TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Igli Tare ka ndërmarrë një nismë që nuk ka lidhje me futbollin. Diçka e veçantë për një futbollist profesionist, ndër më të njohurit e historisë së futbollit shqiptar. Së bashku me Lorik Canën, një tjetër shtyllë e ekipit tonë kombëtar, Tare ka paguar një cek prej 20 mijë eurosh, për të risjellë në Shqipëri bustin e njohur si Asklepius / Zeusit, të vjedhur nga muzeu i Butrintit, në prill të vitit 1991. Fjala është për një vepër antike me vlera unike, e cila u ble së fundi nga një koleksionues privat italian në ankandin e njohur londinez të Christie’s. Dy futbollistët e njohur kanë kontaktuar para pak javësh me koleksionistin italian dhe i kanë shfaqur atij dëshirën për t’ia blerë këtë kokë të mrekullueshme dhe për ta kthyer në Shqipëri. Transaksioni ka marrë fund me sukses, koka është blerë nga Tare dhe Cana, dhe ajo do t’i dorëzohet së afërmi Presidentit Topi në Tiranë nga dy futbollistët e njohur.

Zoti Tare, çfarë ju shtyu të merreni me diçka kaq të largët nga profesioni juaj i njohur, futbolli?

Kisha dëgjuar rastësisht në Romë rreth shitjes nga Christie’s të
kësaj koke, si dhe historinë e saj intriguese, e cila niste me gjetjen e
saj në Butrint, shumë vjet më parë, nga arkeologu i njohur italian
Ugolini, si dhe vjedhjen e saj në vitin 1991 nga stendat e muzeut të
Butrintit. Këto rrethana më bënë që të kërkoj dhe të interesohem
me anë të avokatit tim për të gjetur personin që e kishte blerë atë
kokë, si dhe për t’i ofruar atij një shumë parash që të na e shiste, me
qëllim kthimin e saj në atdhe pas rreth 18 vjetësh. Bisedova me
Lorikun dhe ai u tregua entuziast në këtë ndërmarrje.

Si e komentoni faktin që e gjitha kjo kryhet nga ju dhe Lorik Cana privatisht, dhe jo nga Ministria e Kulturës, e cila ka mbi tre
vjet që është në dijeni për rikthimin e këtij busti, por nuk ka ndërmarrë
asnjë veprim?


Ka qenë indiferenca e shtetit ajo që më ka bërë përshtypje, po aq sa edhe historia dramatike e vetë kokës së Zeusit. Institucionet që merren me këto punë, duhet të kenë ide të qarta për vendndodhjen dhe mënyrat e rikthimit në Shqipëri të kësaj pasurie të madhe kombëtare, që sot endet nëpër koleksionet e gjithë botës dhe që është vjedhur e grabitur në mënyrë të shëmtuar nga muzeumet tona. Shpresoj se ky gjest modest i yni, të shërbejë si një akt sensibilizimi dhe vënieje në lëvizje të strukturave në Shqipëri, për gjetjen dhe rikthimin e sendeve të vjedhura monumentale dhe arkeologjike. Së bashku më Lorikun, jemi shumë të kënaqur që Presidenti Topi ka shfaqur gatishmërinë e tij për të na pritur ditën që do ta sjellim në Tiranë këtë objekt me vlerë, për t’ia dorëzuar autoriteteve shqiptare.

HISTORIA E BUSTIT

Shiko fotografinë 1724617

Busti i hyut të famshëm Asklepius, i gdhendur në mermer të bardhë me vena të gjelbra, është nga më të mirët e periudhës klasike të gjetur në Butrint. Megjithëse sot busti i famshëm i Deas njihet si skulptura më e njohur e këtij qyteti antik, në fakt, Shtatorja e Asklepit mund të konsiderohet si më e famshmja e Butrintit, pasi zhvillimin dhe famën e vet të hershme, Butrinti ia detyron pikërisht një faltoreje kushtuar Asklepit, perëndisë së mjekësisë, që u ndërtua në shekullin IV para Krishtit, në shpatin jugor të kodrës së Akropolit. Besimtarët që i faleshin këtij hyu të mjekësisë vinin në faltore për të gjetur shërim nga sëmundjet, duke lënë, për perëndinë dhe priftërinjtë që i shërbenin atij, dhurata te ndryshme. Faltorja e Asklepit u bë ûllesa e qytetit antik të Butrintit dhe fuqia e shenjtë e ujërave të saj do të nderohej përgjatë gjithë kohërave që qyteti pati jetë. Prandaj, edhe busti i këtij hyu mund të konsiderohet si një nga më të rëndësishmit. Ky bust u gjet nga arkeologu italian Luigi Maria Ugolini, në 1932- shin, shumë pranë Skenës së Teatrit Antik. Për herë të parë u botua nga Ugolini me 1935-n, në botimin e tij “Il teatro di Butrinto.
Atti della Pontiûcia Accademia Romana di Archeologia”. Busti i Hyut Asklepius, është ai i një mashkulli në moshë të thyer, me ûokë të ashpër të lëshuara dhe me mjekër dhe në kokë mban një gërshet. Gdhendja e këtij busti mendohet se është bërë nga i njëjti bllok mermeri. Mënyra e krehjes së ûokëve dhe mbajtja e gërshetit në kokë, i dha mundësitë arkeologut italian për ta interpretuar këtë bust. Ishte Ugolini. ai i cili përkrahu që në ûllim tezën se kjo skulpturë i përkiste hyut të mjekësisë, Asklepius, pasi mendoi se gjetja shumë pranë faltores së tij, si dhe mënyra e krehjes së ûokëve të tij, i jepnin atij këtë përshtypje. Ugolini u bazua në këtë interpretim edhe në bazë të krahasimit të këtij busti me disa buste të ngjashme, të gjetura në Algjeri dhe Azinë e Vogël. Studiues të tjerë pas Ugolinit mendojnë se ky bust mund të mos jetë Asklepi, por mund të jetë Perëndia e Olimpit Zeusi. Këta studiues nuk ndajnë këtë mendim me Ugolinin, por në botimet e hershme, ky bust njihet si ai i Asklepit. Megjithatë, duhet të kihet parasysh se kulti i Asklepius ishte kulti më i rëndësishëm i jetës politike dhe administrative të kolonisë helenistike. Në botimet e mëvonshme, ky bust njihet si Asklepius / Zeusi i Butrintit. Busti u vodh më 4 Prill të vitit 1991, së bashku me buste të tjera antike në muzeun e Butrintit. Nga ana tjetër, në vitin 2000 rikthehet në Butrint busti i perandoreshës Livia, i gjetur në New York. Ky rikthim inspiroi kërkimin e busteve të tjerë dhe më 2003-shin, ministrja e Kulturës, Arta Dade, mori në dorëzim bustin e Agripës, Herkulanies dhe të një djaloshi të dorëzuar nga qeveria greke. Rikthimi i këtyre busteve solli edhe përpjekjet ligjore për sjelljen e dy busteve të tjerë, që erdhën vitin e kaluar në Butrint. Pra, Butrinti është qendra e vetme antike në Shqipëri,
e cila i ka rikthyer bustet e vjedhura në 1991-shin.
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

U lumte Iglit dhe Lorikut....:dong: :dong: :dong: :dong:

Dhe turp ti vij qeverise qe se ve ujin ne zjarr per asgje.
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

do ishte me mire te kishin investuar per ndonje jetimore, ose, ndertimin nje shkolle.

ka plot buste shqiperia te tilla gje qe te huajt i konsiderojne vetem gjera greke dhe pse ato jan ilire.
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

do ishte me mire te kishin investuar per ndonje jetimore, ose, ndertimin nje shkolle.

ka plot buste shqiperia te tilla gje qe te huajt i konsiderojne vetem gjera greke dhe pse ato jan ilire.
mir e ke ti, po ai princi leka pse nuk ben dicka
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

Per ti dhene vetes ze e kan bere dhe ja kan arritur.
JU lumt atyre , por me mire eshte me ba ndonje gol kur luajne futboll.
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

he se tani te can Koken ai PANGOJA i ministrise se kultures shiko thote se cfare kemi bere ne te demokates sollem statujat
 
Titulli: TARE DHE CANA 20 mije euro per bustin e vjedhur ne Butrint

mir e ke ti, po ai princi leka pse nuk ben dicka

po pse pak ka bere,

universiteti Mbreteror Iliria ne Kosove,

shkolla, spitale, martenitete, etj

ti cfare i ke dhene Princit?
 
Back
Top