Taksisti qe “llahtarisi” Mosken

LeVoyageur

Once upon a time...
Duket se është bërë një zakon zbritja nudo nga makina, për njerëzit problematikë që ndalohen nga policia. Pas një gruaje amerikane disa ditë më parë, tani është radha e një taksisti rus.

Sipas televizioneve lokale, Vitaly Grodi ishte vënë në drejtim të taksisë së vet në gjendje të dehur, madje duke shkatërruar edhe 12 mjete të parkuara në qendër të Moskës dhe duke iu afruar përplasjes me një autobus shkolle.

Ndërkohë që policia ka mbetur e befasuar kur burri zbriti plotësisht nudo nga mjeti i tij.

Sipas të dhënave të shtypit rus, Vitaly duhet të ketë reaguar kështu, pas ndarjes nga e dashura, teksa ndër të tjera bërtiste: “Mos më mbuloni, mos më mbuloni!

Fluturova mbi krahët e dashurisë, pasi mbrëmjen e përvjetorit tonë më tha se nuk ishte gati për një relacion serioz”.
kuriozitete.net
taksisti-300x300.jpg
 
Back
Top