Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Takimet mund të rezultojnë me njohje të reja

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Pas kthimit nga New Yorku, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu është shprehur shumë optimist për rezultatet e këtyre takimeve, duke theksuar se ato mund të rezultojnë së shpejti me njohje të reja të Republikës së Kosovës nga disa shtete.

Në një konferencë shtypi mbajtur në ambientet e Aeroportit të Prishtinës, Presidenti Sejdiu theksoi se qëllimi themelor i vizitës ka qenë që të takojë udhëheqës dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës dhe posaçërisht të vendeve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Në këtë kuadër, Sejdiu tha se ka pasur edhe një mundësi të veçantë që të ketë një pritje te presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, siç është praktikë e presidentëve të SHBA-ve që të presin personalitet pjesëmarrëse gjatë kohës së Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Unë edhe një herë i përcolla falënderimet tona për mbështetjen që SHBA i kanë dhënë vazhdimisht Kosovës dhe natyrisht përkushtimin e tyre të ritheksuar që do të vazhdojnë me mbështetje pa kurrfarë hezitimi”, tha Sejdiu.

Duke folur për takimet me zyrtarët e lartë të SHBA-ve, Presidenti Sejdiu ka përkujtuar takimin me këshilltarin e Sigurisë Nacionale, Gjeneralin Jones, zëvendëssekretarin e shtetit, Philip Gordon, po ashtu ndihmëszëvendëssekretarin e Shtetit, Stuart Jones, dy miqtë e angazhuar për Kosovës më parë në funksione të rëndësishme si dhe tash, Daniel Frih dhe Rosemari Di Karlo, por edhe personalitet të tjera të rëndësishme të Stejt Departamentit.

Presidenti Sejdiu përmendi edhe takimet e tjera që ka realizuar gjatë qëndrimit njëjavor në New York. Në këtë kuadër ai ka veçuar takimin jashtëzakonisht përmbajtjesor me kryeministrin e Mbretërisë Spanjolle, Zapatero. Presidenti Sejdiu ka përmendur takimet me emirin e Katarit, dhe shpreson se shteti i tij do të lëvizë shpejt me njohje duke iu bashkangjitur vendeve te tjera anëtare të Konferencës Islamike

Sejdiu ka pasur takim bilateral me presidentin e Malavit, shtet nga i cili pret njohje të shpejtë duke shtuar se paralajmërim për njohje të Republikës së Kosovës ka marrë edhe nga kryeministri i Tuvalës.

Presidenti i Kosovës ka përmendur edhe takimet tjera, si me presidentin e Letonisë, me presidentin e Kroacisë, kryeministrin e Turqisë, presidentin e Nepalit, Grënadës, Xhamajkës, presidentin e Sudanit, kryeministrin e Bangladeshit, ministrin e Jashtëm të Pakistanit, presidentin e Maqedonisë, kryeministrin e Malit të Zi, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, dhe shumë zyrtarë të vendeve të tjera

Duke folur për reagimet e Serbisë lidhur me vizitën dhe takimet e Presidentit Sejdiu me ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, në OKB, presidenti Sejdiu theksoi se përgjigjja më e mirë këtyre reagimeve kanë qenë takimet e shumta që ata kanë zhvilluar gjatë kësaj kohe.

“Ne u përgjigjen me takime të shumta, kishim dhe një falënderim për vendet që mbështesin Kosovë. Nuk ua vëmë veshin protestave që Serbia i bën, sepse janë irracionale tërësisht. Unë mendoj se edhe për Serbinë vetë do të ishte më mirë që sa më herët të kthehen në racionalitet dhe të jetojnë me frymën evropiane. Absolutisht ne nuk kemi dashur të biem në zënkat e tyre që janë paraqitur të formave të ndryshme, pra edhe kërkesa që të përjashtohemi, të mos na lejohet mundësia që të hyjmë në ndërtesën e OKB-së dhe çështje të tjera të ngjashme. Ne do të vazhdojmë punën”, theksoi Presidenti Sejdiu. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back