Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Taekwondo shpall kampionët e Shqipërisë

taikerndo-300x168.jpg
Federata Shqiptare Taekwondo World zhvilloi në sallën sportive “Farie Hoti” në Tiranë kampionatin e 17-të kombëtar. I organizuar për të katër grupmoshat, përkatësisht të rritur, të rinj, paratërinj dhe fëmijë, të ndara sipas kategorive në këtë aktivitet, morën pjesë 108 sportistë, nga të cilët 28 ishin femra. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Arben Markaj, risia e këtij kampionati ishte zhvillimi i ndeshjeve në dy fusha luftimi, ndryshe nga eksperienca e mëparshme dhe gjykimi me sistem elektronik pikëzimi, kusht ky i vendosur nga Federata Botërore Taekwondo. Pjesë e kombëtarit ishin: Sun Ray me trajner Mjeshtër 2, Dan Ismail Kryemadhi; Tirana me trajnere Mjeshtër 3, Dan Arjola Kasaj; Top Gym Sport me trajner Mjeshtrin 3, Dan Leonidha Kapri; Elbasani me trajner Ligor Shaka; Muay Thai me trajner Mjeshtër 2, Dan Elvis Bejko; Besëlidhja me trajner Mjeshtër 3, Dan Martin Marku; Qendra Taekwondo me trajner Mjeshtër 3, Dan Endit Hoxha; Shqiponjat me trajner Mjeshtër 1, Dan Urim Cera; Kamza me trajner Mjeshtër 1, Dan Paqësor Kaziu; Oaz me trajnere Rovena Markaj; Vllaznia me trajner Mjeshtër 2, Dan Eljon Puka; Qytet Studenti me trajner Mjeshtër 3, Dan Xhevair Hysa dhe Vlora me trajner Mjeshtër 2, Dan Ermal Simoni. Aktiviteti u çel me ceremoninë e hapjes dhe ekzekutimin e himnit kombëtar ku të gjitha ekipet pjesëmarrëse u rreshtuan në tapet. Ndërkohë konkurrimi filloi me kategorinë Fëmijë A dhe B (mosha 6-10 vjeç) ku ekipi Top Gym Sport fitoi titullin kampion dhe kategorinë paratërinj (mosha 10-14 vjeç) ku kampione u shpall Tirana. Në kategorinë paratërinj sportisti më i mirë teknik u shpall Marjo Noka i Tiranës. Për të rinj (mosha 14-17 vjeç) kampion u shpall Tirana dhe sportisti më i mirë teknik u zgjodh Egers Aliu, ndërsa për të rritur (mosha 17-35 vjeç) titulli u fitua po nga Top Gym Sport. Sportisti më i mirë teknik në këtë kategori u zgjodh Marsel Peti i Sun Rayt. Sekretari Markaj theksoi se ky aktivitet u bë i mundur nga financimi individual i presidentit Genti Malko dhe trajnerëve të ekipeve pjesëmarrëse.
FITUESIT
Tث RINJ
Adien Bajrami (Tirana) -51 kg
Lutmir Kadilli (Tirana) -55 kg
Egers Aliu (Tirana) -59 kg
Kaltrin Hasa (Sun Ray) -63 kg
Arsid Loshi (Tirana) -68 kg
Gani Graceni (Elbasani) -73 kg
Marisol Bardhi (Sun Ray) +78 kg
Tث REJA
Megi Dervishi (Elbasani) -42 kg
Ada Demneri (Top Gym Sport) -44 kg
Kriseta Shehaj (Qendra Taekwondo) -46 kg
Deana Haxhiraj (Top Gym Sport) -49 kg
Arianita Nezha (Besëlidhja) -52 kg
Fabjola Brahja (Tirana) -63 kg
Antonia Gogu (Qendra Taekwondo) +68 kg
Tث RRITUR
Ardit Ndou (Muay Thai) -54 kg
Ergi Lika (Tirana) -58 kg
Klint Azuni (Top Gym Sport) -63 kg
Xhersi Kurti (Top Gym Sport) – 68kg
Marsel Peti (Sun Ray) -74 kg
Elvin Halilaj (Top Gym Sport) -80 kg
Elion Puka (Vllaznia) -87 kg
Bledi Ceka (Qendra Taekwondo) +87 kg
/p.sport
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back