Sykaltëroshet e Ushtrisë së Kosovës, të gatshme për t’i dalë zot atdheut

legjenda

Tetova
Janë dyqind e gjashtë femra që mbajnë të veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prej tyre ka me grada kolonele, nënkolonele, majore, kapitene, etj.

Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar votoi projektligjet për transofrmimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, përcjell “Bota sot”.

Me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri gjithashtu do të rritet edhe numri i pjesëtarëve të kësaj force.


Një gjë të tillë e ka konfirmuar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili ka bërë me dije se ushtria e Kosovës do t’i ketë 8 000 pjesëtarë, 5 000 pjesëtarë aktivë dhe 3 000 rezervë.

Ndërsa, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një fotografi ku shihen tri femra që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Janë dyqind e gjashtë femra që mbajnë të veshur uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Prej tyre ka me grada kolonele, nënkolonele, majore, kapitene, etj.

Image
Ndërsa, kujtojmë se me transformimin e FSK-së në Ushtri, uniformave të reja do t’u shtohet edhe një shkrim përmbi emblemë ku shkruan “Kosova”.fsk.jpghttps://www.kosovaime.tv
 

Attachments

  • fsk.jpg
    fsk.jpg
    54.9 KB · Shikime: 0
Qendro larg ktyre legjend se kto te thyeje brinjet 🙄
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 23.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 15.4%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.7%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 23.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 15.4%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 15.4%
Back
Top