Tableti më i hollë me Android

eGo0sTyle

System Engineer
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kompania relativisht e panjohur OGT Mobile u është bashkangjitur prodhuesve të tabletëve me Android. Ata pohojnë se pikërisht modeli i tyre është tableti më i hollë i këtij lloji.

Bëhet fjalë për pajisjen trashësia e të cilit është shtat milimetra. Pesha e tij është 550 gram, e ka një dëndësi të ekranit prej 188 ppi (në Xoom dendësia është 152 ppi, e në iPad 132 ppi). Do të jetë në dispozicion në realizimet me 16 dhe 32 GB memorie, sllotin për kartën e memories micro SD, dhe me procesorin 1GHz. Kamera e prapme ka rezolucionin prej 5 megapiksel, ndërsa ajo e përparme prej 3.

Tableti do të jetë në dispozicion në versionin me Wi-Fi dhe në atë me 3G. Shitja nis gjatë verës.
 
Back
Top