Taksa 9% e Bashës, një ndihmë për oligarkët

Warren Buffet thotë: “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë”. Si rezultat i politikave neoliberale gati 60-vjeçare, të cilat tentuan të rrisin punësimin me anë të uljes së taksave, deregullimit dhe stimulimit të ofertës, sot tre amerikanët më të pasur, Jeff Bezos (Amazon), Bill Gates (Microsoft) dhe Warren Buffet (Berkshire Hathaway), zotërojnë një pasuri më të madhe se 50% e gjithë popullsisë amerikane të marrë së bashku. Sot për mendimtarët më në zë të ekonomisë̈, neoliberalizmi ekstrem ka krijuar një rend demokratik dhe një sistem ekonomik, i cili funksionon për 1% të shoqërisë dhe drejtohet nga 1% e tyre dhe ku parimi demokratik “Një person, një votë” është transformuar në “një dollarë një votë”.

Por, nëse pyet ish-ministrin e Financave të Suedisë (kam pasur fatin ta takoj) pse ekonomia e vendit të tij funksion mirë dhe pabarazia është e ulët, përgjigjja e tij është: sepse suedezët paguajnë taksa të larta.
Sigurisht, suedezët kanë pranuar se, që një vend të prosperojë kërkon një nivel të lartë të shpenzimeve publike, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, teknologji dhe mbrojtje sociale dhe se qeveria ka nevojë për të ardhura për të financuar në mënyrë të qëndrueshme këto shpenzime. Një̈ ekonomi kapitaliste është pamundur pa një shtet të fortë”.

E majta shqiptare, fatkeqësisht ka zbatuar, por dobët madje, politika të djathta neoliberale. Në këto kushte, mungesa e një vizioni zhvillues larg klisheve doktrinore të çlirimit të tregut, e detyron të djathtën të mbushë programin e zbrazët ekonomik, sërish me uljen e taksave.

Por, përdorimi i uljes së taksave si mjet për të zhvilluar vendin; për të rritur standardet e jetesës për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare; për gjenerim të punësimit; për rritjen e produktivitet apo edhe për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave duke luftuar oligarkinë, jo vetëm që nuk do të japë rezultate, por është e gabuar.

Tabele-22-9-2020-01-1110x284.jpg

Analiza e të dhënave të aktivitetit ekonomik në Shqipëri tregon se nga një ulje e tatim fitimit në 9% për bizneset e mëdha, buxheti i shtetit do të arkëtojë rreth 12.8 miliard më pak të ardhura në vit. Duke u bazuar te struktura aktuale e bizneseve të mëdha, rezulton se 96% e tyre ( me xhiro vjetore nën 350 milionë lek ) do të përfitonin në total 4.37 miliard lekë ulje ose rreth 34.1% të saj. Por fituesit e vërtetë janë 4% e tyre, me xhiro vjetore mbi 350,000 milionë lekë, të cilët përfitojnë 8,37 miliardë lekë në vit ose 65.9% të uljes. Në këtë grup të vogël fatlumësh ka një grup edhe më të vogël, të cilët do të bëhen edhe më të pasur, duke përfituar pjesën e luanit. Janë pikërisht 1% (200 më të mëdhenjtë), të cilët do të përfitojnë plot 44,4% të uljes ose 5.7 miliardë.

Batica e uljes së tatimit
Por analiza nxjerr në pah një fakt edhe më interesant. Batica e uljes së tatimit, nëse ndodh, do të shkatërrojë anijet e vogla, në konkurrencë me 200 më të mëdhenjtë. Tatim-fitimi që parashikohet
të paguajnë 200 më të mëdhenjtë pas uljes së taksës nuk e kalon 0,5% të xhiros. Pra, 200 më të mëdhenjtë̈ do të paguajnë në buxhetin e shtetit po aq sa do të paguante një biznes i vogël ”në programin Basha” 0,5% të xhiros vjetore.

Premtimi për uljen e tatim-fitimit justikohet me pretendimet se norma aktuale i bën bizneset shqiptare “më pak konkurruese” në ekonominë globale. Në pamje të parë mund të duket e besueshme, që ulja e normës së tatimit nga 15% në 9% do t’i bëjë ato “më konkurruese”, por a ka ndonjë lexues me njohuri bazike në ekonomi, i cili pranon që 96% e biznesit do të bëhen më konkurrues në tregjet globale sepse qeveria do t’ju vendosë në dispozicion mesatarisht me 193 mijë lekë në vit, me anë të uljes së tatimit?

Edhe pse trumpetojnë që me anë të uljes së taksave, do të gjenerojnë punësim ulja e tatim-fitimit renditet e fundit si një lehtësi që gjeneron punësimin. Studimet tregojnë që rreth 75% e saj shkon në rritjen e pasurisë së aksionerëve dhe 25% e saj financon zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë, ku futet edhe punësimi.
Për më tepër ulja e tatim-fitimit nuk do të ndikonte aspak tek rritja e produktivitetit, për arsyen e thjeshtë se ekomomia shqiptare nuk është në kushtet e punësimit të plotë.

Efekti tek individët
Po kaq regresive do të jetë rishpërndaja e përfitimeve të uljes së tatimit mbi të ardhurat nga individët. 8.46 miliardë lekë në vit do t’i mungojnë̈ buxhetit të shtetit nga ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Rreth 60,4% ose 5.11 miliardë e kësaj shume do të përtohet vetëm nga 5.3% e të punësuarve me rroga të larta (ato mbi 130,000).

Ndërkohë 47.7% (284 mijë) të punësuar me paga të ulëta ( më pak 30 mijë lekë) nuk do të kenë asnjë përfitim nga ulja e taksës.

Grafiku-22-9-2020_Artboard-34-copy-2-1110x624.jpg

Këto të dhëna tregojnë që buxheti i shtetit do të humbasë rreth 21,3 miliardë lekë ose 175 milionë euro çdo vit vetëm nga aplikimi i taksës 9%.
Rreth 175 milionë euro në vit, të cilat po të mirëmenaxhohen, mund të siguronin arsim më të mirë publik i cili është i nevojshëm pikërisht për 95% të shqiptarëve me të ardhura nën 130,000, të cilët edhe me uljen e tatimit nuk mund ta blejnë atë privatisht, mund të siguronin shërbim më të mirë shëndetësor publik që po ashtu është e pamundur të blihet privatisht nga 95 % e shqiptarëve, mund të siguronim pensione më të larta, por mund të shërbenin edhe si një amortizator më shumë për shëndetin e dobët fiskal të shtetit pas pandemisë.

Deficiti buxhetor, i cili i ka kaluar shifrën e 5% është një kërcëmin real për rritjen ekonomike. Por jo të djathtët, pa hezitim, në konkurrencën absurde me gabimet e të majtës, e cila ka kohë që ka rrëshqitur djathtas, luajnë me varfërinë, mbështeten tek mungesa e informacionit për publikun dhe pretendojnë që do të rrisin mirëqënien e shqiptarëve, duke lënë më shumë para në duart e 1% të bizneseve dhe 5% të punësuarve me paga të larta. Është pikërisht kjo pjesë e shoqërisë që do të ketë̈ më shumë mundësi të blejnë arsim më të mirë për fëmijët e tyre, shërbim shëndetësor më të mirë, makina, shtëpi, e padyshim edhe verë më të mirë. Kjo është lufta imagjinare pa kompromis me oligarkinë, por që siç thotë Warren Buffet fitohet gjithmonë nga oligarkia.

Gazeta Si/ Autorja ish zv ministre e financave
 
Si e mendon ti @Marla, çfare efekti mund te kete nje takse e tille ?!

Qe te flas thjesht te kuptohem une personalisht jam per taksa progresive. Dmth sa me shume te fitosh si biznes aq me shume ti paguash shtetit taksa ne menyre qe te rritet cilesia e sherbimeve publike si dhe forcimit te buxhetit te shtetit.

Nuk jam per lehtesim te biznesit te madh por jam per lehtesim te politikave fiskale te biznesit te vogel me te vetepunesuar.
 
Pra ti Marla po thua se: "po fitove me shume do te paguash me shume", por tregoja pak me qarte se si funksionon ky sistem sepse @Monique nuk e kupton.

@Monique qe fiton 10 leke do taksohet tek 5%, do sjelli ne shtepi vetem 9.5 leke.
@Tomka qe fiton 50 leke do te taksohet tek 10%, do sjelli ne shtepi vetem 45 leke.
@LeVoyageur qe fiton 100 leke do te taksohet tek 25%, do sjelli ne shtepi vetem 75 leke.
@Barnaba qe fiton 1000 leke do te taksohet tek 60%, do sjelli ne shtepi vetem 400 leke.
@Amara_La_Negra qe fiton 1500 leke do te taksohet tek 80%, do sjelli ne shtepi vetem 300 leke.

Dhe keto jane vetem ne nivelin e te ardhurave personale, qe te kuptohemi.

Cilat kane qene pasojat e takses progresive?

Pjesa derrmuese e qytetareve, qe jane punetore te thjeshte me te ardhura te pakta ose te mesme, kane paguar pak ose aspak ne taksa. Kurse ata qytetare si ti @Marla edhe une, qe kane hapur biznese, kemi paguar taksa per gjithe shoqerine. Ne qe kemi marre risqe, kemi investuar e hapur biznese te vogla, te mesme e te medha ne vend, ne pame ngritje taksash ne stratosfere pasi ne paguajme sot taksat e asaj pjeses tjeter qe nuk paguan me taksa.

Me vendosjen e takses progresive, ti edhe kryeministri yt, u thate investitoreve: Shkoni e investoni ne nje vend tjeter e jo ne Shqiperi pasi po investuat ketu, ne do t'iu taksojme sa te mundim!

Mire Kryeministri qe nuk merr vesh nga ekonomia, por si mund te jesh edhe ti i nje mendimi Marla?!

“Majmuni i Cirkut” qe kemi per Keyeminister kujton se te mirat e biznesit privat maten vetem "me te ardhurat qe derdhin ne tatime" si takse. Ajo eshte vetem nje kontribut i biznesit privat, por jo kontributi me i madh dhe me i rendesishem. Kontributi me i rendesishem eshte krijimi i vendeve te punesimit per njerezit ne ekonomi. Nuk eshte shteti qe krijon vende pune, eshte biznesi privat qe hap e puneson njerez, e i paguan keta njerez. Dhe shteti siç takson fitimin e biznesit, takson edhe rrogen qe ai biznes i paguan punetoreve te vete. Kur keto biznese private te mos kene para per te riinvestuar ne zgjerimin e aktivitetit te tyre dhe te hapjes se vendeve te reja pune, ose kur te zgjedhin te largohen nga Shqiperia (sikurse ka ndodhur) per nje shtet fiqnj me politika fiskale me te favorshme ndaj biznesit, ku do te perfundojne shqiptaret e punesuar ne keto vende? Ne asistence papunesie ne shtet ose sikurse po largohen nga Shqiperia.

Prandaj, sa me shpejt te largohet taksa progresive aq me mire eshte.
 
Prit se nuk eshte keshtu.
Taksa progresive aplikohet mbi nje shume te caktuar te ardhurash dhe per bizneset jo per te punesuarit me ato te ardhura shembuj qe solle ti me lart.

Pra shembujt jane kshu:

1. Biznes market lagje fiton 5 milion lek te ardhura ne vit do paguaj 5 %
2. Biznes dyqan rrobash psh Armina Mevlani qe fiton 15 milion lek te ardhura ne vit do paguaj 10%
3. Oligarku Zamir mane fiton 999 milion(mund te jene e miliarda ne fakt) te ardhura ne vit paguan nga 30 - deri ne max 60% shtetit.

Spo permend ketu oligarket e kompanive te ndertimit sepse me dhemb koka pastaj lol

etj etj.
 
Mua mos me perfshini ne shembujt e rrogave ne Shqiperi sepse banoj ne Angli. Poashtu, jam i lumtur me £££ (jo me Lek) qe me paguan PS-ja, dhe me favore te tjera, per avokatine qe i bej... :p

Analiza e ndikimit te takses progresive ne terheqjen e investimeve te huaja duhet bere me e gjere. Duhet krahasuar niveli i takses ne rajon, por poashtu edhe rrogat e punetoreve ne rajon, kostot e lendes se pare ne rajon, resurset e tjera qe kane te bejn me sektor specifik, dhe keshtu me radhe.
 
Taksa 9% ose taksa e sheshte qe kerkon te sjelle Basha nuk eleminon evazionin fiskal qe bejne bizneset e medha apo t'vogla, perkundrazi do i pasuroje akoma me shume, e dime gjithe si funksionon, edhe 5% ta besh bizneset e medha do kerkojne menyra si perher ta shmangin si takse, por nje gje eshte e sigurte qe nqf se shteti me takse progresive duke perfshire dhe evazionin fiskal i ka taksuar X % biznesit te madh deri m'sot, neser me uljen e takses ne 9% dhe me evazionin fiskal te perfshire derdhjet ne buxhetin e shtetit nga taksat do jene shume here me te ulta, te cilat perkthehen me pak lek per investime publike, rritje pagash, pensione..etj se nvend tjeter ske ku i merr leket, ose do hysh borxh sic u futen per rrugen e kombit 500-600M eur me interes 13% qe paguhet sot e ksaj dite.

Mu sme duket ndonje levizje zgjuar, me shume e shof si joshje ndaj oligarkve per efekt elektoral duke kuptuar rendesine e votave qe sjellin oligarket dhe bizneset e medha.
 
Mua mos me perfshini ne shembujt e rrogave ne Shqiperi sepse banoj ne Angli. Poashtu, jam i lumtur me £££ (jo me Lek) qe me paguan PS-ja, dhe me favore te tjera, per avokatine qe i bej... :p

Analiza e ndikimit te takses progresive ne terheqjen e investimeve te huaja duhet bere me e gjere. Duhet krahasuar niveli i takses ne rajon, por poashtu edhe rrogat e punetoreve ne rajon, kostot e lendes se pare ne rajon, resurset e tjera qe kane te bejn me sektor specifik, dhe keshtu me radhe.
Kur te keni mundesine mqse keni lidhje me PSne (?) shpjegoja majmunit kryeminister ne Tirane qe nuk thith nga ekonomia, qe shikon taksen e Anglise 20% dhe taksen e Shqiperise 5% dhe thote: "Duhet ta ngreme, eshte shume e ulet." Ky eshte nje krahasim idiotesk qe tregon se sa pak ai edhe Marla kuptojne nga ekonomia.
Taksimi, sistemi fiskal, eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me FUQINE BLERESE te konsumatorit, dhe fuqia blerese e konsumatorit diktohet nga TE ARDHURAT e tij mujore apo vjetore. Qe do te thote, krahasimi eshte i pavend, pasi te ardhurat mesatare te nje familje shqiptare jane shume me te uleta se te ardhurat e atij anglezit (jo ju ?). Dhe ne fakt, ne raport me te ardhurat e tij mujore, shume kollaj ai 5% takse qe shqiptari paguan sa here qe pi kafe ne mengjes, eshte me e larte se 20% qe paguan anglezi. Anglezet me te ardhurat e tyre mund te perballojne 1000 kafe ne muaj, shqiptari @Darius mund te perballoje vetem 20 kafe ne muaj bazuar tek te ardhurat.
 
Nuk i shpjegoj asgje qe nuk i pelqen shefit. Ai me paguan, dhe une i bej avokatine. Jam militant i perbetuar. Une per te i dal plumbit para. ?

Une po terhiqem nga kjo bisede sepse eshte e nje natyre te atille qe kundershtari mund te manovroj sipas qejfit me nje qasje subjektive. Une, si poashtu edhe shteti anglez (qofshin te majtet apo te djathtet ne fuqi), mendoj se taksa progresive eshte me humaniste. Kundershtari pretendon se humanizmi qendron te taksa e sheshte, dhe te taksa e ulet per bizneset e medha, sepse ne ate menyre ndihmohet punesimi i klases punetore dhe klases se mesme. Jo me kote u pergjigja me sugjerimin se niveli i takses per biznesin e madh nuk eshte i vetmi faktor qe ndikon ne terheqjen e investimeve te huaja, dhe rrjedhimisht ne nivelin e punesimit.

Subjektivizmi i temes lejon qe neve te harxhojm shume kohe dhe energji ne nje bisede/debat pa rendesi sepse gjasat jane qe shumica e antareve/lexuesve do qendrojn ne llogoret e veta.
 
E kam veshtire ta pohoj, por ndajme te njejtin emerues, e kote ta zgjasim, por shume shpejt, me Bashen kryeminister, realiteti do te flase vete.
 
Cuditem me kete optimizmin tuaj se do behet kryeminister. Po sikur Prokuroria t'i hedhi prangat para zgjedhjeve per tradhetine kombetare te marreveshjes se detit?
 
Kur te keni mundesine mqse keni lidhje me PSne (?) shpjegoja majmunit kryeminister ne Tirane qe nuk thith nga ekonomia, qe shikon taksen e Anglise 20% dhe taksen e Shqiperise 5% dhe thote: "Duhet ta ngreme, eshte shume e ulet." Ky eshte nje krahasim idiotesk qe tregon se sa pak ai edhe Marla kuptojne nga ekonomia.
Taksimi, sistemi fiskal, eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me FUQINE BLERESE te konsumatorit, dhe fuqia blerese e konsumatorit diktohet nga TE ARDHURAT e tij mujore apo vjetore. Qe do te thote, krahasimi eshte i pavend, pasi te ardhurat mesatare te nje familje shqiptare jane shume me te uleta se te ardhurat e atij anglezit (jo ju ?). Dhe ne fakt, ne raport me te ardhurat e tij mujore, shume kollaj ai 5% takse qe shqiptari paguan sa here qe pi kafe ne mengjes, eshte me e larte se 20% qe paguan anglezi. Anglezet me te ardhurat e tyre mund te perballojne 1000 kafe ne muaj, shqiptari @Darius mund te perballoje vetem 20 kafe ne muaj bazuar tek te ardhurat.

Meqe jemi ke kafja, ne angli 1000 kafe nga £2 = £2000 ne muaj.
Ne Shqiperi 1000 kafe nga 70 lek = 70,000 lek qe i bie £500.

Rroga mesatare ne angli £2000.
Rroga mesatare ne shqiperi 55,000 lek sipas instat qe i bie £400.

Perfundimi eshte qe asnjera pale nuk i perballon dot 1000 kafe ne muaj lol

Mos bej matematike alla lulzim basha ?
 
Cuditem me kete optimizmin tuaj se do behet kryeminister. Po sikur Prokuroria t'i hedhi prangat para zgjedhjeve per tradhetine kombetare te marreveshjes se detit?
Seriozisht, vertet e beson kete ?!
 
Mua mos me perfshini ne shembujt e rrogave ne Shqiperi sepse banoj ne Angli. Poashtu, jam i lumtur me £££ (jo me Lek) qe me paguan PS-ja, dhe me favore te tjera, per avokatine qe i bej... :p

Analiza e ndikimit te takses progresive ne terheqjen e investimeve te huaja duhet bere me e gjere. Duhet krahasuar niveli i takses ne rajon, por poashtu edhe rrogat e punetoreve ne rajon, kostot e lendes se pare ne rajon, resurset e tjera qe kane te bejn me sektor specifik, dhe keshtu me radhe.
Po me ne bosat e europes cpaten xhanem ???????
 
Pra ti Marla po thua se: "po fitove me shume do te paguash me shume", por tregoja pak me qarte se si funksionon ky sistem sepse @Monique nuk e kupton.

@Monique qe fiton 10 leke do taksohet tek 5%, do sjelli ne shtepi vetem 9.5 leke.
@Tomka qe fiton 50 leke do te taksohet tek 10%, do sjelli ne shtepi vetem 45 leke.
@LeVoyageur qe fiton 100 leke do te taksohet tek 25%, do sjelli ne shtepi vetem 75 leke.
@Barnaba qe fiton 1000 leke do te taksohet tek 60%, do sjelli ne shtepi vetem 400 leke.
@Amara_La_Negra qe fiton 1500 leke do te taksohet tek 80%, do sjelli ne shtepi vetem 300 leke.

Dhe keto jane vetem ne nivelin e te ardhurave personale, qe te kuptohemi.

Cilat kane qene pasojat e takses progresive?

Pjesa derrmuese e qytetareve, qe jane punetore te thjeshte me te ardhura te pakta ose te mesme, kane paguar pak ose aspak ne taksa. Kurse ata qytetare si ti @Marla edhe une, qe kane hapur biznese, kemi paguar taksa per gjithe shoqerine. Ne qe kemi marre risqe, kemi investuar e hapur biznese te vogla, te mesme e te medha ne vend, ne pame ngritje taksash ne stratosfere pasi ne paguajme sot taksat e asaj pjeses tjeter qe nuk paguan me taksa.

Me vendosjen e takses progresive, ti edhe kryeministri yt, u thate investitoreve: Shkoni e investoni ne nje vend tjeter e jo ne Shqiperi pasi po investuat ketu, ne do t'iu taksojme sa te mundim!

Mire Kryeministri qe nuk merr vesh nga ekonomia, por si mund te jesh edhe ti i nje mendimi Marla?!

“Majmuni i Cirkut” qe kemi per Keyeminister kujton se te mirat e biznesit privat maten vetem "me te ardhurat qe derdhin ne tatime" si takse. Ajo eshte vetem nje kontribut i biznesit privat, por jo kontributi me i madh dhe me i rendesishem. Kontributi me i rendesishem eshte krijimi i vendeve te punesimit per njerezit ne ekonomi. Nuk eshte shteti qe krijon vende pune, eshte biznesi privat qe hap e puneson njerez, e i paguan keta njerez. Dhe shteti siç takson fitimin e biznesit, takson edhe rrogen qe ai biznes i paguan punetoreve te vete. Kur keto biznese private te mos kene para per te riinvestuar ne zgjerimin e aktivitetit te tyre dhe te hapjes se vendeve te reja pune, ose kur te zgjedhin te largohen nga Shqiperia (sikurse ka ndodhur) per nje shtet fiqnj me politika fiskale me te favorshme ndaj biznesit, ku do te perfundojne shqiptaret e punesuar ne keto vende? Ne asistence papunesie ne shtet ose sikurse po largohen nga Shqiperia.

Prandaj, sa me shpejt te largohet taksa progresive aq me mire eshte.
Edhe ihere profe se pa shkolle jemi ne
 
Kur te keni mundesine mqse keni lidhje me PSne (?) shpjegoja majmunit kryeminister ne Tirane qe nuk thith nga ekonomia, qe shikon taksen e Anglise 20% dhe taksen e Shqiperise 5% dhe thote: "Duhet ta ngreme, eshte shume e ulet." Ky eshte nje krahasim idiotesk qe tregon se sa pak ai edhe Marla kuptojne nga ekonomia.
Taksimi, sistemi fiskal, eshte i lidhur ne menyre te drejtperdrejte me FUQINE BLERESE te konsumatorit, dhe fuqia blerese e konsumatorit diktohet nga TE ARDHURAT e tij mujore apo vjetore. Qe do te thote, krahasimi eshte i pavend, pasi te ardhurat mesatare te nje familje shqiptare jane shume me te uleta se te ardhurat e atij anglezit (jo ju ?). Dhe ne fakt, ne raport me te ardhurat e tij mujore, shume kollaj ai 5% takse qe shqiptari paguan sa here qe pi kafe ne mengjes, eshte me e larte se 20% qe paguan anglezi. Anglezet me te ardhurat e tyre mund te perballojne 1000 kafe ne muaj, shqiptari @Darius mund te perballoje vetem 20 kafe ne muaj bazuar tek te ardhurat.

Cilen takse 20%? E di ti qe nje biznes ne Angli i paguan shtetit 60% dhe vetem 40% i fut ne xhep? Kurse nepunesi i paguan 40 shtetit dhe 60 i fut ne xhep. Vertet paguajne aq shume por ama nuk fusin doren ne xhep per sherbimet publike arsim mjekesi etj.
Dhe le te guxoje ai shtetas britanik te bleje 1 makine apo apartament se te vijne ke dera te trokasin e te pyesin ku i ke gjetur parate qe e bleve e nese nuk e justifikon dot ta sekuestron shteti. Ky pra eshte shtet se ka ligje e te fik deren po te kapi ne gabime.

Kjo eshte dhe arsyeja qe shqiptaret qe jetojne atje vijne dhe i investojne parate e padeklaruara ne shqiperi.

Ne Shqiperi sistemi fiskal eshte rrumpalle e vertete, ai qe ka miq e shoke shmang taksat sidomos oligarket dhe e ha biznezi i vogel qe ska miq e perkrahje politike. Mos flasim ketu per ekonomine informale korrupsionin inflacionin borxhin publik etj etj. Per mendimin tim mbas reformes ne drejtesi Rama duhet te merret me sistemin fiskal duke filluar nje vit 0 amnisti fiskale kur te fale te gjitha burimet e parave te padeklaruara nga viti 2021 e tutje.

E thene me thjeshte ndryshimi midis kapitalizmit dhe komunizmit/socializmit lol

Ne kapitalizem punon (mban me pare) biznesi/populli per shtetin
Ne komunizem punon(mban me pare) shteti per popullin
 
Seriozisht, vertet e beson kete ?!

Qe ka pasur tradheti kombetare? Po, ashtu besoj.

Urdhero, nje artikull i shkurter nga profesor Xhufi, i cili mendon te njejten gje:

Zv ministrja do ket qene e monizmit?
Oligark nuk të bën taksa si fillim.Oligark të bën tenderi e konçesioni.
Taksa sheshtë në dukje jep përshtypjwn sikur ndihmon të pasurit por në realitwt ndihmon sipërmarrësit në menyrë që kta të fundit të nxiten e të krjojnë vende pune.Ndërkoh taksa që Marla paska qejf dekurajon sipërmarrësin dhe sulmon të aftët.
 
Heret u kujtove per ket postim
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top