Tashmë gjithçka zyrtare, Flick njofton largimin nga Bayern

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
41881270-9482303-image-a-1_1618676712927.jpg

Hansi Flick konfirmoi të shtunën se do të largohet nga drejtimi i Bayern Munchen në fund të këtij sezoni.

Tekniku i bavarezëve, i cili udhëhoqi klubin në suksesin në Champions League në vitin 2020 do të largohet nga gjigandët gjermanë pas një mosmarrëveshje që kishte me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic në lidhje me merkaton verën e kaluar.

Flick shfaqi pakënaqësi për mënyrën si klubi lejoi largimin e Thiago Alcantara dhe nuk gjeti një zëvendësues i cili do të ndihmonte sulmuesin Robert Lewandowski.

Gjatë konferencë për shtyp pas fitores ndaj Wolfsburg, Flick u shpreh se “Informova ekipin se i kam thënë klubit pas ndeshjes në Paris, se dua t’i jap fund kontratës sime në fund të sezonit”.

Tekniku e mori drejtimin e ekipit nga Niko Kovac në nëntor të vitit 2019 dhe në 18 muaj fitoi plot 6 trofe.
A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top