Love
βeℓℓe â๓e
Nga: Emanuela Sako
Syzet prej kauçuku që përdoren rëndom gjatë sezonit të verës janë të dëmshme për shikimin dhe shkaktojnë probleme në shikim, por dhe alergji. Mbajtja e syzeve gjatë sezonit veror, në radhe të parë është një domosdoshmëri dhe pastaj është një tendencë. Kjo e fundit, për faktin se të gjithë i kushtojnë shumë rëndësi stilit.
Forma, ngjyra, elementët shtesë dhe firma që i përkasin janë detajet më të rëndësishme se sa domosdoshmëria për të mbrojtur sytë. Të gjithë synojnë të blejnë markat e njohura edhe nëse ato nuk kanë cilësinë e markave që u përkasin. shpeshherë kemi dëgjuar t’i themi njëri-tjetrit: “Firmato i ke syzet”, por në pjesën më të madhe të rasteve marrim përgjigje negative.
Kostoja
Kostoja e lartë e tyre, çon në pamundësinë për t’i blerë. E njëjta gjë ndodh edhe me syzet optike që tregtohen rëndom nëpër rrugë me një çmim tepër të ulët. Kjo çon në shfaqjen e problemeve tek sytë, që herë janë të dukshme dhe herë të padukshme. Mirëpo, të gjithë mendojnë të duken bukur ose ata që kanë probleme me numrin, u duket se syzet optike të blera në rrugë u lehtësojnë shikimin. Ndërsa mjekët rekomandojnë që të heqin dorë nga blerjet në rrugë, apo dyqane, të syzeve që nuk kanë asnjë vlerë pozitive.
Tregtimi në rrugë
Me ardhjen e stinës së verës syzet optike që tregtohen në çdo cep të qytetit të Tiranës, nuk kanë xhama organikë dhe si rezultat sjellin pasoja tek ata persona që janë pacientë ose tek ata që i blejnë për të qenë në modë (ose siç duan të shprehen të rinjtë ‘on fashion’). Pasojat më të mëdha shfaqen te fëmijët. Mjekët bëjnë të ditur se moshat shkollore, që kanë lindur me anomali, ndikojnë keq për fëmijën prandaj për ta duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë duhet të përdorin për sytë. Të moshuarit janë blerësit më të mëdhenj të syzeve optike, ndërsa të rinjtë janë blerësit më të mëdhenj të syzeve të diellit që tregtohen në trotuare. Në një vëzhgim në rrugët kryesore të Tiranës, duket qartë se syzet zënë një vend kryesor në uzurpimin e trotuareve kryesore. Në ato vende, ku numri i të rinjve që qarkullojnë në çdo minutë është tepër i lartë. Tregtarët kanë zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë për të ‘kapur’ klientelën më të lartë. Syzet që tregtohen në rrugë varijojnë në çmime nga 500 deri në 1500 lekë. اka bën që ato të jenë të preferuara nga zori.
Mjekja Nora Burda: “Syzet e rrugës nuk mbrojnë nga dielli”
Dielli i fortë dëmton shikimin, dhe nxjerr rrudha anash syve. Por, kjo nuk do të thotë që qytetarët të blejnë syze dielli në rrugë, të cilat përveçse nuk mbrojnë nga dielli kanë efekt negativ që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shikim. Për qytetarët, kjo këshillë pothuajse nuk vlen fare dhe vazhdojnë që të bëjnë blerje të tilla në rrugë. Ndërsa më problematikë janë ata që qytetarë që blejnë syze të ashtuquajtura optike nëpër rrugë. Shumica e tyre janë moshë e madhe, por nuk përjashtohen edhe rastet kur prindërit blejnë për fëmijët. Nora Burda, mjeke okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr. 2, shprehet se pjesa më e madhe e pacientëve që përdorin syze optike të blera në rrugë nuk i marrin në bazë të recetës së mjekut specialist, por thjesht marrin një gazetë për të provuar leximin dhe provojnë syze të ndryshme duke zgjedhur numrin që iu përshtatet sadopak. Ajo këshillon mospërdorimin e syzeve pa recetë dhe ato të blera nëpër rrugë, të cilat nuk kanë asnjë filtër mbrojtës.
A janë të dëmshme syzet optike dhe të diellit që tregtohen nëpër rrugë?
Syzet optike dhe ato të diellit janë të dëmshme për përdorim nga njerëzit, të cilët i përdorin. Cilësia e tyre është tepër e dobët, duke iu referuar kualitetit të pamjes që përfiton pacienti. Pra, janë produkt konsumi që nuk ofrojnë një pamje të qartë dhe të saktë për vetë faktin se pjesa më e madhe e pacientëve që përdorin syze optike të blera në rrugë nuk i marrin në bazë të recetës së mjekut specialist, por thjesht marrin një gazetë dhe provojnë syze të ndryshme duke zgjedhur numrin që iu përshtatet sadopak. Gjithashtu, syzet e diellit nuk janë të përshtatshme për të siguruar mbrojtjen nga rrezet UVA të diellit sepse janë thjeshtë xhama plastikë me ngjyrë dhe pa filtra mbrojtës.
Pse janë të dëmshme?
Normalisht funksioni i syzeve të diellit është mbrojtja ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, gjë që realizohet nëpërmjet xhamave specifikë të pajisur me kolorim variabël dhe filtra mbrojtëse nga 15 UVA deri 40 UVA. Në varësi të ndjeshmërisë specifike të çdo personi ndaj rrezeve të diellit zgjedhja e këtyre dy parametrave është tepër personale, por rekomandohen syzet e diellit me ngjyrim sa më të errët e faktor mbrojtës UVA sa më të lartë, sidomos në stinën e verës. Janë të dëmshme sepse xhamat që sigurojnë cilësinë dhe komoditetin e pamjes nuk janë të testuara klinikisht dhe pa trajtimet specifike, pastërtinë e filtrave mbrojtëse që normalisht një xham optik me numër korrigjues duhet të ketë. Duhet pasur parasysh që numrat korrigjues janë të përzier ndonjëherë sferë dhe cilindër, ose vetëm sferë ose vetëm cilindër me aks, me indeks hollimi, me ngjyrim të cilësive të ndryshme .
Znj, Burda, a rrezikojnë shikimin syzet e blera në rrugë?
Syzet që shiten në rrugë janë vetëm sferë dhe deri në një numër të caktuar dhe nuk kanë asnjë nga veçoritë e mësipërme që përshkrova. Këto syze merren shpesh pa kontrrollin e mjekut specialist dhe pa recetë, si rrjedhojë pacienti nuk merr numrin që realisht ka nevojë dhe kjo ndikon në pamjën e tij. Nuk mund të them që dobësohet shikimi, por nuk janë cilësore dhe nuk i sigurojnë pacientit komfortin maksimal dhe japin efekte anësore si, psh: turbullim të pamjes, dhimbje koke, marrje mendsh etj .
Si përfundim, nëse mundësitë ekonomike nuk janë, atëherë është më mirë që t'i mbajnë syzet (qoftë optike dhe të diellit), apo të mos i mbajnë fare sepse janë më të dëmshme se dielli apo televizori?
Sigurisht që syzet e diellit apo ato optike, përveç funksionit mbrojtës dhe korrigjues janë aksesorë të rëndësishëm sidomos për femrat. Do rekomandoja më mirë të përdoren një palë syze dielli apo optike të rekomanduara me recetën e mjekut dhe të blera në dyqanet përkatëse sesa disa palë të blera në rrugë. Koha e përdorimit të syzeve të blera në rrugë mundësisht të jetë sa më e kufizuar. Por, kjo është opsionale dhe çdokush i referohet mundësive ekonomike që ka. Për pacientët që nuk kanë mundësi ekonomike të sigurojnë syze optike apo syze dielli cilësore, do rekomandoja që t’i përdornin për një afat kohor sa më të shkurtër që të ishte e mundur.
Ilda Capoku: “Syzet, i ndërroj modelet dhe ngjyrat për kombinim”
Syzet e diellit janë një mënyrë e mirë për të pasur një pamje sa më interesante, kundrejt modeleve të fundit të verës, si për ngjyrat ashtu dhe për modelet e ndryshme të syzeve. Ilda Capoku, është përdoruese e syzeve të thjeshta. Ajo shpjegon se kjo bëhet për faktin se syzet e diellit mbajnë etiketime të firmave të mëdha të modës botërore, të cilat është e vështirë të blihen për shkak të çmimit të lartë që kanë. Kjo është kthyer në një tendencë për të gjithë të rinjtë shqiptar. Përgjithësisht, janë femrat ato që dominojnë në mbajtjen e syzeve të diellit, duke përdorur larmi modelesh dhe ngjyrash në bazë të veshjes ditore që ato bëjnë. Kështu, nëse je veshur me të bardha, atëherë edhe skeleti i syzeve është i bardhë. Për më tepër që ngjyra e bardhë e syzeve dominon gjithandej në verë. Ndërsa vendin e parë në përdorim e zënë syzet e zeza dhe kafe, të cilat janë dy ngjyra që kombinimi dhe përshtatja me tiparet është më i thjeshtë.
Ilda, mund të na shpjegosh se çfarë syzesh përdor?
Unë përdor syze dielli në ngjyra dhe firma të ndryshme. Këtë e bëj sepse dua të përshtatem sa më bukur me veshjen apo me look-un e ditës.
Sa palë syze ke që i ndërron?
Mund të them se kam rreth 5 palë syze të ngjyrave dhe firmave të ndryshme. Përgjithësisht i zgjedh që të duken sa më fine. Domethënë, të mos duken aq të rëndomta edhe pse janë të thjeshta. Kam disa vite që bëj të njëjtën gjë dhe mund të them se shoqërisë sime iu duken gjithmonë një vajzë që kujdeset për veten dhe pamjen e saj të jashtme.
Cilat janë ngjyrat që përdor më shumë?
Syzet që kam aktualisht janë ngjyrë e zezë, kafe, e kuqe, e bardhe dhe syze me skelet lejla. Këto janë dhe ngjyrat që përdor zakonisht në veshjet e përditshme.
Ke dëgjuar që syzet pa filtra mbrojtës janë problematike për shikim?
Po kam dëgjuar. Por nuk e kam marrë asnjëherë seriozisht këtë gjë. Nuk është se unë jam e varur ndaj syzeve në çdo moment, por thjesht i mbaj kur dal në rrugë, ndërsa kur ulem në lokal i heq.
Përse nuk ke blerë një palë syze me filtra mbrojtës nga rrezet e diellit, në mënyrë që të ruash shikimin?
Sigurisht që për arsye ekonomike. I kam blerë një palë të tilla, të zeza. Por, nuk mund të ble disa palë, sepse janë shumë të shtrenjta. Duhet menduar që jo të gjithë njerëzit i kanë mundësitë ekonomike për t’i blerë. Me këtë rast, i ruaj dhe syzet firmato nga gërvishtjet apo konsumimi që mund t’u bëhet. Ndërkohë që edhe veshja që bëj, dëshiroj të duket sa më tërheqëse.