Syrin e humbur në aksident e ndërroi me ueb-kamerë....

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Tanya Vlach, artistja e popullarizuar nga San Francisco, përjetoi një aksident të tmerrshëm trafiku në të cilin humbi njërin sy. Pas fatkeqësisë ishte e zhgënjyer dhe nuk dinte si ta vazhdonte karrierën e saj në artet vizuale. Pasi mendoi mirë e mirë, e kuptoi se syri artificial mund të jetë inspirim i madh, shkruan Daily Mail.
Tanyas i lindi ideja që në vend të syrit artificial të vendosë një ueb-kamerë e cila do të ketë senzorë të cilët do të reagojnë në qepalla, duke i mundësuar kamerës të bëjë fotografi, zoom, fokus...
Bebëza e syrit do të ishte e ndjeshme në dritë ashtu si edhe syri i njeriut, ndërsa do të ketë edhe funksionin për gjeo-regjistrim dhe njohjen e fytyrave.
Por natyrisht një gjë e tillë kushton shtrenjtë. Kështu, Tanya po grumbullon para, ndërsa të interesuar për idenë e saj janë shumë shkencëtarë si dhe njerëz pa njërin ose të dy sytë.
Tanya planifikon ta publikojë një roman grafik, dokumentar eksperimental dhe ueb-serial, të gjitha me ndihmën e protezës së saj.

284519_259538667390895_141388129205950_1192290_7356409_n.jpg



Marr nga kuriozitete&enigma nga fb
 
Back
Top