
Shqiptarët në Franc do hapin flamurin gjigand, që do futet në rekordin “Gines”
Nuk ka si të mungojë flamuri Shqiptar në kampionatin Europian, por ky flamur është akoma më i veçant.
Behet fjalë për flamurin më të madhë te hapur ndonjëher në botë, gati 3 herë më i madhë se ai që u hapë ne vitin 2005 në Qemal Stafa në ndeshjen ndajë Ukrainës, ky flamur do të futet dhe në rekordin “Gines”.
Flamuri Gjigand do të hapet në qytetin e Marsej po në ditën që Kombëtarja Shqiptare do përballet me “gjelat” e Francës, 15 qershorë.
Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona.
Ideja e Rinor Sllovës nga Dibra e madhe, ka gjetur mjaftë perkrahje nga individit të ndryshem si dhe nga tifo grupi shqiptar “Tifozat kuq e zi” që në menyre vullnetare po punojnë në realizimin e projektit.
Permasa e Flamurit do jetë plot 10500m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjërë
Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.