SUPERLIGA E MAQEDONISË SË VERIUT/ Shkëndija triumfon në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës, Shkupi fiton minimalisht. Ja rezultatet

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Kanë përfunduar 5 sfidat e javës së 26 të Superligës së Maqedonisë së Veriut.SHKENDIJA.jpg

Shkëndija ka triumfuar me rezultatin 0-3 në derbin e shqiptarëve ndaj Renovës. Për skuadrën tetovare ka realizuar Ibraimi, Igor dhe Elezi. Me këtë sukses skuadra kuqezi shkon në +10 nga Shkupi i vendit të dytë.

Shkupi ka mposhtur minimalisht 0-1 në transfertë skuadrën Akademija Pandev, falë golit të Diak.

Struga ka fituar minimalisht 0-1 në transfertë skuadrën e Borec, me autor Mecinoviç.

Vardari është shkatërruar me rezultatin 6-0 ndaj Sileksit në transfertë, dhe këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga kategoria teksa renditet në vendin e parafundit nëë kuotën e 27 pikëve. Heroi i takimit ishte Gorgiev me një tripletë për Sileksin.

Makedonija ka fituar ndaj Belasicës në transfertë me rezultatin 0-2. Me këtë sukses, Makedonija renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve.

SFIDAT E PËRFUNDUARA TË SUPERLIGËS SË MAQEDONISË SË VERIUT –

RENOVA 0-3 SHKËNDIJA


Ibraimi 51′, Igor 75′, Elezi 90+1′

AKADEMIJA PANDEV 0-1 SHKUPI

Diak 78′

BOREC 0-1 STRUGA

Mecinoviç 48′

SILEKS 6-0 VARDAR

Mustafov 3′, Karçeski 15′, Ristov 53′, Gorgiev 62′, 71′, 83′

BELASICA 0-2 MAKEDONIJA

Da Silva 44′, Çarleston 84′

RENDITJA E SUPERLIGËS SË MAQEDONISË SË VERIUT –SUPERLIGA-E-MAQEDONISE-SE-VERIUT.png

PanoramaSport.AL
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top