Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton "Robotin" që ju ndjek 24/7, gjoba ju vjen në shtëpi

Tani të gjithë të përgjuar! Policia e Shtetit prezanton "Robotin" që ju ndjek 24/7, gjoba ju vjen në shtëpi​

1633261132178.png
Jemi në epokën e teknologjisë, dhe paralajmërimit të studiuesve se do vijë një kohë kur shumë njerëz do mbeten të papunë për shkak se do zëvendësohen nga robotët, i ka ardhur koha.
Kjo praktikë po vihet në jetë edhe në Shqipëri, ku Policia e Shtetit ka prezantuar “robotin polic” që do të spiunojë shoferët.

Prania e kësaj pajisjeje inteligjente e prodhuar në Gjermani, do të monitorojë 24 orë në 24, qarkullimin e automjeteve dhe do t’u dërgojë gjobën në shtëpi të gjithë shoferëve që shkelin rregullat.
Pajisja regjistron në kohë rekord targën e automjetit, shpejtësinë, nëse përdorni celular në timon apo nëse nuk keni vënë rripin e sigurimit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sëbashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit prezantoi pajisjen e cila vetëm në më pak se 1 orë raportoi 305 shkelje.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se gjoba iu dërgohet shoferëve kundravajtës brenda 30 ditëve nga konstatimi përmes Postës Shqiptare.
g.shqip
 
Sa para botes jemi, dhe robota qe shofin ke rripin vene apo jo kemi. Pa lere celularin. Po kufjet me blutooth i shef ????
 
Jam shume dakort. Madje te ket me shume se e kemi kulturen zero.
Si nga kembesoret ashtu dhe nga shoferet
 
Top