Supersfida që në start, ja si pritet të rreshtohen Teuta dhe Partizani

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Partizani ka kryer dje seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës kundër Teutës, që është premiera e Kategorisë Superiore për këtë sezon të ri. “Demat e kuq” kanë afruar plot 18 futbollistë në këtë merkato vere, mes tyre dhe Esat Mala që u rikthye si i huazuar, dhe mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe. Megjithatë, të dy këta lojtarë nuk do të jenë gati për sfidën e parë kundër Teutës.Partizani-0-0-Teuta.jpg
Në seancën e fundit stërvitore, fokusi më i madh ishte në goditjet standarde dhe përgatitjen taktike të ndeshjes. Seanca startoi në orën 17:30 në kompleksin stërvitor “Football Republic” dhe zgjati vetëm një orë. Menjëherë pas stërvitjes, të kuqtë kanë nisur grumbullimin në kryeqytet, për t’u nisur ditën e sotme drejt Elbasanit, aty ku do të luhet dhe ndeshja në orën 19:45.

FORMACIONI – Alban Hoxha do të jetë titullar në portën e Partizanit. Në mbrojtje, priten Gligorov nga e djathta e Musta nga e majta, ndërsa në qendër Damçevski dhe zv.kapiteni Egzon Belica. Në mesfushë, pritet të rreshtohet treshja Marku-MuratajRrapaj, që kanë luajtur rregullisht edhe në ndeshjet e Europës. Sulmi pritet të përbëhet nga Zhunior, Cara e Kardozo.

Ndërsa Teuta e cila mban fronin e kampiones në fuqi të Shqipërisë, pas largimeve me peshë si Dejvi Bregu, Renato Arapi i cili la dhe futbollin e luajtur dhe aktualisht mban postin e drejtorit të sportiv të durrsakëve, Rustem Hoxhës, Blerim Krasniqit, Stivi Frashërit dhe Erando Karabecit, formacioni i mundshëm për skuadrën e Edi Martinit do të jetë me modulin e zakonshëm 4-2-3-1.

Qirko në portë, në krahun e djathtë, Todorovski, në qendër Selmani dhe Ivanoviç dhe në të majtë do të jetë Xhekson. Përpara mbrojtjes do të jenë Aleksi dhe Daja, ndërsa në repartin e avancuar do të jenë, Vila, Kallaku dhe Plaku në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Gjorgiev.PAR1.jpgTEU-1.jpg

Panoramasport.al
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top