Surrogacia, a duhet të ndalohet ligji? Gjikondi: Godet në thelb familjen dhe autoritetin prindëror

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Pak ditë më parë, juristja Brizida Gjikondi iu drejtua me një letër publike kryetares së parlamentit Lindita Nikolla për të ndaluar projektligjin e shumë diskutuar “Për shëndetin seksual dhe riprodhues”. E ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, juristja shpjegoi arsyet se pse është kundër këtij projektligji.

Sipas saj, ligji për nënat surrogate godet në thelb familjen shqiptare dhe autoritetin prindëror.

“Duke qenë edhe me formimin tim juridik, e pashë e edhe nga ana ligjore dhe humane se jam edhe vetë nënë. Nga ana humane, është ligj i rëndësishëm që prek të gjithë popullatën shqiptare, jo vetëm madhorët por edhe të miturit. Mendoj se ligje kaq të rëndësishme që modifikojnë dhe duket sikur ndryshojnë totalisht të drejtat e individit. Ky lloj ligji nuk mund të ndalë mbi kushtetutën e shtetit shqiptar, kupton që ka probleme të mëdha sidomos: E para, shtrihet mbi të gjithën, njerëzit me shtetësi pa shtetësi, edhe të huajt që vijnë këtu.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://youtu.be/UECNnWgnwL0?si=RsdEKByaKIyt6atF

Shqipëria mund të bëhet me këtë lloj ligji, që tek neni i parë, ti e bën Shqipërinë një parajsë të zymtë sidomos për nënat surrogate. Në totalin e tij, ky ligj godet në thelb familjen shqiptare, autoritetin prindëror, por edhe gjithë strukturën ligjore ku ngrihen të drejtat e familjes. Në kushtetutë thuhet se familja ka mbrojtje të posaçme nga shteti. E quaj dështim të shtetit ndaj dështimit. Sepse një shtet nuk merr asnjëherë masa kur i ka plasur bomba por i paraprin situatave të tilla.”, tha Gjikondi./abcnews.al
 
Ca teme ke hap o Sol .... kto jane mjegull qe mileti mos ta kete mendjen ke skandalet.
 
Ca teme ke hap o Sol .... kto jane mjegull qe mileti mos ta kete mendjen ke skandalet.
Në fakt janë tema që duhen diskutuar.
Cdo ditë e më tepër po shohim se institucioni i familjes është ai që po sulmohet më tepër.
Po përdoret cdo lloj mënyre për ta bërë këtë,duke madje deri tek institucionet arsimore,duke e rrënjosur që në vogëli
 
per aktivitet :) plus ngaqe ngelem vec te tema gra-burra-terhjeqje 😄
Jo jo shume mire bere .... po eshte teme qe duhet pare ne shume plane dhe kerkon njefare ekspertize. Dhe ate se kemi ketu lool
 
Në fakt janë tema që duhen diskutuar.
Cdo ditë e më tepër po shohim se institucioni i familjes është ai që po sulmohet më tepër.
Po përdoret cdo lloj mënyre për ta bërë këtë,duke madje deri tek institucionet arsimore,duke e rrënjosur që në vogëli
Si shpetojme dot globalizmit dhe rrymave qe e drejtojne ate. Duhet te perpiqemi secili ne ate te voglen e vet qe te kaloje me sa me pak deme.
 
Jo jo shume mire bere .... po eshte teme qe duhet pare ne shume plane dhe kerkon njefare ekspertize. Dhe ate se kemi ketu lool
Po gjithkush mund te thote mendimin e tij me aq ekspertize sa ka :)
 
@NoMaD the floor is yours 😁
 
@NoMaD the floor is yours 😁
Une parimisht nuk jam kundra surrogacise.
Me ca kam lexuar per kte draftin qe kane pergatitur keto besoj se ka disa mangesi.
Ne gjykimin tim duhet te jete pa pagese dhe vetem per rezidentet ne vendin tone.
 
Une parimisht jam kundra surrogacise.
Akoma me shume kundra nese eshte me pagese.
 
Une parimisht jam kundra surrogacise.
Akoma me shume kundra nese eshte me pagese.
Eshte praktike shume prezente prej vitesh ne vendin tone. Besoj se me nje kornize ligjore te miremenduar nuk eshte kaq gogol. Do thuash ti sa siguri kemi ke zbatimi ligjeve ktu .... ehhh.
 
Eshte praktike shume prezente prej vitesh ne vendin tone. Besoj se me nje kornize ligjore te miremenduar nuk eshte kaq gogol. Do thuash ti sa siguri kemi ke zbatimi ligjeve ktu .... ehhh.
Jo prej vitesh, eshte praktike historike :) Por, une serish jam kundra. Ke nevoje per femije? shko e adopto nje, Por me deshire nje nene te rrise 1 femije per ty duke heq dore nga memesia e saj? Noo way...
 
Kur mendon sa femije jane falur brenda familjes/fisit .... surrogacia duket lule.
 
Kur mendon sa femije jane falur brenda familjes/fisit .... surrogacia duket lule.
po e di more. ndaj thash historike. po ca ndryshimi ka, falja dhe surrogacia.
 
Jam totalisht kundra,sepse i bejne me pages.
Nuk eshte koncept i mire shit- blerja njerzore.
 
Une mendoj qe duhet te lejohet.Kjo Brisida e ka kollaj qe e kundershton se qenka nene,po le te pyese njehere ato mijera cifte qe hiqen zvarre e mundohen te behen prinder,se si ndihen kur deshtojne e deshtojne,me nje jete plot ankth dhe rrenim shpirteror,qe s'merr kurrfare kuptimi pa trashegimtare.
 
Mos lent Zoti njeri pa femi e me pak femrat pa u bere nena ...

Une nuk e di cdo kisha ber nese nuk do kisha femije ....

.eshte tejet e dhimbshme.
 
Nëse bëhet tregti eshte krim.
Por dhe nga ato që na kan treguar gjyshet, gjithmon ka pas ekzistuar Surrogacia, mes te afermërve, ne fshat me teper per gra që nuk mundeshin me pas femij nga familje që kishin më shum dhe ndoshta ekonomikisht nuk kishin mundesi ti rritnin.
Derisa keto gjera behen me humanizem, dhëmbshuri per jeten eshte veprim qe ska çmim por ndjenje te madhe dashurie, njerëzore.
 
Derisa keto gjera behen me humanizem, dhbshuei per jeten eshte veprim qe ska çmim por ndjenje te madhe dashurie, njerëzore.
Po normal qe do behet dhe tregti.Po hallall dhe atyre ne rast se ne krahun tjeter permbushen endrrat e gjithe atyre vajzave qe permendem,per t'u bere nëna.
 
Nëse bëhet tregti eshte krim.
Por dhe nga ato që na kan treguar gjyshet, gjithmon ka pas ekzistuar Surrogacia, mes te afermërve, ne fshat me teper per gra që nuk mundeshin me pas femij nga familje që kishin më shum dhe ndoshta ekonomikisht nuk kishin mundesi ti rritnin.
Derisa keto gjera behen me humanizem, dhëmbshuri per jeten eshte veprim qe ska çmim por ndjenje te madhe dashurie, njerëzore.
Po tregeti eshte dhe kur vene e bejne IVF!
So I don’t see it as a big deal! Ka cifte qe duan te behen prind dhe ka femra qe kane nevoje per para!
Win-win
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top