper dhe të gjitha pasi përzihen mirë, hidhen mbi masën e mishit. Ulet temperatura në 200 ؛C dhe ena futet në furrë të nxehtë për 30 minuta, pastaj largohet nga furra për t’i hedhur yndyrën. Në furrë me temperaturë 180 ؛C vazhdon pjekja e ngadalshme, gjersa të shtirret lëngu por jo i tëri dhe të jetë zbutur mishi.
Shërbehet me bukë të vogla mbrume ose pogaçe.
 

Attachments

  • Tav%C3%AB-me-mish-qengji-dhe-perime.jpg
    Tav%C3%AB-me-mish-qengji-dhe-perime.jpg
    49.7 KB · Shikime: 0
Si të gatuajmë një tavë pule të shijshme?
tave-pule.jpg
Një tavë pule e shijshme me perime do të mbetet ndër recetat më të preferuara të shqiptarëve…
Darka shpesh herë konsiderohet për shumicën e shqiptarëve që vakt që duhet kaluar me ushqime të shpejta dhe të lehta. Ndërkaq, një pjesë tjetër e tyre, nga angazhimet profesionale dhe jo vetëm, darkën e konsiderojnë si vaktin më të rëndësishëm të ditës.
Mes gamës së gjerë të gatimeve që mund t’ju sugjerojmë, e fillojmë sonte me një tave të veçantë pule. Sekreti qëndron të përbërësi me aromën më të mirë: rozmarina dhe te.. dashuria kur gatuan!

Përbërësit:
një pulë mesatare
patate
karrota
brokoli
kripë
rozmarinë
vaj ulliri bio
domate

Përgatitja:
Marrim pulën, të cilën pasi e lajmë mirë brenda dhe jashtë, e fusim në një tenxhere të madhe me ujë të ngrohtë dhe i hedhim kripë sipas masës që i nevojitet.
Ndërkaq, qërojmë disa kokrra patate (sipas numri të familjarëve që do t’u serviret darka), gjithashtu, bëjmë gati karrota dhe brokolit. Të copëtuara mirë, i hedhim në një tavë, të cilën e kemi spërkatur më parë më vaj ulliri. Pasi e sistemojmë mirë tavën me perime, vendosim edhe domate të vogla sipas dëshirës, pastaj i shtojmë disa fijë rozmarinë. Kaq mjafton për t’i dhënë shijen e duhur.
perime1.jpg
pule1.jpg
Pula sakaq duhet të jetë zier mirë për rreth 30 min dhe më pas, vendoseni mbi tavë. Rekomandohet që pula të lyhet në sipërfaqe më gjalpë, në të kundërt, pak me vaj ulliri.
Lëreni të piqet për rreth 40-45 min dhe servireni në pjatë, shoqëruar me sallatë jeshile me limon.
Ju bëftë mirë!
Marr nga i dituri.com.
 

Attachments

  • tave-pule.jpg
    tave-pule.jpg
    77.6 KB · Shikime: 0
  • perime1.jpg
    perime1.jpg
    115.3 KB · Shikime: 0
  • pule1.jpg
    pule1.jpg
    122.2 KB · Shikime: 0
  • tave-pule.jpg
    tave-pule.jpg
    77.6 KB · Shikime: 0
  • perime1.jpg
    perime1.jpg
    115.3 KB · Shikime: 0
  • pule1.jpg
    pule1.jpg
    122.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top